Izraeli i shqetësuar, Rusia mund ta njohë Palestinën

18 January 2011 , Posted by artparadox at 2:16 PM

Zyrtarët izraelitë frikësohen se Presidenti rus, Dmitri Medvedev, do të shpallë njohjen e shtetit të Palestinës me kufijtë e vitit 1967, gjatë vizitës në Jericho të martën.

E marte 18 Janar 2011 22:23
Medvedev pritet të takohet me Presidentin e Autoritetit Palestinez, Mahmud Abas.
Vizita e Presidentit rus në Izrael u anulua për shkak të protestës në Ministrinë e Punëve të Jashtme.
Zyrtarët izraelitë u shqetësuan pas intervistës së zyrtarit të Fatah-ut, Nabil Sha'ath për të përditshmen “Al-Hayat” të martën, ku theksi se Medvedev mund të konfirmojë njohjen që Bashkimi Sovjetik i bëri Palestinës në vitin 1988.
Një lëvizje e tillë do të ishte shumë kuptimplotë duke marrë parasysh edhe se Rusia është pjesë e kuartetit për negociatat për paqe në Lindjen e Mesme.
Një zyrtar i ministrisë theksoi se njohja e Palestinës nga ana e Rusisë mund të shkaktojë një efekt domino tek aleatët e Rusisë, përfshirë edhe Kinën.
Ndërkohë, Brazili dhe disa shtete të tjera amerikanojugore kanë njohur tashmë Palestinën e para luftës së vitit 1967./start/

Latest News