Egjipt, gjendje shtetrrethimi në shumë qytete

Posted by artparadox on 28 January 2011 , under |




Kajro, Aleksandria dhe Suezi janë vendosur në gjendje shtetrrethimi, teksa qeveria e Egjiptit rreket për të vendosur kontrollin pas protestës më të madhe të dekadave të fundit.

E premte 28 Janar 2011 19:36
Simbas  agjencionit  te lajmeve Reuters sot ne Kairo gjate dites numri i total i te  plagosurve dhe te lenduarve ka arrite ne 870
Simbas  burimeve mjekesore raportohet se 5 persona kane humbur jeten gjate protestave gjate dites ne Kairo. reuters
Anekënd vendit, dhjetëra mijëra protestues dolën në rrugë pas faljes së xhumasë dhe u përleshën me policinë.
Një nga liderët e opozitës, Mohamed ElBaradei, i cili u kthye në Kajro mbrëmjen e djeshme për t’ju bashkuar protestave, u vendos sot në arrest shtëpie, njofton CNN.
ElBaradei, fitues i çmimit Nobel për Paqe dhe ish-kreu i Agjencisë së Mbikëqyrjes Bërthamorë të OKB-së, ishte paralajmëruar të largohej nga xhamia në Kajro ku po kryente faljen e xhumasë.
Presidenti Hosni Mubarak, i cili po përballet me sfidën më të madhe që prej marrjes së pushtetit 31 vite më parë, ka nxjerrë ushtrinë në rrugët e Kajros. Mubarak pritet që të mbajë një fjalim të shkurtër pas pak.
Edhe pse gjendja e shtetrrethimit është shpallur, televizione që transmetojnë direkt shfaqin pamje të turmave të mëdha në rrugët e Kajros.
Protestuesit i janë afruar edhe pallatit presidencial.
/Start/F. Prroni/. al-jazeera/

Protesta nga opozita në Algjeri

Posted by artparadox on 24 January 2011 , under |




Opozita në Algjeri organizoi protesta kundër pozitës e cila ditë më parë kishte ngrite cmimet e gjërave elementare të jetes.

E hëne 24 Janar 2011 9:25
Siq raporton alarabiya.net 42 protestues u lenduan ne emes te cileve kishte edhe njerez nga opozita.
Qeveria kishte ulur cmimet pas tere atyre protestave te organizuara per gjate tere muajit te kaluar te cilat lane pas vete 5 te vrara dhe 800 te plagosur.
Qe nga viti 1992 Algjeria perjetoi ngjarje te tmerrshme kur po ne ate viti fitoi partia Fronti per Shpetim Islam pas te cilave zgjedhje nderhyri ushtria dhe rrezoi kryetarin Eshadhli Bin Xhedid dhe anuloi rezultatin e zgjedhje te atehershme.
Ne vitin 1999 erdhi ne pushtet Abdulaziz Buteflika i cili vazhdoi ta mbajme nen presion popullin duke i dhene te drejte vetes te ndaloi qdo aktivitet politik
qofte edhe nje protest paqesore./alarabiya/

Me 25 tonelata bomba dhe raketa e zhdukën nga fytyra e tokës fshatin afgan

Posted by artparadox on 23 January 2011 , under |




El-Xhumah 18 Sefer 1432 / 21 01 2011alt
Njësiti ushtarak nen udhëheqjen amerikane në kuptimin e plotë e ka rrafshuar me tokë një fshat afgan në tetor në një luginë lumore të Kandaharit në rajonin Argandab, pasi që fshati është marrë prej anës së talibanëve. Është vështir të kuptosh se si i tërë një fshat i shndërruar në tym dhe hi hyn në strategjinë anti-rebele e cila gjoja çmon lojalitetin e banorëve lokal ndaj okupatorit mbi të gjitha.

Por ky është sinjali më i ri se gjenerali David Petreus, ikona në luftë kundër “rebelëve”, aplikon luftë frustuese me dozë të befasueshme të dhunës. Disa analist vetëm se kanë filluar të kenë frikë nga intensifikimi i konfliktit.

Paula Broadwelli, studente e diplomuar në akademinë ushtarake në West Point dhe biografe e gjeneralit David Patruesit, e përshkroi shkatërrimin e fshatit Tarok Kollaqe: “Asgjë nuk ka mbetur nga Tarok Kollaqe kur nenkoloneli David Fkynni, komandant i njësitit të përbashkët 1-320, solli vendimin të fatit në dorë në tetor.

Njerëzit e tij kanë qenë nen sulme të përhershme nga sulmet me bombë të cilat janë bërë në fshat. Pasi që talibanët e mbanin nen kontroll Tarok Kollaqen, njerëzit e Flynnoit kanë qenë të “tmerruar të kthehen në fusha të minave në mënyrë që të vazhdojnë pastrimin” kjo është dukur sikur të kthehen në vdekje të sigurt”.

alt

Pas dy sulmeve të pasuksesshme me qëllim të pastrimit të fshatit, gjë që ka rezultuar me humbjen e amerikanëve dhe ushtarëve afgan, përgjigjja e Flynnovit ishte që ta shkatërrojnë tërë fshatin.

Sulmet ajrore me avionët A-10 dhe B-1 u kombinuan me raketa hedhëse të forta dhe hodhën në fshat gati 25 tonelata eksploziv, gjë që nuk rezultoi me viktima të civilëve sipas shkrimeve të tyre.

Është vështir ta kuptosh se si Broadwelli apo njësiti i përbashkët mund të jenë aq të sigurt se rastësisht mos kanë mbytur ndonjë civil pasi që e nenshtruan Tarok Kollaqe me bombardim me gati 25 tonelata bombe dhe raketa?! Raketat Samer kanë rreze shpërthimi rreth 50 metra, ashtu që është mundësia e madhe që të goditen kalimtar pas çdo sulmi. / wired.com

Shoqëria britanike gjithmonë e më pak tolerante ndaj muslimanëve

Posted by artparadox on 20 January 2011 , under |




Shoqëria britanike po bëhet gjithmonë e më pak tolerante ndaj muslimanëve dhe kjo është kthyer në një standard të pranuar, deklaroi Saeda Varsi. Varsi është myslimanja e parë që mban një post në kabinetin qeveritar britanik. Ajo është ministre pa portofol në qeverinë Kamerun.
Komentet e Varsit janë marrë nga një fjalim që ajo do të mbajë gjatë ditës. Në të njëjtin vend Varsi thotë se ndjekësit e islamit në Britani përshkruhen ose si të moderuar ose si ekstremistë, çfarë nxit keqkuptime dhe mungesën e tolerancës.
Çështja e ekstremizmit në Britani është kthyer në një problem kyç veçanërisht pas sulmeve me bomba në Londër në korrik të vitit 2005.

Tanket izraelite bastisin rripin e Gazës, një i vdekur

Posted by artparadox on 18 January 2011 , under |



Tanket izraelite kanë hyrë në veri të Rripit të Gazës, duke provokuar luftime që lanë të vdekur një palestinez dhe plagosën dy të tjerë.

E marte 18 Janar 2011 22:18
Agjencia e lajmeve AFP, raportoi se shtatë tanke kryen një inkursion në kufizuar në 200 metra në territorin palestinez të martën, duke shkaktuar luftime.
Raporte të tjera theksojnë se në bastisje kanë qenë të përfshirë dhe buldozerë e autoblinda.
Zëdhënësi i Hamasit, Adham Abu Salmiya, theksoi se 23-vjeçari Amjad al-Zaanein është vrarë nga tanket izraelite.
Burime palestineze theksuan se viktima kishte qenë duke mbledhur gurë për ti ricikluar në tulla kur u vu në shenjestër nga izraelitët./start/

Pezullohet ndalesa për ferexhen Islame në Kataluni

Posted by artparadox on , under |




Gjykata e Lartë e Katalunisë në Spanjë ka pezulluar ndalimin e ferexhes Islame në vendet publike për gratë muslimane në qytetin Lleida.
Sipas këtij vendimi të miratuar javën e kaluar me 12 Janar thuhet se ndalimi i ferexhes Islame do të hiqet deri ne ndonjë vendim tjetër pas shqyrtimit të ankesave të paraqitura nga shoqata myslimane Watan.
Autoritetet e qytetit Katalunas Lleida ishin ndër të parët qe vendosën për ndalesën e ferexhes Islame në Evropë

Izraeli i shqetësuar, Rusia mund ta njohë Palestinën

Posted by artparadox on , under |



Zyrtarët izraelitë frikësohen se Presidenti rus, Dmitri Medvedev, do të shpallë njohjen e shtetit të Palestinës me kufijtë e vitit 1967, gjatë vizitës në Jericho të martën.

E marte 18 Janar 2011 22:23
Medvedev pritet të takohet me Presidentin e Autoritetit Palestinez, Mahmud Abas.
Vizita e Presidentit rus në Izrael u anulua për shkak të protestës në Ministrinë e Punëve të Jashtme.
Zyrtarët izraelitë u shqetësuan pas intervistës së zyrtarit të Fatah-ut, Nabil Sha'ath për të përditshmen “Al-Hayat” të martën, ku theksi se Medvedev mund të konfirmojë njohjen që Bashkimi Sovjetik i bëri Palestinës në vitin 1988.
Një lëvizje e tillë do të ishte shumë kuptimplotë duke marrë parasysh edhe se Rusia është pjesë e kuartetit për negociatat për paqe në Lindjen e Mesme.
Një zyrtar i ministrisë theksoi se njohja e Palestinës nga ana e Rusisë mund të shkaktojë një efekt domino tek aleatët e Rusisë, përfshirë edhe Kinën.
Ndërkohë, Brazili dhe disa shtete të tjera amerikanojugore kanë njohur tashmë Palestinën e para luftës së vitit 1967./start/

Bie mbështetja amerikane për luftën në Afganistan

Posted by artparadox on , under |



Një anketë e fundit tregon se mbështetja e popullit amerikan për luftën në Afganistan ka rënë në nivelin më të ulët që nga koha kur presidenti Obama mori detyrën.

E marte 18 Janar 2011 22:50
Hulumtimi i zhvilluar nga universiteti Quinnipac tregon se shumica e votuesve besonin se SHBA-të nuk duhet të përfshihen në luftën në Afganistan.
Niveli i mbështetjes në anketë ka rënë në 41% që është edhe me poshtë se kulmi prej 59% para një viti.
Ndërkohë Australia dhe Britania kanë paralajmëruar se 2011 dhe 2012 do të jenë vitet vendimtare për luftën në Afganistan, gjersa forca udhëheqëse në këtë luftë do të kenë kohëra të vështira përpara.
Pothuajse një dekadë që nga pushtimi i Afganistanit prej forcave të drejtuara nga SHBA-të, forcat e huaja po përjetojnë kohë të vështira me viktima në rritje.

Rikthehen namazët me xhematë në Tunizi

Posted by artparadox on , under |



Me mijëra Tunizianë kanë organizuar namaze me xhematë disa ditë pas kryengritjes historike me të cilën u rrëzua pushteti 23 vjeçar i tiranit Zejn el Abidin Ben Ali.


E marte 18 Janar 2011 22:30
Raportohet se namazet me xhematë u organizuan në xhamitë dhe hapësirat e ndryshme në pjesë të ndryshme të vendit.
Ndërkohe disa kanale televizive kanë rifilluar transmetimin e Ezanit pesë herë në ditë duke i ndërprerë emisionet e tyre gjatë kohës së Ezanit.
Diktatura 23 vjeçare e kryetarit Ben Ali ishte ndër më të rreptat në Afrkë. Ai kishte mbajtur një diktaturë anti Islame dukë ndaluar Ezanin si dhe tubimet për namazin e xhumasë, raporton sajti Al Mofakirat Al Islam.
Duke tentuar të imiton vendet perëndimore, dinastia e tij kishte vendosur gjithashtu ligje të rrepta kundër veshjeve Islame, duke ndaluar kështu mbulesën Islame për gratë myslimane në vend.

Vazhdon represioni në Taxhikistan - Kthimi i studentëve nga fakultetet islamike

Posted by artparadox on , under |



Presidenti taxhikistan, tirani Emomali Rahmon i ka bërë thirrje të gjithë studentëve nga universitetet islamike jashtë vendit që të kthehen në vend. Ai pretendon se atje rinia po mëson të bëhen “terrorist” ekstremistë dhe armiq të Taxhikistanit.

Ky tiran i ka urdhëruar prindërit që ti thërrasin fëmijët e tyre që të kthehen në shtëpi. Pas kësaj janë kthyer 1000 student ndërsa pritet të kthehen edhe të tjerët.

Pas kthimit i pret hetuesia nga ana e organeve shtetërorë. Studentët e kanë obligim që të shërbejnë dy vite në ushtri, që të vazhdojnë studimet në Taxhikistan, duhet që ti kalojnë provime të shumta dhe ta dëshmojnë lojalitetin ndaj regjimit.

Ky argument armiqësor kundër islamit dhe muslimanëve në vjeshtën e vitit të kaluar pas aksionit të armatosur kundër grupeve të muslimanëve gjithashtu shkaktoi mbylljen e disa medreseve. Nëse ky tiran nuk pendohet dhe nuk i kthehet islamit shpresojmë se këto masa që i ndërmarrin kundër muslimanëve do të jenë shkak për shkatërrimin e tij të shpejtë.

Allah, xhele shanuhu, thotë: “Ata përpiqen me gojët e tyre ta shuajnë dritën e All-llahut, e All-llahu nuk do tjetër, pos ta përsosë dritën e Tij ndonëse jobesimtarët e urrejnë” (Et-Teube,32)
Put vjernika

Izraeli shqetësohet për rritje të islamizmit në Tunizi pas largimit të Abidin Bin Ali

Posted by artparadox on 17 January 2011 , under |



Ngjarjet e fundit në Tunis trazirat në të cilët sollën largimin e kryetarit të Tunisit Zin el Abidin Ben Aliut nga vendi i tijë, nxitën shqetësime në mbarë rrethinën dhe më gjërë. Një nga më të shqetësuarat është (me siguri se e dini se për çka bëhet fjalë) qeveria Izraelite.

Ministri izraelit për Zhvillimin rajonal Silvan Shalom shprehu sot shqetësimin për rrezikun e favorizimit të një rritjeje të islamizmit në Tunizi pas rrëzimit të presidentit Zejnel Abidin Bin Ali.
"Komuniteti ndërkombëtar kishte preferuar të mbyllte sytë përpara shkeljeve të të drejtave të njeriut në kohën e regjimit të Zejnel Abidin Bin Ali. Sigurisht sot ekziston një shqetësim i madh për fuqizimin e lëvizjeve islamike të nxjerra jashtë ligjit", deklaroi në radion ushtarake Shalom, zëvendës i kryeministrit Benjamin Netanjahu.
Shalom, edhe vetë i lindur në Tunizi, kujtoi pritjen e shkëlqyer që i kishte rezervuar Ben Ali në nëntor 2005 gjatë një vizite në Tunizi, ku ai mori pjesë në një konferencë si shef i diplomacisë izraelite.
Të dy vendet kanë shkëmbyer në vitin 1994 "zyra interesi", aktiviteti i të cilave është bllokuar me iniciativën e Tunizit, në shenjë proteste kundër represionit të Intifadës palestineze. Megjithatë, Tunizia autorizon vizita të izraelitëve në vend.
Izraeli nuk dha asnjë reagim zyrtar pas rrëzimit të presidentit tunizian, i cili u largua nga vendi nën presionin e një manifestimi popullor të paprecedentë, ndërkohë që Lidhja Arabe dhe disa grupe islamike e përshëndetën kryengritjen e popullit të Tunizisë.
Krijimi i partive me baza fetare është i ndaluar me ligj në Tunizi dhe regjimi i presidentit Zejnel Abidin Bin Ali njihej si i prerë ndaj islamikëve./trt/

Kleriku grek ka ofenduar të Dërguarin e Zotit

Posted by artparadox on 11 January 2011 , under |



Prifti grek, Mitropoliti Serafim, ka ofenduar islamin dhe muslimanët, duke thirur qeverinë greke që të bëj largimin e muslimanëve nga Greqia, për shkak të ngjarjeve të fundit në Egjipt.

Kleriku për shkak të sulmit terorist mbi kishën në Aleksandri, kërkoi që të ndalohet ndërtimi i xhamisë në Athinë, e poashtu në mënyrë fyese ka folur për Islamin dhe të Dërguarin e fundit të Zotit, Muhammedin saliallahu alejhi ve selem, ka publikuar gazeta turke Zaman.


Mitropoliti Serafim, e ka quajtur  të Dërguarin e fundit të Zotit, saliallahu alejhi ve selem, si i vetpëlqyer, dhe tha se të mësuarit islam në secilën shoqëri, përhap vetëm dhunë, terror, vrasje dhe panikë.

Gazeta turke në fund cekën se kleriku grek nga qeveria greke ka kërkuar ndalimin e ndërtimit të xhamisë në Athinë, ndërtimi i së cilës është në vijim, pastaj ka kërkuar shlyerjen e nenit 13 nga kushtetuta greke i cili garanton lirinë e plotë fetare për muslimanët, si dhe largimin e muslimanëve nga Greqia.


SHBA ndërtojnë qendër për kontrollin e internetit

Posted by artparadox on 08 January 2011 , under |




Qendra për siguri dhe kontroll të internetit, duhet të jetë gati deri në vitin 2013. Do të jetë ky një nga projektet më të mëdha në kohën e fundit. Sipërfaqja do të jetë rreth 90.ooo m2

Në Utah, ndërtohet qendra për siguri dhe kontroll të internetit, i cili e ka vlerën prej 1.5 miliardë dollarë. Në ndërtimin e kësaj qendre, të cilën edhe e quajnë si "qendra për spiunët" do të duhet të punësohen rreth pesë deri më dhjetë mijë njerëz. Qendra do të duhej të përfundonte në tetor të vitit 2013. Utah si qendër e re u zgjodh ndërmjet 37 lokacioneve, i cili edhe do të jetë projekti më i madh ushtarak në kohë të fundidt. Sipërfaqja e përgjithshme e qendrës është 90.000 metra katrorë.

Gjermanët: Intolerantë ndaj fesë islame

Posted by artparadox on 06 January 2011 , under |




Rreth 40% e banorëve të Gjermanisë apo të Francës e konsiderojnë fenë islame si rrezik për identitetin e tyre kombëtar.
Dy të tretat e francezëve dhe tre të katërtat e gjermanëve mendojnë se myslimanët nuk janë të integruar mirë. Këto janë përfundimet e një anketimi të zhvilluar në Francë dhe në Gjermani nga gazeta franceze "Le Monde" si dhe të një studimi të Universitetit të Mynsterit.
Gjatë vitit 2010 Universiteti i Mynsterit dhe Instituti për Demoskopi TNS Emid zhvilluan një anketim në Gjermani, Francë, Danimarkë, Holandë dhe Portugali. Sociologu Niels Friedrichs sqaron: "Përzgjedhja e këtyre pesë vendeve u bë në bazë të nivelit të ndryshëm të larmisë fetare të secilit vend. Në Gjermani p.sh. jeton një numër i madh myslimanësh dhe ne vërejmë një shtim të konflikteve kulturore dhe ndërfetare, kur është fjala p.sh. për ndërtimin e xhamive apo të mbajtjes së shamisë së kokës. Diskutime të tilla ka edhe në Francë, p.sh. në rastin e ferexheve, në Holandë kemi rastin e vrasjes së kritikuesit të fesë islame Theo van Gogh, kurse Portugalia u përzgjodh për kontrast, sepse aty nuk kemi atë larmi fesh që ndeshim në vende të tjera."

Vetëm 34% e gjermanëve kanë mendim pozitiv për myslimanët
Drejtuesi i studimit sociologu Detlef Pollack sqaron se: "Prej anketimit doli në pah se në krahasim me disa vendet e tjera evropianoperendimore të marra në analizë gjermanët janë shumë më intolerantë ndaj fesë islame dhe feve të tjera jo të krishtera. Po ashtu konstatuam se në krahasim me të anketuarit në vende të tjera, gjermanët janë më pak të gatshëm të lejojnë ndërtimin e xhamive të reja dhe të minareve."
Vetëm 34% e gjermanëve kanë mendim pozitiv për myslimanët. Në vendet e tjera evropiane kjo shifër është mbi 50% e madje deri në 60%. Nga ana tjetër përfundimet e analizave të anketave treguan sipas Pollack se gjermanët përpiqen të tregojnë edhe respekt ndaj bashkësive të tjera fetare dhe t'u lejojnë atyre në vende të caktuara lirinë e ushtrimit të besimit:
"Pra mund të thuhet se përfundimi është ambivalent - nga njëra ana shumë rezerva ndaj fesë islame, nga ana tjetër bëhen përpjekje për drejtësi dhe qëndrim fer."

Shkak për dallimet: denduria e kontakteve
Ekspertët mendojnë se shkaku për dallimet mes Gjermanisë dhe vendeve të tjera lidhet me dendurinë e kontakteve të gjermanëve me të huajt. Sipas anketimit vetëm 40% e gjermanëve në perëndim dhe 16% e atyre në lindje thanë se kanë kontakt me myslimanë. Në Francë kjo shifër ishte 66%.
Në lidhje me frikën prej kërcënimit prej kulturave të huaja mes vendeve në të cilat u krye studimi, ka pak ndryshime. Rreth 70% e të anketuarve mendojnë se larmia fetare është shkak për konflikte në bashkëjetesën mes njerëzve dhe në këtë mes nuk është fjala vetëm për fenë islame.
Pollack thotë se është sociolog dhe nuk është e detyra e tij që të shtrojë kërkesa ndaj politikës, megjithatë, "është e rëndësishme që duhet bërë shumë për integrimin më të mirë të emigrantëve." /DW/

Viti i ri!!!

Posted by artparadox on 01 January 2011 , under |



Ishte koha që të bëja pushimin e natës. Një ndjenjë e brendshme më detyroi që edhe pak të vonohem. Afrohej koha e mesnatës. 31 Dhjetor 2010 nata e "Vitit të Ri". Tek e tuk dëgjohej ndonjë krismë e fishekzjarreve, të cilat isha i bindur se i bënin fëmijët e mitur, të cilët më shum bredhin rrugëve në orë të vona të natës, sesa qëndrojnë në shtëpi. Ia filluan krismat me të madhe nga të gjitha anët. Një kanonadë fishekzjarresh e cila me zhurmën e tyre, të përkujtonte situatën e luftës. Dola në ballkon të mar ajër të pastër. Qielli nga të gjitha anët ishte i ndriçuar nga krismat. Tymi vërehej kudo. Pamje e cila padashtë krijonte një ndjenjë frike. Ishte nata e vitit të ri. Traditë është që kështu të festohet kjo natë. Gjithçka do të ishte normale, sikur të jetoja në një mes të krishterë. Vendbanimi im i ka diku te 10.000 banorë. Vendbanim me 3 xhami ku 100% e popullatës deklarohen si muslimanë. Pikërishtë në këtë vendbanim në këtë mënyrë ndodh histeria e vitit të ri dhe kanonada e fishekzjarreve. A duhet kështu të jetë apo jo gjykoni vetë! Sidoqoftë ky është realiteti ynë i sotëm.

Pejgamberi a.s. ka thënë:
“Do t`i pasoni traditat e atyre që kanë qenë para jush pëllëmbë pas pëllëmbe, krah pas krahu, saqë po të hynin ata në vrimën e hardhucës, edhe ju do t`i pasonit”, Sahabët pyetën: A krishterët dhe hebrejët? Tha: Po cilin tjetër përveç atyre.”


Latest News