SVP-ja e Zvicrës sërish ofendon muslimanët

24 November 2010 , Posted by artparadox at 12:12 PM


Një fotografi interesante e bërë sipas të gjitha gjasave diku në Kosovë, nga një autor i panjohur (që ka të bëjë me gra që përdorin banjo natyrore për shërrim), dhe që ka shëtitur shumë kohë nëpër faqe të ndryshme të internetit, i ka shërbyer Partisë Popullore (SVP) në Wohlen-Anglikon për të promovuar iniciativën për dëbimin e të huajve me dosje kriminale nga Zvicra.
Gazeta zvicerane “Blick” shkruan se fotografitë e promovuara nga SVP-ja në Wohlen-Anglikon kanë qenë në shënjestër të kritikave të medieve të huaja, të cilat i kanë vlerësuar këto si raciste dhe shokuese. Fotografia e lartpërmendur me gra të moshuara është titulluar “Liqeni i Cyrihut më 2030″.
Me këtë fotografi SVP-ja ka kërkuar nga qytetarët zviceranë të votojnë iniciativën për dëbimin e të huajve, në të kundërtën, kështu do të duket liqeni i Cyrihut pas 20 vjetësh.
Më herët ishte ndaluar edhe një pllakatë tjetër e orkestruar nga “MCG” në Gjenevë duke paraqitur kryetarin e Libisë, Gaddafin, bashkë me mbishkrimin: “Ai dëshiron të shkatërrojë Zvicrën”.
Sondazhet e fundit tregojnë se 54% e Zvicrës do të votojnë në favor të masës drastike ndaj emigrantëve, ndërsa 43% kundër.
Federata e Departamentit të Drejtësisë ka paralajmëruar se një votim pozitiv, më 28 nëntor mund të çojë Zvicrën në kundërshtim me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, e cila ndalon diskriminimin në bazë të racës, ngjyrës, fesë apo kombësisë.
(Albinfo / BR)

Latest News