Vehabizëm apo terrorizëm?!!! Snezhana Llupevska nga Kanal5 e paskrupullt

Posted by artparadox on 28 November 2010 , under |



Ja se deri ku mund të arijë arroganca e dikujtë, e mos të jepet kurfarë llogarie. Kjo video është emituar në Kanal 5 Tv Maqedonase nga "gazetarja" Snezhana Llupeska. Gazetarja me bashkëpunëtorët e sajë, ka përpiluar një video material, ku mundohet që me të gjithë arsenalin të cilin mund ta posedojë një gazetare  ta sulmojë islamin. E tërë ajo çka propagandohet në këtë video, është aq e paskrupullt dhe paturpshëm e propaganduar, sa që njeriu pyetet vallë a egziston ndonjë skaj i ndërgjegjshëm dhe i arsyeshëm në "trurin" e kësaj gazetareje "trimëreshe" dhe "guximtare". Siç duket muslimanët edhe gjatë kohë do të luajnë rolin e miut në skenën e përgjithshme të quajtur teatër botëror. Na vjen keq që nuk kemi patur mundësinë që ta përkthejmë në gjuhën shqipe këtë video pasi që ky angazhim kërkon më tepër kohë, sidoqoftë shpresojmë se një pjesë e juaja do ta kuptojë se për çka bëhet fjalë.

Piktura nga periudha Islame

Posted by artparadox on 26 November 2010 , under |



Ja disa nga pikturat orientale të punuara me mjeshtëri. Pushoni edhe ju sytë tuaj!

Gjeneratorët e revolucionit

Posted by artparadox on , under |



Një pjesë e konsiderueshme e popullit shqiptar, i cili jeton në trojet aktualisht të quajtura si Maqedoni, është futur në lojërat e konflikteve permanente, si pasojë e përkatësive partiake, të cilat vazhdimishtë luftojnë për primat dhe pozicionim të tyre. Tranzicioni i quajtur demokratik, i cili pasoi pas rrënimit të komunizmit, gjegjësishtë shkatërimit të ish shtetit Jugosllav, nuk solli ndonjë përmirësim të dukshëm, të kualitetit të jetës dhe të drejtave të njeriut. Periudha e demokratizimit ishte një paravan, ku manipulantë të ndryshëm shfrytëzuan mundësitë e ofruara, për të ardhë në pushtet dhe për të shtuar fuqinë e tyre, nëpërmjet parave të plaçkitura, në mënyra të ndryshme. Të gjitha këto i arrinin nëpërmjet parullave të ndryshme, të cilat thirnin për patriotizëm, nacionalizëm, e çka jo tjetër. Degradimi nacional popullor i vlerave humane, i cili u ndodhi të gjithë popujve ballkanikë, e më gjërë si pasojë e sistemeve ateiste dhe sekulare, shkaktoi shtresimin e popujve në pakica të pasuruara dhe shumicë të madhe të të varfërve. E gjithë kjo situatë është shoqëruar me folklorin e njohur duke filluar prej rrinisë së shfrenuar të devijuar e të pashpresë, e deri te paritë "intelektuale" të korruptuara, që nga bashkësitë fetare e deri te politikanët. Se ku do të përfundojë e tërë kjo situatë, është rëndë që të parashiqohet, por me siguri qëndron fakti, se të gjithë ne kemi nevojë së pari për një ripërtrirje etiko-morale, e mëpastaj të kualitetit të jetesës dhe të drejtave tona kolektive. Poashtu qëndron pohimi, se kjo ripëtrirje i kërkon kushtet e saja të cilat në kohën aktuale, është vështirë që të ofrohen, për shkak të rrethanave të lartëpërmendura. Ngado që të analizojmë do të vijmë deri tek përfundimi, se ripërtrirja popullore do të ndodhë, nga krizat shoqërore në kontinuitet, të cilat edhe do të gjenerojnë ndryshimet kualitative shoqërore. Nëse dikush mendon ndryshe, le të shënojë në komentin e tijë! 

Zvicra synon ashpërsimin e ligjeve për të huajt

Posted by artparadox on 25 November 2010 , under |




Zviceranët të dielën do të votojnë për referundimin që synon ashpërsimin e ligjeve për të huajt në këtë vend.
Referendumi kërkon miratimin e ligjit, i cili do të mundësonte dëbimin e menjëhershëm të të huajve që janë fajtorë për "dhunë, krime serioze seksuale, akte dhune, grabitje, trafik droge apo keqpërdorim të ndihmës sociale".
Referendumi është kërkuar nga Partia e Popullore, që i takon ekstremit të djathtë.
Në një referndum të ngjashëm një vit më parë u miratua ndalimi i minareve të reja në Zvicër./rel/


Sheshi i Shkupit, 'uzurpohet vendi i Burmalisë'

Posted by artparadox on , under |




Rrethimi i vendit dhe para përgatitjet për punimet ndërtimore në sheshin e qytetit, në afërsi të Xhamisë Burmali, ka shqetësuar sërish besimtarët se mos vallë në vendin e xhamisë do të ndërtohet diçka tjetër. Komuna Qendër sqaron se aty do të ndërtohet një vendpushim për qytetarët, në qiell të hapur.
“Vendi në fjalë është rrethuar për punët përgatitore për ndërtimin e një objekti të hapur për pushim, që gjendet në afërsi të vendit të parashikuar për ndërtimin e Shtëpisë të Oficerëve, përkatësisht në pjesën e sheshit ‘Maqedonia’ dhe hapësirës gjelbëruese para parkingut të MEPSO-s. Shikoni projektin vizual “Shkupi 2014” dhe do t’ju bëhet e qartë se për cilin vend dhe objekt bëhet fjalë. Ky lloj objekti i hapur është parashikuar në planin detaj urbanistik dhe për momentin po bëhen përgatitjet për fillimin e punimeve ndërtimore.”
Ndërkohë Këshilli Koordinator i shoqatave joqeveritare për rindërtimin e xhamisë Burmali, përmes një reagimi edhe një herë fton partitë politike të shqyrtojnë iniciativën për kthimin e Xhamisë Burmali.
“Këshilli koordinator përshëndet mbështetjen e kësaj iniciative për rindërtimin e xhamisë Burmali, edhe nga Departamenti Amerikan i Shtetit, në raportin e sivjetmë për liritë fetare. Me këtë rast theksohet se Qeveria e Maqedonisë ende nuk i është përgjigjur kërkesave dhe apelit që vendi i Xhamisë Burmali t’i jepet poseduesit të saj legal historik, Bashkësisë Fetare Islame. Ne apelojmë sërish që kthimi i tokës të ndodhë në afat sa më të shkurtër kohor, sipas shembullit dhe kushteve nën të cilat iu dha KOM-it për ndërtim, tempulli i paralajmëruar.”
Xhamia Burmali u ngrit në sheshin e qytetit në vitin 1495. Në vitin 1925 ajo u rrënua nga pushtuesit serbë dhe në vend të saj u ndërtua shtëpia e oficerëve e cila u shkatërrua gjithashtu nga tërmeti i vitit 1963. /Alsat-m/

Mjalti, si ilaç universal

Posted by artparadox on 24 November 2010 , under |




Pos se është i shijshëm për t’u konsumuar, mjalti sugjerohet edhe nga mjekësia dhe kontribuon shumë për shëndetin. Mjalti është ushqim i cili shumë lehtë tretet, e po ashtu kontribuon edhe në tretmanin e bukurisë.
Mjalti është një zëvendësim i shkëlqyeshëm për sheqerin dhe pijet në ushqim. Gjatë shtimit të tij në ushqim dhe përzihet me qumësht, atëherë, oreksi sa vjen e shtohet, përderisa në anën tjetër forcon imunitetin e organizmit.
Një gotë me ujë të ngrohtë, në të cilën shtoni mjaltin dhe limonin është mënyra më e shëndetshme për të filluar ditën. Një pije e tillë zvogëlon yndyrën pa shpenzimin e energjisë. Përkundrazi, mjalti shton energji nga sheqernat e saj natyralë zvogëlojnë lodhjen gjatë ushtrimeve.
Mjalti posedon përbërës antibakterial dhe përmirëson funksionin e sistemit tretës, përderisa është efektiv edhe në parandalimin e tumoreve. Disa lugë me lëng xhenxhefili në një lugë me mjaltë në mënyrë të suksesshme shëron infektimin e fytit.
Fëmijët gjithsesi do të duhej të konsumonin së paku dy lugë mjaltë, në mënyrë që gjatë gjithë ditës të posedojnë energjinë e duhur.
Mjalti mund të përdoret edhe si ilaç natyror për parandalimin e infeksioneve në plagë të ndryshme, të ënjtura ngase shpejtojnë shërimin.
Nëse mjalti vendoset në fytyrë dhe mbahet për 10-15 minuta, për t’u pastruar më pas me ujë të ngrohtë, lëkurën e mban të butë dhe i dhuron dukje të freskët.
Po ashtu, mjalti në përzierje me çajin nga kamomili jua qetëson nervat dhe mund të flini më rehat. /Reuters/

Takvim

Posted by artparadox on , under |



Në këtë post keni mundësinë, që të përdorni një takvim më të zgjeruar.


Rrëfimi mbi të dërguarin e Zotit, Salihun a.s.

Posted by artparadox on , under |




Të kujtojmë se sa herë jemi lutur për diçka, me zotim se do të bejmë shumë vepra të mira si shenjë falënderimi, por kur e marrim atë që e kërkojmë, ne shumë shpejt harrojmë zotimin.
Shumë nga të dërguarit e Zotit të përmendur në Kur’an janë të dërguar që i ndajm me të krishterët dhe çifutët, sepse tregimet e tyre përmenden edhe në Bibël. Musai, Davudi, Sulejmani dhe Ibrahimi a.s janë vetëm disa prej tyre.
Natyrisht se islami i pranon të gjithë pejgmaberët duke besuar se janë të dërguar nga ana e Allahut të Madhërishëm për ta përhapur mesazhin e tij te të gjithë popujt. Në fakt për këtë mund të lexojmë në Kur’an:
“Çdo populli Ne i çuam një të Dërguar…” (En – Nahl, 36)
Muslimanët besojnë se Muhammedi a.s është i fundit me radhë prej të dërguarëve. Mesazhi i tij është për të gjithë njerëzit dhe për të gjitha kohët.
Por, Kur’ani na flet edhe për disa të dërguar që nuk janë përmendur në Bibël. Njëri nga ata është Salihu a.s., tregimi i të cilit është interesant, sepse Allahu për të nuk flet vetëm njëher në Kur’an por disa.

Salihu a.s. ka jetuar në krahinën El-Hajr, e cila gjendet në rrugën tregtare nga Arabia jugore drejt Sirisë. Qyteti Madain Saleh , që gjendet disa qinra kilometra në veri të Medines në Arabinë e sotme, është quajtur sipas emrit të këtij pejgamberi. Shpellat ku jetonin njerëzit e asaj kohe mund të shihen edhe sot. Misioni i Salihut a.s. ishte që t’ua prezentoj mesazhin e Zotit popullit të tij Themudit. Sipas Kur’anit, populli i Themudit pononte një tokë shumë pjellore dhe shumë shpejt u bënë kryelartë për shkak të pasurisë që fitonin. Gjithashtu adhuronin shumë zota, i shtypnin të varfrit dhe jetonin një jetë me të cilën Allahu i Madhërishëm nuk ishte i kënaqur.
Mesazhi i Salihut ishte shumë i thjeshtë: Duhej t’i kthejë prej sjelljes së keqe kah besimi në një Zot të vetëm, Allahu, i cili u kishte dhuruar të gjitha gjërat me të cilat ishin të kënaqur. Na duket se kjo nuk ishte edhe aq detyrë e rëndë! Por, populli i Themudit ishte këmbëngulës në mosnënshtrimin e tij dhe nuk pranuan mesazhin që ua prezentoi i dërguari i Zotit, Salihu a.s.
Zoti vepron në mënyra të ndryshme, që ndonjëher është jashta mendjes sonë. Mënyra që zgjodhi për ti folur popullit të Themudit ishte nëpërmjet tregimit mbi deven! Kjo ndoshta është gjëja e parë që duhet ta vërejmë në Kur’an kur bëhet fjalë për tregimin mbi Salihun a.s.
Zoti mund të zgjedh mënyra të ndryshme për të na treguar mesazhin e Tij. Ne shpesh herë vështirë e kuptojmë. Ai mund të na flas nëprëmjet njerëzve dhe ngjarjeve, apo edhe mund të na flas nëpërmejt një deveje. Fakti se Ai një tregim na e përsërit, jo një, por disa herë, kjo flet se se sa i rëndësishëm është mesazhi i këtij tregimi.
Rrëfimi mbi Salihun a.s. tregohet në këtë mënyrë: Populli i Themudit ishte shumë mendjemadhë dhe nuk kishte ndërmend të pranojë se Salihu a.s. është i dërguar i Zotit, dhe mu për këtë kërkonin ndonjë shenjë të jashtëzakonshme që do të tregojë se në të vërtet është i dërguari i Zotit.
“Ata thanë: ‘O Salih! Ti ke qenë i nderuar mes nesh dhe shpresa jonë para kësaj (fjale). A mos vallë po na ndalon t’ia adhurojmë ato që i kanë adhuruar prindërit tanë? Vërtet ne jemi në mëdyshje për thirrjen tënde’”. (Hud, 62)
Ato në të vërtet nuk kërkonin çfarëdo shenje, por një shenjë të caktuar. I treguan një shkëmb të madh dhe thanë që ta lus Zotin e tij që nga ai shkëmb të bëj të del një deve. Edhe përkundër kokëfortësisë së tyre Salihu pranoi, me kushtë që ta besojnë Zotin e vetëm, nëse shkëmbi bëhet deve. Ata pranuan. Pastaj Salihu a.s. në mënyrë të zjarrtë e luti Zotin që t’ia pranoj lutjen. Dihet se Allahu pranon lutjet e të dërguarve të Tij dhe shkëbi lëvizi dhe u nda, kurse prej tij doli një deve shumë e bukur dhe e mbarësuar që priste shumë shpejt të pjellte. Zoti e bëri mrekulli për popullin e Themudit dhe në këtë mënyrë po i sprovonte se a do ta mbajnë fjalën dhe a do ta besojnë Atë. Salihu u tha:
“O populli im! Kjo është deveja e Allahut, shenjë e qartë për ju, prandaj lëreni të kullosë në tokën e Allahut dhe mos bëni ndonjë të keqe, se ju godet ndëshkimi menjëherë.” (Hud, 64)
Deveja jetonte në mesin e tyre dhe shumë shpejt lindi të voglin e saj. Disa prej popullit Themud pranuan të besonin Zotin për shkak të asaj çka panë, por edhe për shkak të premtimit të dhënë. Megjithatë, të tjerët nuk u nënshtruan dhe filluan ta urrejnë deven se ju përkujtonte Salihun a.s. dhe premtimin që ia kishin dhënë. Deveja kulloste dhe pinte ujë bashkërishtë me bagëtitë e tyre. Në fakt, një ditë pinte deveja, Kurse dytën tjetër bagëtitë e tjera. Salihu a.s. u kishte thënë që prej burimit një ditë të pijë ujë deveja kurse ditën tjetër kafshët tjera ashtu siç kishte urdhëruar Allahu:
“Dhe lajmëroi ata se uji do të ndahet ndërmjet tyre e devesë dhe çdo vakt do të shihet me rend!” (El – Kamer, 28)
Në vend që për këtë shkak të jenë të mirë ndaj deves, ata në të vërtet vendosën ta dëmtojnë.
“Por paria arrogante e popullit të tij u tha të shtypurëve në radhët e atyre që kishin besuar: “A e pranoni që Salihu është i dërguar nga Zoti i tij?” Ata thanë: “Sigurishtë që ne besojmë në gjithëçka që i është shpallur atij”. Ata që ishin kryelartë thanë: “Ne nuk besojmë në atë që besoni ju”. Kështu ata e therën devenë pa e përfillur urdhërin e Zotit të tyre dhe thanë: “O Salih, sillna atë që na ke premtuar, nëse je vërtet i dërguar!” (El – A’raf, 75 – 77)
Sikur që mosbesimi i tyre nuk i ishte i mjaftueshëm! Ata gjithashtu provokonin Salihun që mbi ta të aprovojë dënimin e Zotit, nëse ai vertët ishte i dërguar. Nëntë prej tyre, të njohur për veprat e tyre të këqija dhe të nxitur nga disa gra, shkuan natën deri te deveja dhe te i vogli i saj dhe i mbytën që të dy. Salihu a.s. u hidhëruar për këtë çka kishin bërë. U tha se deveja nuk u kishte bërë asnjë të keqe.
“Por ata e therën ndërsa ai u tha: “Jetoni në shtëpitë tuaja edhe tre ditë! Ky është premtimi i vërtet”. (Hud, 65)
Edhe pse talleshin dhe qeshnin me fjalët e tij, këta njerëz vërtet u shkatërruan.
“Kurse ata që bënë të këqija, i kaploi një zë i tmerrshëm dhe në shtëpitë e tyre u gdhinë të vdekur dhe të palëvizshëm. Sikur nuk kishin jetuar kurrë në to. Me të vërtetë, fisi Themud mohoi Zotin e tij. Qoftë larguar (nga mëshira e Zotit) fisi Themud.” (Hud, 67 – 68)
Salihu dhe njerëzit që i besuan atij u shpërngulën nga ai vend dhe nuk u kthyen më aty.
Mesazhet (mësimet) e rrëfimit
Mesazhi i Salihut a.s. duhet të jetë i rëndësishëm, sepse nëse nuk do të ishte Zoti nuk do ta përsëriste shpesh në Kur’an. Pra, çka në fakt na tregon ky rrëfim neve sot? Si mund ta mësojë të jetojë njeriun modern ky episod mbi Devenë e Salihut a.s.?
Mbi të gjitha, rrëfimi na mëson se nuk duhet ta testojmë ekzistimin e Zotit, duke kërkuar nga Ai shenja dhe argumente, sepse gjithçka që është e krijuar, gjithsesi, se është një argument i fuqishëm i mirësisë së Tij ndaj njerëzimit. Ai në mënyrë konstante na ka dërguar pejgamberë, por ne jemi shumë të ngadalshëm në pranimin e të vërtetave fetare.
Rrëfimi gjithashtu na mëson të mos bëhemi të pa dëgjueshëm, por të dëgjojmë të dërguarit dhe pejgamberët dhe të jemi të shkathët në kryerjen e obligimeve.
Rrëfimi mbi Salihun na mëson në diçka shumë të rëndësishme për veten tonë. Ne pajtohemi me Zotin kur jeta na shkon mirë, po pas një kohe tradhtojmë zotimin tonë ndaj Tij dhe ia kthejmë me sjellje të shëmtuara.
Të kujtojmë se sa herë jemi lutur për diçka, me zotim se do të bejmë shumë vepra të mira si shenjë falënderimi, por kur e marrim atë që e kërkojmë, ne shumë shpejt harrojmë zotimin.
Dhe në fund mesazhi i Salihut a.s. është shpëtimtarë për botën e sodit. Ai na mëson neve se nuk mund të tallemi me Zotin. Ai, është krijuesi i tokës dhe qiejve dhe çdo gjësë në mes tyre. Ai udhëheq me të gjitha gjërat.
Ndonjëherë njerëzit mendojnë se mund ta mashtrojnë Zotin dhe fillojnë të sillen në kundërshtim me dëshirën e Tij, por harrojnë se gjithçka është në dorën e Tij. Ai mund ta ndaloj kokëfortësinë tonë në çdo moment, nëse vendos për këtë.
Ne mendojmë se jemi shumë të rëndësishëm dhe të mençur, sepse kemi armatim nuklear dhe mund ti dërgojmë njerëzit në hapësira të larta (kozmos), ndërsa në të njëjtën kohë, sikur edhe populli i Themudit, ne i shtypim të varfrit dhe ua mohojmë të drejtat njerëzve.
I dërguari i Allahut Salihu a.s. na mëson një gjë shumë të rëndësishme: Se të vepruarit në kornizat e dëshirës së Zotit është shpërblim në vete. Nuk na duhen shenja, argumente apo përgëzime për një veprim të tillë. Ai (Salihu) na thotë:
“Për këtë, unë nuk kërkoj nga ju kurrfarë shpërblimi, mua do të më shpërblej Zoti i botëve.” (Esh – Shu’ara, 145)
Tregimi mbi të dërguarin e Allahut, Salihun a.s., mund të gjendet në këto vende në Kur’an: në suren El – A’raf (ajetet 73 – 78); sureja Hud (ajtete, 61 – 68); sureja Esh – Shu’ra, (ajtete 141 – 159) dhe sureja En – Neml (ajetet 45 – 53)
Tregimi mbi Salihun a.s. neve të gjithëve na mëson se si të bëhemi njerëz më të mirë.
Shkruan: Idriz Teufik – Shkrimtarë britanez i cili ka pranuar islamin para disa viteve. Para kësaj ka qenë në krye të arsimit religjioz në shkolla të ndryshme në Britani. Para se të pranoj islamin ka qenë klerik katolikoromak. Sot jeton në Egjipt. Për më shumë informata mund të vizitoni: www.idristawfik.com

SVP-ja e Zvicrës sërish ofendon muslimanët

Posted by artparadox on , under |




Një fotografi interesante e bërë sipas të gjitha gjasave diku në Kosovë, nga një autor i panjohur (që ka të bëjë me gra që përdorin banjo natyrore për shërrim), dhe që ka shëtitur shumë kohë nëpër faqe të ndryshme të internetit, i ka shërbyer Partisë Popullore (SVP) në Wohlen-Anglikon për të promovuar iniciativën për dëbimin e të huajve me dosje kriminale nga Zvicra.
Gazeta zvicerane “Blick” shkruan se fotografitë e promovuara nga SVP-ja në Wohlen-Anglikon kanë qenë në shënjestër të kritikave të medieve të huaja, të cilat i kanë vlerësuar këto si raciste dhe shokuese. Fotografia e lartpërmendur me gra të moshuara është titulluar “Liqeni i Cyrihut më 2030″.
Me këtë fotografi SVP-ja ka kërkuar nga qytetarët zviceranë të votojnë iniciativën për dëbimin e të huajve, në të kundërtën, kështu do të duket liqeni i Cyrihut pas 20 vjetësh.
Më herët ishte ndaluar edhe një pllakatë tjetër e orkestruar nga “MCG” në Gjenevë duke paraqitur kryetarin e Libisë, Gaddafin, bashkë me mbishkrimin: “Ai dëshiron të shkatërrojë Zvicrën”.
Sondazhet e fundit tregojnë se 54% e Zvicrës do të votojnë në favor të masës drastike ndaj emigrantëve, ndërsa 43% kundër.
Federata e Departamentit të Drejtësisë ka paralajmëruar se një votim pozitiv, më 28 nëntor mund të çojë Zvicrën në kundërshtim me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, e cila ndalon diskriminimin në bazë të racës, ngjyrës, fesë apo kombësisë.
(Albinfo / BR)

Haxhi 2010 inçizuar nga ajri (Al Xhezira)

Posted by artparadox on , under |



Al Xhezira pati rastin ekskluziv të inçizojë haxhin 2010  nga ajri. Shihni pamjet ekskluzive nga ky fluturim

Britanikët protestojnë kundër luftës në Afganistan

Posted by artparadox on 21 November 2010 , under |




Rreth 10 mijë persona të udhëhequr nga familjet e ushtarëve ishin mbledhur në qendër të Londrës në shenjë proteste kundër luftës në Afganistan.


Protesta ishte organizuar në kohën kur në Lisbonë po mbahej samiti i NATO-s, ku liderët e Aleancës u morën vesh për strategjinë e kalimit të përgjegjësisë ndaj forcave afgane deri në fund të vitit 2014. Kryeministri britanik, David Cameron, i cili ishte prezent në samitin e Aleancës kishte thënë se angazhimi i forcave të armatosura britanike në Afganistan do të përfundojë deri në vitin 2015. Britania ka kontingjentin e dytë sipas madhësisë të ushtarëve në Afganistan, ku që nga viti 2001 vdiqën 345 ushtarë britanikë. Demonstratat me moton “Është koha për të shkuar” ishin organizuar nga koalicioni “Stop Luftës”./koha/





Kompjuteri dhe Imami...

Posted by artparadox on , under |




 Një imam xhamie një ditë, shkon në një apartament zyrtar për një punë. Kërkohen prej tij ca informata dhe për t’i marrë ato shkon tek një internet kafe që është më afër apartamentit.
Duke hyrë ne derë të internet kafes e vërejti pllakën lart me mbishkrim subhanallah estagfirullah:
A mund të më ndihmosh për ta gjetur numrin personal, i thotë imami djaloshit i cili punonte aty?
–Djali iu përgjigj : nëse mund të prisni vetëm ta përfundoj një punë, do të të ndihmoj pastaj.
Imami duke pritur shfrytëzon rastin ta vlerësoj vendin dhe të mendoj se si të rinjtë e kalojnë kohën bosh, ku me hyrjen ne internet kafe nuk mundë të dalin sikur miu i cili për ta marr djathin bie në kurth dhe më nuk mund të dal, pra të rinjtë po bien në kurthe të ndryshme të internetit. Në vete thotë: subhannallah... i paska ardhur fundi dynjasë me këto fitne.
Djaloshi kur e sheh një fytyrë jo të këndshme të imamit, e thërret të pinë nga një çaj. Pas këtij veprimi hoxha sa i zbutet pak mendimi: së paku, edhe kjo vepër është një mirësi.
Mendimi i keq për këta të rinj nuk përfundon vetëm me shqetësim, por imami vendos që t’i shkëmbej ca mendime me këtë djalosh, dhe fillon ta pyet :
-Do të pyes diçka djalosh por nuk e di se çfarë mendon ?
-Urdhëroni Imam, çfarë do të pyesni ?
-Ti a e njeh ALLAHUN?
Me flokë të çaraveshur dhe të lyer me gel, që në çdo pamje të tij imamin e shtynë të thotë në vete: subhanallah !  Përgjigjja e djaloshit  paksa është e papritur dhe e  çuditshme.
Me një buzëqeshje të ngrohtë djaloshi thotë :
- Si mos ta njeh njeriu Zotin e tij, i cili e ka krijuar nga hiqi, ia ka dhënë mendjen që të mendon dhe percepton, ia ka dhuruar sytë që të sheh ?
-Po po e njeh,  por çfarë njeh ti te Zoti yt, a mundë të më tregosh?
Djaloshi, duke e drejtuar gishtin kah kompjuterët,  thotë :
-Prej këtyre kompjuterëve po e njoh, z. Imam.
-Po  si? Nuk po të kuptoj.
-Ekzistimi i këtyre kompjuterëve tek unë janë argumente tejet të bindshme për ekzistimin e Zotit. Kush punon me kompjuterë e din shumë mirë, se këso makina mund të zbulohen vetëm nga inxhinierë të elektronikës me dituri të madhe .Të pyesësh edhe ateistin më ekstrem ka për të thënë se: kjo kuti nuk mundë të bëhet nga një rastësi, gjithsesi është bërë nga dikush...
P.sh: të zgjohet Darvini dhe këtë laptop t’ia tregosh dhe t’i thuash se  njëherë është bërë nga një kalkulator dhe me kalimin e kohës  rastësisht është avancuar dhe është shndërruar në një teknologji të lartë edhe ai ka për të thënë që kjo gjë është veçse një çmenduri.
Imamit pas këtyre fjalëve i bëhet qejfi .
-Kur për kompjuterin nuk pranojnë që është bërë vetvetiu, kur vjen puna tek krijimi i njeriut të shtrembëron apo jo ?
-Shikoni z. imam. Këtu janë 20 kompjuterë dhe të gjitha këto janë të lidhur  me një sistem dhe të gjitha kontrollohen me një program. Për këtë mirëmbajtje unë kujdesem. Për ndryshe, shëmbëlltyra më e lartë i takon Allahut, larg asaj se unë jam zot i këtyre. Ndonjëherë, disa fëmijë luajnë këtu dhe përfundojnë duke mos paguar . Menjëherë unë i  zë ata dhe ju them: ku doni të shkoni pa paguar? Ju dëshironi të shfrytëzoni begatitë e kompjuterit e të ikni pa paguar, nuk ka ashtu. Ata i dënoj në forma të ndryshme, p.sh.: i detyroj të pastrojnë objektin, t’i fshijnë xhamat etj. Për një orë interneti duhet të ketë llogari, ndërsa aq më parë duhet të japim llogari për dhuntitë e panumërta dhe për një jetë të gjatë!
Vetëm për një internet kafe duhet doemos të ketë një kujdes dhe mirëmbajtje, ndërsa për një kozmos gjigant dhe i përgatitur pa asnjë të metë, a nuk duhet të ketë ndonjë mbikëqyrës?
Kush e mohon këtë, vërtet është një injorant, apo jo ?
-Vallahi djalosh shumë, shumë më pëlqeve dhe më befasove me përgjigjet. Por ALLAHUN a e njeh duke e përngjarë me diçka ?
- Unë ALLAHUN  pa e përngjarë me asgjë e njoh z. imam.
-Mirë pra atëherë si e dite këtë gjë që është kështu?
Djaloshi përsëri bën me gisht kah kompjuterët, dhe thotë :
- Përsëri prej këtyre kompjuterëve z. imam. Kompjuteri dhe inxhinieri i kompjuterëve ndryshojnë. Nuk i përngjajnë njëri tjetrit. Njeriu që e shkruan programin me vet programin gjithashtu ndryshojnë, dija që është në kompjuter me dijen time janë ndryshe, kamera dhe zërimi i kompjuterit me sytë dhe me dëgjimin tim nuk është njëlloj .
 Imami aq shumë befasohet me djaloshin sa e harron edhe punën e vet vetëm për t’i shkëmbyer ende disa fjalë me te.
-Mirë, por pas besimit tek ALLAHU a e di se çfarë duhet bërë për Zotin tënd?
-Z. imam, e di se çka duhet bërë por nuk jam i kënaqur me aq sa bëj.
-Nëse më tregon çka bën ndoshta do të ndihmoj se çfarë duhet bërë.
-Se çfarë duhet bërë e di nga këtu që: së pari Zoti më ka dhënë një dashuri për të cilën ma ka bërë të mundshme që vetëm ALLAHUN dhe dashamirët e ALLAHUT kanë vend në zemrën time, ndërsa ata, me të cilët Allahu nuk është i kënaqur, nuk kanë vend në zemrën time. Gjithmonë atë duhet ta përmendi dhe atë ta tregoj. Dhe së fundi trupin që e kam amanet ta ruaj siç Ai ka dëshirë, që një ditë do të bëhet dhe...këto janë ato që i di z. imam.
-Eh djalosh, çfarë të duhet më shumë për të ditur s’mbeti gjë!
-Z. imam, po them që duhet bërë më tepër dhe se duhet vepruar, sepse vetëm me shqiptimin e fjalës ‘mjaltë’ nuk po ëmbëlsohet gjuha!
Ta dish rrugën e duhur dhe të ecësh nëpër rrugë është krejt tjetër. Prapë, nëse flasim me gjuhën e kompjuterëve, duhet theksuar se p.sh.: shejtani i ashtuquajturi haker ,i cili hyn në sistemin tim të ashtuquajtur EPSH dhe i aktivizon virusat në trupin tim. Duhet doemos të gjendet ndonjë anti-virus i fortë për t’i përballuar këtyre viruseve.
-Unë e di një anti-virus tha Imami dhe shtoi “NAMAZI”
-Apo! NAMAZI është anti-virus i fortë i cili aktivizohet pesë herë në ditë, dhe kështu vazhdimisht mbrohemi...
Nga turqishtja përktheu dhe përshtati:
                                                                                                        Abdullah Z. Çerkezi 




















































Latest News