Veprimtarë hebraikë sfidojnë bllokadën izraelite në Gazë

27 September 2010 , Posted by artparadox at 1:39 PM


Një anije me veprimtarë hebraikë nga Izraeli, Evropa dhe Shtetet e Bashkuara është nisur nga Qiproja për në Gazë në përpjekje për të thyer bllokadën izraelite dhe për të shpërndarë ndihma.
Anija britanike Ajrin u nis nga Qiproja veriore dje me nëntë pasagjerë dhe anëtarët e ekuipazhit.
Udhëtimi është organizuar nga grupi britanik Hebrenjtë për Drejtësi për Palestinezët. Ky grup thotë se planifikon të shpërndajë paisje mjekësore, lojëra për fëmijë dhe furnizime të tjera në Gazë.
Zëdhënësi i grupit Riçard Kuper tha se udhëtimi ishte një akt simbolik proteste ndaj pushtimit izraelit të territoreve palestineze dhe rrethimit të Gazës, duke shtuar se, sipas tij, “politikat e qeverisë izraelite nuk mbështeten nga të gjithë hebrenjtë.”
Në maj, Izraeli u dënua nga komuniteti ndërkombëtar pasi nëntë veprimtarë pro-palestinezë u vranë nga komandot izraelite që hipën në anijen që ishte nisur me ndihma për në Gazë.

Latest News