Nipërit e sekularizmit

13 December 2010 , Posted by artparadox at 9:17 AM

    Tmerruese janë ngjarjet të cilat ndodhin në skenën botërore, posaçërishtë në Evropë. Sot informacioni me ndihmën e internetit përhapet me shpejtësi të madhe. Në të kaluarën e afërt patëm rastin të njihemi me skandale dhe raste të ndryshme tragjike, të abuzimeve seksuale të cilat ndodhin nëpër Evropë duke filluar që nga homoseksualiteti, prostitucioni, pornografia, e deri te incesti (skandali me austriakun Josef Fritzl) dhe pedofilia, ku nuk ishin të anashkaluar as disa nga krerët katolikë. Nuk ndjej nevojë që këtë ta argumentojë me raste konkrete pasi ato janë aq shum dhe të shpeshtë, saqë raste të ngjajshme ndodhin çdo ditë dhe ato i merni vesh, sapo të hapni televizorin ose të uleni pranë kompjuterit tuaj.

        Çka mund të përfundojmë nga kjo situatë? Si pasojë e jetesës sekulariste shoqëria perëndimore shkon kah devalvimi total. Normat etike dhe morale, nuk mundet që t'i rregullojë vetëm një orë në javë nëpër institucionet shkollore, por kjo kërkon një përpjekje permanente, nga faktorët shoqërorë, duke filluar që nga familja, institucionet shkollore, posaçërishtë ato fetare, e kështu me rradhë.
Shoqërisë perëndimore nuk i ecin llogaritë ashtu siç' i parashikon. Kur i dështon kjo dëshirë atëherë të shtirë nga frustracioni dhe dëshira për t'u justifikuar  e gjejnë fajtorin kujdestar, për situatën e krijuar. Kush është ai fajtorë? Nëse jo vetë perëndimorët, (nus produktet shoqërore, të së cilës u lartëpërmendën) atëherë emigrantët, të cilët e rrezikojnë "kulturën perëndimore", me natalitetin e lartë të tyre, si dhe me mosintegrimin (shkrirjen) në shoqërinë perëndimore. Këtë rrugëdalje iluzore për dështimet e tyre, në aspekt social dhe ekonomik posaçërishtë i shfrytëzojnë partitë e djathta evropjane, të cilat nëpërmjet frikësimit të popullatës së tyre (të ndihmuar edhe nga masmediumet) nga rreziku i islamizimit, e dëshirojnë pushtetin (për të vazhduar me dekadencën e mëtutjeshme) pa mos sqaruar shkaqet e vërteta të cilat kanë alarmuar një situatë të tillë në Evropë. Gjith kësaj situate do t'i paraprijë politikani i partisë së djathtë për liri (hol. Partij vor de Vrijheid, PVV) Gert Wilders Paramendoni nëse do të ishin larguar të gjithë emigrantët nga trualli evropjan, a do të kishte ndryshuar situata në të mirë? Me siguri se jo, por do të ishte krijuar një kaos, më i madh se ky aktual, fundi i së cilit nuk do të shihej, në tunelin kohor.



Latest News