Kisha amerikane sfidon kritikat: Do të djegim Kur’anin
08 September 2010
, Posted by artparadox at 9:49 AM
Kryekomandanti i forcave ushtarake amerikane në Afganistan, gjeneral David Petraus paralajmëroi se përfundimi i planit mund të vendoste në rrezik jetët e ushtarëve amerikanë me misione në botë.
Ndërsa Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, tha se plani i kishës ishte “fyes dhe i turpshëm”. Vendet myslimane dhe NATO gjithashtu kanë kritikuar veprimin, teksa Prokurori i përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara, Eric Holder, e quajti idenë “idiote dhe të rrezikshme”.
Por organizatori, pastori Terri Xhons tha se “ne duhet t’i dërgojmë një mesazh të qartë elementit radikal islam”.
Polemikat vijnë në një kohë që po shqyrtohet marrëdhënia SHBA-islam. Në mbarë vendin janë ndezur debate lidhur me ndërtimin e një qendre kulturore dhe xhamie afër “Ground Zero” në Nju Jork, ku ndodhën atentatet e 11 shtatorit./start/
Vatikani dënon planin për djegjen e Kuranit