Edhe një islamofobe e re

18 September 2010 , Posted by artparadox at 10:49 AM

 Na u paraqit në skenë edhe një islamofobe e re, e quajtur Adelina Marku, e cila lavdëron "zonjat" dhe "heroinat" të cilat kanë flakur perçen. Bile veprimet e këtyre "zonjave" i quan si "avangardë".  Çfarë blasfmie? Të gjithë ne Adelina Markun e njohim si një grua të shkolluar dhe "intelektuale". Në hapsirat tona ballkanike është paraqitur një trend i ri i ashtuquajtur "gjuetia ndaj muslimanëve", "islamofobi" "luftë kundër vehabizmit, ekstremizmit ose gjithë asaj që përmban preteksin islam". Një nga ato figurat (me ose pa vetëdijen e sajë) që është rradhitur në këtë tabor, është edhe "zonja" Adelina Marku. Nuk është kjo asgjë e re, por diçka e njohur që më parë. Shembujt më të freskët mund t'i gjeni te Mirela Bogdani, dhe Kastriot Myftaraj. Këto persona bluajnë zjarr dhe vrer ndaj Islamit, ndërsa "vlerat" demokratike i quajnë si alfa dhe omega e organizimit shoqëror. Ashtu siç bënin komunistët më heret me ideologjinë e tyre ateiste, të bindur se me veprime të këtilla do të bëhen të pëlqyeshëm për padronët e tyre të cilët i përmbajnë, poashtu veprojnë edhe këta të sotmit. Kjo shprehje e këtillë së pari i shkon për shtati politikës sërbe, e cila dëshiron që të tregohet përpara Evropës dhe botës se ja "ne e luftojmë ekstremizmin islam", ndërsa së dyti padronëve të ndryshëm, misionarë të krishterë të cilët dëshirojnë të shlyejnë çfarëdo gjurme islame ndër shqiptarët dhe më gjërë. A po ngrisim një gjeneratë polltronësh?, do të pyesnim tani. Askush, Adelina Markut, nuk ka të drejtë që t'i përzihet se si dhe në çfarë sistemi vlerash do të besojë, por as ajo, nuk e mban të drejtën, të dalë e të akuzojë një pjesë të mirë të popullatës shqiptare, se si do të sillet dhe ta mësojë se në çfarë vlerash do të besojë. Me shkrimet e saja kuazi shkencore, lë përshtypje se nuk përmban as njohuri themelore, lidhur me kulturën islame. Ate që dëshiron Adelina Marku është evropeizimi (krishterizimi ose sekularizimi) ynë, e më vonë, kur Evropa të islamizohet , do të bëhemi të tillë edhe ne, pasi që jemi mësuar që përherë të kapim trenin e fundit, jo të shpëtimit por atë të humnerës. Ja edhe teksti origjinal marë nga gazeta Koha

Adelina MARKU
T’i flas se përse nuk duhet të dëgjojë hajvanllëqet e ‘’mësuesit’’ të lëndës së ETIKËS, i cili i mëson fëmijët shqiptarë se SHBA-të janë agresorët e se ne myslimanët në emër të vëllazërisë myslimane duhet të shohim kah Teherani, biles në ato çaste tek mendojmë për Teheranin, të mos kemi të zbuluar trupin
Në Dibër janë ende gjallë disa nga zonjat të cilat të parat flakën perçen. Unë ato gra i dua, mos thënça i adhuroj, më duken shumë avangarde, ndërsa sytë e mi i perceptojnë të bukura rrudhat e tyre. Pastaj shumë shpesh në Shkup kam patur rastin të takoj nënat e nderuara të shumë nga shoqet e mia të cilat kanë ende kujtesën e tyre të freskët për lëvizjet e para ‘’të ndryshimit’’ ndër monolitizmin gjithëporësh mes shqiptarëve këtu. Ah sa avangarde më duken këto Zonja , të cilat, sa i kam vënë re, mbajnë veshur pantollona klasike ngjyrë blu ose kafe, këpucë me take gjysëmtëlëshura dhe ca bluza të buta ngjyrë mjaltë, ca vëthë elegante dhe një bizhur të vlefshëm. Pastaj në Tetovë shumë nga miket e mia më flasin për nënat e tyre e tek ato buzëqeshin të përlotura nga nostalgjia për ta , i dëgjoj të më flasin për fisnikërinë e rrënjëve të familjeve të tyre patriotike. Në Gostivar  gjithashtu, Manastir e Strugë …gjithandej ku jemi ne.
Pastaj, përherë e panda më vjen kujtimesh im’atë me rrëfimet e tija plot NUR PËR TË SHËNUAR HISTORINË. Seç e kishte një dell rrëfimtari e naratori prej shkëlqyeshmërie ky njeri, në sytë e mij gjithmonë markant. Ai më fliste shpesh për LËVIZJEN SHQIPTARE, e kurrë pa përmendur nuk e lente anësh një emër-Marie Shllaku. Unë s’kisha si e harroja këtë emër, e para nga fakti i zëshmërisë e melodisë së këtij emri e mbiemri, e dyta për faktin se ajo ishte pjesë e lëvizjes antikomuniste, e treta mosha e saj e misioni i saj arsimdashës, e katërta , e gjykuar e dënuar me pushkatim në moshën 27 vjeçare nga një gjykatës shqiptar, nga shqiptaro-jugosllavi Ali Shukriu. Maria ishte një mësuese shkolle nga Shkodra që vepronte në mësojtoret e rajonit të  Dukagjinit në Kosovë. Kjo ishte një  shqiptare e fesë  katolike që iu bashkangjit Lëvizjes Nacional Demokratike Shqiptare në Kosovë e që shtrihej edhe në Maqedoninë Perëndimore,  pas triumfit të Komunizmit në ish Jugosllavi. U plagos rrëndë përgjatë luftimve në Drenicë - damarit të trimërisë shqiptare. Marija e plagosur qëndron e mbrojtur në fshehtësi nga një familje shqiptare por spiunohet vëndndodhja e saj nga një shqiptar dhe ajo arrestohet. Policia Jugosllave injoron plagët e saj, ata vazhdojnë ta rrahin dhe malltretojnë mizorisht Pastaj dërgohet në gjykatën e Prizrenit dhe atje dënohet me vdekje nga një tjetër shqiptar. Madje ky shqiptaro-jugosllav, teksa Marijen e kishte në dhomëgjyqin, i  vërsulet asaj me fjalë fyese, duke i thënë se ajo nuk është e përshtatshme për t’u pushkatuar pasi duhet djegur e gjallë. Marija u pushkatua në moshën 28 vjeçare . Edhe Elena Shllaku ishte po si Marija. Ajo u arrestua, u rrah mizorisht, asaj iu shkollën flokët nga rrënja, ndërsa trupi i saj u lidh me tel të nxehtë për t’u përgjakur e dërmuar në dhimbje. Vetëm sepse ishte e dashuruar në kombin e saj. U dënua me 20 vjet burg pastaj u zhduk, diku në kampet e tmershme komuniste. Po Bijanka Krosaj? Ajo e cila ishte vajzë nga Malësia, ajo e cila u torrturua nga spiunët shqiptarë për t’u dorëzuar në duart e  diktatorëve shqiptaro-jugosllav. Në moshën 20 vjeçare ajo u rrah, u shokua, iu dogj lëkura , e detyruan të hajë sasi të madhe të krypës, e nuk iu dha një pikë ujë për të pirë. Bijankës ia shkulën flokët, ia shkulën me darrë një nga një  dhëmbët nga mishrat, e hodhën në mes të insekteve e parazitëve, e droguan dhe e lanë të vdesë nga tuberkulozi.
Im atë e dinte se kombet nuk ngjallen dot tek kujtojnë vetëm të kaluarën, Por , ima atë e dinte se kombet vdesin tek refuzojnë të njohin e të zbulojnë mbi  të kaluarën e për të krijuar vazhdimësinë e jetës s’kombit. Kështu më rrëfente ai sa për të më ndaluar të mësoja atë çka sistemi Orwelian na gatuante të mësojmë nëpër shkolla e që s’kishte të bënte me të vërtetën mbi jetën e kombit tim. Sot, në shekullin e 21 mua më duhet të bëj të njëtën gjë me time bijë.
T’i flas për kotësinë e mbajtjes së perçes nga një grua shqiptare e fesë myslimane. Tek ime bijë i sheh nëpër rrugët e Shkupit, Dibrës a Tetovës gratë në t’ZEZË, më duhet t’i flas se kjo lloj ‘’mode’’ në emër të fesë THJESHT NUK KA KUPTIM!
T’i flas se përse nuk duhet të dëgjojë hajvanllëqet e ‘’mësuesit’’ të lëndës së ETIKËS, i cili i mëson fëmijët shqiptarë se SHBA-të janë agresorët e se ne myslimanët në emër të vëllazërisë myslimane duhet të shohim kah Teherani, biles në ato çaste tek mendojmë për Teheranin, të mos kemi të zbuluar trupin. (Se si është instaluar ky njeri neurotik në shkollën ku mësojnë fëmijët tanë, unë nuk mund t’a aryetoj shëndetshëm!)
T’i them se politika nuk është e shëmtuar por se ka politikanë të shëmtuar . E t’i përmënd se Marija , Elena dhe Bijanka ishin pjesë të politikës shqiptare  e që luftuan me dinjitet dhe u bënë martirë të anti - propagandave përçarëse mes shqiptarëve kudo që jemi.
Pastaj t’i them se në vënd se të dëgjojë kiçin e këngëtarëve të cilët përuruan daljen e një dogmati fetar të veshur gjoja me petk fetar në mes të Çairit, të dëgjojë Vaçe Zelën, Shpresa Gashin, Tefta Tashko Koçon , Inva Mulën,e Nexhmije Pagarushën e sa e sa perla burimore shqiptare e të kujtojë se Nëna Terezë nuk ishte kaurja që duhej djegur në ferr (këtë e tha dikur ky dogmati që doli pëlliste në Çair)  por ishte simboli i humanizmit botëror së cilës i përulet një PLANET.
T’i flas panda për nacionalizmin progresiv e integrues në civilizimin botëror…
T’a mësoj se dënimi është meritor për të gjithë ata që predikuan bërjen politikë me spiunllëk antishqiptar
Bëje të njëjtën edhe ti i/e nderuar lexues/e, sa nuk është vonë , sa nuk është vonë!!!!

Latest News