Egjipt, gjendje shtetrrethimi në shumë qytete

28 January 2011 , Posted by artparadox at 3:03 PM


Kajro, Aleksandria dhe Suezi janë vendosur në gjendje shtetrrethimi, teksa qeveria e Egjiptit rreket për të vendosur kontrollin pas protestës më të madhe të dekadave të fundit.

E premte 28 Janar 2011 19:36
Simbas  agjencionit  te lajmeve Reuters sot ne Kairo gjate dites numri i total i te  plagosurve dhe te lenduarve ka arrite ne 870
Simbas  burimeve mjekesore raportohet se 5 persona kane humbur jeten gjate protestave gjate dites ne Kairo. reuters
Anekënd vendit, dhjetëra mijëra protestues dolën në rrugë pas faljes së xhumasë dhe u përleshën me policinë.
Një nga liderët e opozitës, Mohamed ElBaradei, i cili u kthye në Kajro mbrëmjen e djeshme për t’ju bashkuar protestave, u vendos sot në arrest shtëpie, njofton CNN.
ElBaradei, fitues i çmimit Nobel për Paqe dhe ish-kreu i Agjencisë së Mbikëqyrjes Bërthamorë të OKB-së, ishte paralajmëruar të largohej nga xhamia në Kajro ku po kryente faljen e xhumasë.
Presidenti Hosni Mubarak, i cili po përballet me sfidën më të madhe që prej marrjes së pushtetit 31 vite më parë, ka nxjerrë ushtrinë në rrugët e Kajros. Mubarak pritet që të mbajë një fjalim të shkurtër pas pak.
Edhe pse gjendja e shtetrrethimit është shpallur, televizione që transmetojnë direkt shfaqin pamje të turmave të mëdha në rrugët e Kajros.
Protestuesit i janë afruar edhe pallatit presidencial.
/Start/F. Prroni/. al-jazeera/

Latest News