Tanket izraelite bastisin rripin e Gazës, një i vdekur

18 January 2011 , Posted by artparadox at 2:19 PM

Tanket izraelite kanë hyrë në veri të Rripit të Gazës, duke provokuar luftime që lanë të vdekur një palestinez dhe plagosën dy të tjerë.

E marte 18 Janar 2011 22:18
Agjencia e lajmeve AFP, raportoi se shtatë tanke kryen një inkursion në kufizuar në 200 metra në territorin palestinez të martën, duke shkaktuar luftime.
Raporte të tjera theksojnë se në bastisje kanë qenë të përfshirë dhe buldozerë e autoblinda.
Zëdhënësi i Hamasit, Adham Abu Salmiya, theksoi se 23-vjeçari Amjad al-Zaanein është vrarë nga tanket izraelite.
Burime palestineze theksuan se viktima kishte qenë duke mbledhur gurë për ti ricikluar në tulla kur u vu në shenjestër nga izraelitët./start/

Latest News