Dy milion protestues në Kajro. Bie qeveria në Jordani

01 February 2011 , Posted by artparadox at 7:24 AM


“Efekti i Dominos” nuk po ndalet në vendet e Lindjes së Mesme. Mbreti i Jordanisë, Abdullah, ka shpërbërë sot qeverinë e vendit, pas protestave të opozitës, të udhëhequra nga Vëllezërit Musliman.
Mbreti Abdullah ka shkarkuar kryeministrin Samir Rifai ndërsa mandatin për ta formuar qeverinë e re ia ka besuar ish këshilltarit të tij ushtarak Maruf Baki.


 Numri i protestuesve, që janë duke kërkuar largimin e presidentit Mubarak, në sheshin Tahrir (Sheshi i Çlirimit) të Kajros por raportohet se ka kaluar shifrën mbi dy milion.
Edhe përkundër thirrjeve të qeverisë egjiptiane që të mos dilet në protesta si dhe të ndalimit të qarkullimit të transportit lokal dhe atë ndër-urban, populli egjiptian po vazhdon në masë të madhe ta mbush sheshin Tahrir dhe rrugët përreth. Protestuesit po pritet që të marshojnë drejtë shtëpisë së presidentit.
Forcat ushtarake ashtu edhe siç njoftuan dje, nuk janë duke përdorur forcë kundër protestuesve.
Edhe në protestën e organizuar në Aleksandri mediat e huaja janë duke njoftuar se numri i protestuesve ka kaluar mbi një milion.


Qindra mijëra protestues janë tubuar në sheshin Tahrir të Kajros në atë që kanë quajtur “Marshimi prej 1 milionësh”, për të protestuar kundër presidentit Hosni Mubarak.
Udhëheqësi i opozitës, Mohamed Elbaradei, i bëri thirrje Mubarakut të largohet nga vendi, në mënyrë që të shmangë gjakdredhjen.
Elbaradei theksoi nevojën e një dialogu gjithëpërfshirës për të diskutuar aranzhimet “pas ikjes së tij”.
Një marshim i madh është planifikuar edhe në Aleksandri, ndërsa protestat kanë hyrë në ditën e tetë të tyre.
Ka raporte që thonë se demonstratat nga mbështetësit e Mubarakut mund të çojnë në konfrontime të dhunshme.

Latest News