Tensione në Athinë, ndërpritet falja e Kurban Bajramit (video). Falja e kurban bajramit nëpër botë

16 November 2010 , Posted by artparadox at 11:53 AM



Mijëra myslimanë që jetojnë në Greqi,u mblodhën paraditen e së martës për të festuar Kurban Bajramin.
Te grumbulluar ne tre grupe te ndryshme, ata u luten ne tre sheshet kryesore te kryeqytetit helen.
Tubimi me i madh u organizuar ne sheshin perpara Akademise se Athines,ne sheshin 'Kumuduru' dhe sheshin 'Amerikis', ne qender te Athines. Lutja ne sheshin perpara Akademise se Athines,u organizua prej Lidhjes se Myslimaneve te Greqise.
Kreu i kesaj lidhje kerkoi hapjen e nje xhamie ne kryeqytetin helen, cka sipas tij eshte premtuar prej qeverise,por eshte pezulluar per momentin, mbas reagimeve te grupimeve te ekstremite te djathte dhe nje pjese te klerit grek.

Reagimet e ekstremisteve nuk kane munguar edhe gjate ceremonise se sotme, ku disa ekstremiste te djathte u hodhen veze dhe gure myslianeve qe faleshin ne sheshin 'Amerikis', nje qender te Athines. Situata u qetesua mbas nderhyrjes se policise, e cila largoi ekstremistet prej zones ku ishin grumbulluar myslimanet. /tch/


Besimtarët myslimanë në mbarë botën po festojnë Kurban Bajramin. Por festimet këtë vit, vijnë në një situatë të vështirë ekonomike për Egjiptin, bllokadën izraelite në Gaza, ndërsa Indonezia është përfshirë nga katastrofat natyrore. Për çfarëdo vërejtje shënoni komentin tuaj!











Latest News