"Sërish do ta rrënojmë Xhaminë e Prilepit"

23 September 2010 , Posted by artparadox at 11:30 AM


Prefekti i Prilepit, Marjan Ristevski është kërcënuar se do ta prishë sërish xhaminë e djegur në Prilep nëse fillon ndërtimi i saj me qëllim që në të të falet namaz. “Unë nuk kam marrë asnjë njoftim për fillimin e punimeve. Nuk mund ta injorojë askush atë që e mendojnë 80 mijë banorë të Prilepit. Po luhet me popullin. Diçka tjetër është dëshira, por diçka tjetër është realiteti. Le ta provojnë, e pastaj do të shohim a mund të fillojnë të ndërtojnë”, tha Risteski. Ai konsideron se ndërtimi eventual do të prishet nga komuna. “Në planin gjeneral urbanistik, zhamia është vendosur si monument kulturoro-historik dhe vetëm si e tillë mudn të ndërtohet. I tillë ka qenë ky objekt edhe para se të digjet. Nëse dëshirojnë që në të të të kryhen ritet fetare, duhet të ndryshohet plani urbanistik, kurse këtë mudn ta bëjë vetëm komuna. Më intereson të shohim se si do ta sigurojnë këtë”, tha ai.
Gurthemeli për rindërtimin e Çarshi xhamisë në Prilep, e cila deri në themel është djegur në konfliktin e vitit 2001, do të bëhet javën e ardhshme nga ana e Bashkësisë Islame të Maqedonisë, Drejtoria për Trashëgimi Kulturore dhe Qendra Nacionale për Konzervim.
Institucionet shtetërore që janë kompetentë për ndërtimin e këtij objekti, theksojnë se gjithçka është përgatitur për rikonstruimin e kësaj xhamie dhe ka mbetur të përcaktohet vetëm dita e saktë për hedhjen e gurthemelit. Drejtori i Qendrës Nacionale të Konzervimit (QNK), Behixhudin Shehapi pohon se është kryer tenderi dhe nuk ka më asnjë pengesë për fillimin e ndërtimit.
“E kemi redifinuar edhe projhektin paraprak dhe tani një pjesë do të bëhet si muze i artit islam. Duhet ta caktojmë datën e saktë për fillimin e punëve”, tha Shehapi.
Ndërtimi i xhamisë do të klushtojë rreth 230 mijë euro. Gjysmën e parave do ta sigurojë Ministria e Kulturës, kurse gjysmën tjetër Bashkësia Islame e Maqedonisë. Sipas planifikimeve xhamia palnifikohet të ndërtohet deir në fudn të vitit të ardhshëm. Edhe drejtori i Drejtëorisë për mbrojtje të trashëgimisë kulturore, Pasko Kuzman thekson se gjithçka është gati për të filluar punimet.
“Ne e kemi bërë dëtyrën tonë, kurse punën tani e bën QNK-ja”, tha shkurt, Kuzman. Edhe nga BFI theksojnë se janë pjekur të gjitha kushtet për të filluar punën.
Banorët lokal e kundërshtojnë ndërtimin e kësaj xhamie, e cila ishte djegur menjëherë pas mësimit të lajmit se në Karpallak ishin vrarë 12 ushtarë të Prilepit. Për këtë arsye edhe është vonuar me vite të tëra ndërtimi i kësaj xhamie që është monument hisotirik dhe kulturor. Sipas kryetarit të Prilepit një xhami e re mund të ndërtohet në lagjen Trizla, ku jetojnë popullata e vetme islame e këtij qyteti, e cila i përket etnisë rome. /lajm/

Latest News