Kisha amerikane sfidon kritikat: Do të djegim Kur’anin

08 September 2010 , Posted by artparadox at 9:49 AM


Kryekomandanti i forcave ushtarake amerikane në Afganistan, gjeneral David Petraus paralajmëroi se përfundimi i planit mund të vendoste në rrezik jetët e ushtarëve amerikanë me misione në botë.
Ndërsa Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, tha se plani i kishës ishte “fyes dhe i turpshëm”. Vendet myslimane dhe NATO gjithashtu kanë kritikuar veprimin, teksa Prokurori i përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara, Eric Holder, e quajti idenë “idiote dhe të rrezikshme”.
Por organizatori, pastori Terri Xhons tha se “ne duhet t’i dërgojmë një mesazh të qartë elementit radikal islam”.
Polemikat vijnë në një kohë që po shqyrtohet marrëdhënia SHBA-islam. Në mbarë vendin janë ndezur debate lidhur me ndërtimin e një qendre kulturore dhe xhamie afër “Ground Zero” në Nju Jork, ku ndodhën atentatet e 11 shtatorit./start/

Vatikani dënon planin për djegjen e Kuranit

Plani për djegjen masive të Kuranit në shtetin amerikan të Floridës do të ishte "veprim revoltues dhe i rëndë", tha sot Këshilli i Pontifikatit për Dialog Ndërmjet Religjioneve."Aktet e dënueshme të dhunës, nuk mund të kundërpërgjigjen me veprime revoltuese dhe të rënda kundër një libri, i cili konsiderohet i shenjtë nga një komunitet fetar. Çdo religjion, me librat e vet të shenjta, me vendet e adhurimit dhe me simbolet, ka të drejtë të respektohet dhe mbrohet", thuhet në deklaratën e lëshuar në Vatikan.Planet i ka dënuar edhe administrata amerikane, si dhe drejtuesit kryesorë fetarë, të krishterë e hebrejë në Shtetet e Bashkuara. /rel/

 

Latest News