Erdogani do ta përurojë Xhaminë e Madhe në Prishtinë

02 November 2010 , Posted by artparadox at 7:32 AM


Të enjten, më 4 nëntor 2010, në ora 11:30, pas kryerjes së punëve restauruese e konservuese, në Prishtinë bëhet hapja e xhamisë "Sulltan Mehmet - Fatih" (Xhamia e Madhe).
Përurimi i xhamisë bëhet me rastin e vizitës së kryeministrit të Republikës së Turqisë në Kosovë, Rexhep Taip Erdogan, i cili i shoqëruar nga Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava do të jetë i pranishëm në këtë manifestim.
Xhamia “Sulltan Mehmet - Fatih” i përket shekulli XV (1461), dhe është një ndër monumentet më të rëndësishme të periudhës osmane në Kosovë. Restaurimi i xhamisë është bërë nga Agjencia Turke për Zhvillim dhe bashkëpunim ndërkombëtar (TIKA).
Bashkësia Islame e Republikës së Kosovës Jeni të ftuar që të merrni pjesë në këtë manifestim!





















Xhamia e Madhe pas restaurimit
Për më tepër informacion rreth kësaj xhamie klikoni këtu

Latest News