Kush eshtë kush në Libi. Opozita dhe Lëvizjet Islame

27 February 2011 , Posted by artparadox at 4:59 AM


Lëvizjet më të forta opozitare në Libi, që shquhen për përbërjen e tyre të ndryshme fisnore janë Vëllazëria Muslimane si dhe Fronti Për Shpëtimin Kombëtar.

E shtune 26 Shkurt 2011 12:10
Libia është një vend i përbërë nga shumë fise dhe klane. Gati e tërë opozita e vendit jeton në ekzil. Grupet opozitare me 14 Shkurt 2011 publikuan një deklaratë ku kërkonin nga Gadafi të jepte dorëheqje. Këto janë grupet të cilat nënshkruan këtë deklaratë: Unioni për Demokraci dhe Drejtësi Shoqërore, Fronti për Shpëtimin Kombëtar, Unioni i Lëvizjes Islame Libiane, Konferenca e Opozitës Libiane, Lëvizja Mjaft, Komisioni Libian për të Vërteten dhe Drejtësinë si dhe Intelektualët dhe Shkrimtarët Libian.
Lëvizjet më të forta opozitare në Libi, që shquhen për përbërjen e tyre të ndryshme fisnore janë Vëllazëria Muslimane si dhe Fronti Për Shpëtimin Kombëtar.
Vëllazëria Muslimane Libiane
E themeluar në vitin 1979. Po ashtu si Vëllazëria Muslimane objektivi dhe qëllimi bazë i themelimit të grupit ishte parimi i “fesë Islame dhe shtetit Islam.” Pas vitit 1993 kjo lëvizje filloi të quhej Vëllazëria Muslimane Libiane.
Gjatë viteve të 70-ta dhe 80-ta për shkak të regjimit të rreptë dhe të pamëshirshëm të administratës së Gadafit, themeluesit e lëvizjes qëndruan tejet sekret.
Për një kohë Sheiku Muhamed bin Gali përfaqësonte lëvizjen në takime. Muhamed el Hifsi po ashtu ka raste kur përmendet për lidhjet e tij me lëvizjen.
Gjatë një interviste të viteve të 90-ta Rashid el Muntasar përmendet si personi përgjegjës për udhëheqjen e lëvizjes në Libi. Po ashtu edhe Abdullah Abu Sin përmendet një kohë si udhëheqësi i saj. Thuhet se këta ishin personat që kanë administruar me lëvizjen në periudha të ndryshme për dekada të tëra.
Vëllazëria Muslimane Libiane e shef Libinë si një pjese të pandashme të botës Islame, ndërsa administratën e Gadafit si një regjim që lufton kundër Islamit, që kufizon liritë dhe që shtyp popullin.
Vëllazëria pohon se parandalimi i themelimit të partive politike dhe aktiviteteve politike nga administrata e Gadafit si dhe kontrolli i rreptë i tyre ndaj gjykatave, sindikatave dhe të gjitha organizatave shoqërore janë në kundërshtim me të drejtat e njeriut.
Fronti për Shpëtim Kombëtar
E themeluar në vitin1981 nga opozita e administratës Gadafiane. Kjo ka për qëllim përmbysjen e Gadafit dhe krijimin e një sistemi kushtetues dhe demokratik. Qëllimet janë të ndara në ato para dhe pas rrëzimit të Gadafit.
A. Qëllimi i tanishëm
Qëllimi i tyre është përmbysja e administratës Gadafiane. Në mënyrë që të arrihet kjo është e nevojshme përgatitja e një plani të përbashkët të luftës duke u bashkuar të gjitha lëvizjet kombëtare brenda dhe jashtë vendit dhe për të përdorur të gjitha metodat e ligjshme.
B. Pas Gadafit.
1. Pas përfundimit të administratës Gadafi, të themelohet asambleja e ministrave dhe qeveria e përkohshme me kusht që mandati i tyre mos të kalojë një vit.
2. Pas themelimit të asamblesë së ministrave dhe qeverisë së përkohshme, mbajtja e zgjedhjeve të përgjithshme brenda gjashtë muajve të parë.
3. Emërimi i kryetarit të shtetit në përputhje me kushtetutën e re, e cila do të pranohej me anë të një referendumi.
4. Me qëllim të parandalimit të autoritetit që të mblidhet në një vend, ajo do të shpërndahet në mesin e institucioneve të ndryshme shtetërore, sipas parimit të ndarjes së pushteteve.
5. Mbrojtja e shenjtërisë së shtetit.
6. Paraqitja e burimeve të vendit në shërbim të popullit, vendeve fqinje, vendeve vëllazërore si dhe mbarë njerëzimit.
7. Ndryshimi i imazhit të keq të Libisë që u formua në arenën ndërkombëtare gjatë sundimit Gadafian. Zhvillimi i marrëdhënieve të mira brenda një kuadri të respektit të ndërsjellë me shtetet fqinje dhe ato botërore.
Lëvizja Xhihadiste
“Lëvizja e Dëshmorëve” dhe “Grupi Luftues Islam” janë prej lëvizjeve që janë të njohura në Libi.
Konfliktet në mes tyre dhe administratës Gadafiane nuk janë të pakta.
Këto shënohen që nga viti 1986 e deri në kohët e vonshme.
Në periudhat e mëvonshme administrata Gadafiane ndërmerrte sulme të shpeshta ndaj xhamive ku qëndronin anëtarët e këtyre lëvizjeve, e veçanërisht në Tripoli, dhe zakonisht këto sulme përfundonin me humbje në njerëz nga të dyja palët.
Me 15 Shkurt 2011 anëtarë të lëvizjes xhihadiste formuan grupin e ri të quajtur “Lëvizja Islame për Ndryshim në Libi” me qëllim të rrëzimit të qeverisë me mjete paqësore, dhe u deklaruan se janë të paarmatosur.
Nacionalistët, socialistët, liberalët...
“Lëvizja”, e cila përfshin anëtarë të lëvizjeve fetare dhe të anëtarëve të grupeve islame që ishin arrestuar më parë, i bëri thirrje popullit të Libisë të bashkohen me ta.
Po ashtu ekzistojnë partitë si ajo socialiste Baath, Hizb ut Tahrir al Islam, liberalët etj të cilat bëjnë aktivitete të ndryshme në vend. Por ashtu si në vende tjera arabe shumica dërrmuese e popullit nuk kanë lidhje me ndonjë parti politike. 

Latest News