Izraeli shqetësohet për rritje të islamizmit në Tunizi pas largimit të Abidin Bin Ali

17 January 2011 , Posted by artparadox at 6:44 AM

Ngjarjet e fundit në Tunis trazirat në të cilët sollën largimin e kryetarit të Tunisit Zin el Abidin Ben Aliut nga vendi i tijë, nxitën shqetësime në mbarë rrethinën dhe më gjërë. Një nga më të shqetësuarat është (me siguri se e dini se për çka bëhet fjalë) qeveria Izraelite.

Ministri izraelit për Zhvillimin rajonal Silvan Shalom shprehu sot shqetësimin për rrezikun e favorizimit të një rritjeje të islamizmit në Tunizi pas rrëzimit të presidentit Zejnel Abidin Bin Ali.
"Komuniteti ndërkombëtar kishte preferuar të mbyllte sytë përpara shkeljeve të të drejtave të njeriut në kohën e regjimit të Zejnel Abidin Bin Ali. Sigurisht sot ekziston një shqetësim i madh për fuqizimin e lëvizjeve islamike të nxjerra jashtë ligjit", deklaroi në radion ushtarake Shalom, zëvendës i kryeministrit Benjamin Netanjahu.
Shalom, edhe vetë i lindur në Tunizi, kujtoi pritjen e shkëlqyer që i kishte rezervuar Ben Ali në nëntor 2005 gjatë një vizite në Tunizi, ku ai mori pjesë në një konferencë si shef i diplomacisë izraelite.
Të dy vendet kanë shkëmbyer në vitin 1994 "zyra interesi", aktiviteti i të cilave është bllokuar me iniciativën e Tunizit, në shenjë proteste kundër represionit të Intifadës palestineze. Megjithatë, Tunizia autorizon vizita të izraelitëve në vend.
Izraeli nuk dha asnjë reagim zyrtar pas rrëzimit të presidentit tunizian, i cili u largua nga vendi nën presionin e një manifestimi popullor të paprecedentë, ndërkohë që Lidhja Arabe dhe disa grupe islamike e përshëndetën kryengritjen e popullit të Tunizisë.
Krijimi i partive me baza fetare është i ndaluar me ligj në Tunizi dhe regjimi i presidentit Zejnel Abidin Bin Ali njihej si i prerë ndaj islamikëve./trt/

Latest News