Me 25 tonelata bomba dhe raketa e zhdukën nga fytyra e tokës fshatin afgan

23 January 2011 , Posted by artparadox at 6:38 AM


El-Xhumah 18 Sefer 1432 / 21 01 2011alt
Njësiti ushtarak nen udhëheqjen amerikane në kuptimin e plotë e ka rrafshuar me tokë një fshat afgan në tetor në një luginë lumore të Kandaharit në rajonin Argandab, pasi që fshati është marrë prej anës së talibanëve. Është vështir të kuptosh se si i tërë një fshat i shndërruar në tym dhe hi hyn në strategjinë anti-rebele e cila gjoja çmon lojalitetin e banorëve lokal ndaj okupatorit mbi të gjitha.

Por ky është sinjali më i ri se gjenerali David Petreus, ikona në luftë kundër “rebelëve”, aplikon luftë frustuese me dozë të befasueshme të dhunës. Disa analist vetëm se kanë filluar të kenë frikë nga intensifikimi i konfliktit.

Paula Broadwelli, studente e diplomuar në akademinë ushtarake në West Point dhe biografe e gjeneralit David Patruesit, e përshkroi shkatërrimin e fshatit Tarok Kollaqe: “Asgjë nuk ka mbetur nga Tarok Kollaqe kur nenkoloneli David Fkynni, komandant i njësitit të përbashkët 1-320, solli vendimin të fatit në dorë në tetor.

Njerëzit e tij kanë qenë nen sulme të përhershme nga sulmet me bombë të cilat janë bërë në fshat. Pasi që talibanët e mbanin nen kontroll Tarok Kollaqen, njerëzit e Flynnoit kanë qenë të “tmerruar të kthehen në fusha të minave në mënyrë që të vazhdojnë pastrimin” kjo është dukur sikur të kthehen në vdekje të sigurt”.

alt

Pas dy sulmeve të pasuksesshme me qëllim të pastrimit të fshatit, gjë që ka rezultuar me humbjen e amerikanëve dhe ushtarëve afgan, përgjigjja e Flynnovit ishte që ta shkatërrojnë tërë fshatin.

Sulmet ajrore me avionët A-10 dhe B-1 u kombinuan me raketa hedhëse të forta dhe hodhën në fshat gati 25 tonelata eksploziv, gjë që nuk rezultoi me viktima të civilëve sipas shkrimeve të tyre.

Është vështir ta kuptosh se si Broadwelli apo njësiti i përbashkët mund të jenë aq të sigurt se rastësisht mos kanë mbytur ndonjë civil pasi që e nenshtruan Tarok Kollaqe me bombardim me gati 25 tonelata bombe dhe raketa?! Raketat Samer kanë rreze shpërthimi rreth 50 metra, ashtu që është mundësia e madhe që të goditen kalimtar pas çdo sulmi. / wired.com

Latest News