Angli: Shkolla katolike do ti jepet xhamisë

Posted by artparadox on 29 September 2010 , under |




Shkolla Romano-Katolike në Blekburn mund ti jepet përsipër një xhamisë pasi numri i nxënësve katolik në këtë shkollë arrin vetëm në gjashtë.
Dhjetë vite më parë 90% të nxënësve ishin Katolik, ndërsa tani kjo shifër ka rënë në vetëm 3%.
Rreth 95% të nxënësve të shkollës janë me origjinë aziatike dhe shumë prej tyre janë musliman.
Dioqeza në Salford është deklaruar se ata janë për plotësimin e nevojave të komunitetit andaj pasi numri i muslimanëvë është rritur kaq shumë ata nuk insistojnë të vazhdojmë ta mbajnë nën udhëheqje më këtë shkollë.
Popullsia muslimane në Britani është rritur në 2.5 milion viteve të fundit por janë vetëm 11 shkolla Islame në tërë vendin./mesazhi/





Kryetari i forumit rrinor në emisionin e mëngjesit "Zgjohu me ne!"

Posted by artparadox on 27 September 2010 , under |



Tundimi, vehabi i shqiptarëve

Posted by artparadox on , under |




Gjatë kësaj vere, në të katër anët e hapësirës shqiptare, është njoftuar rreziku vehabi. Në Shkup ky rrezik është identifikuar tek imami i shkarkuar i xhamisë Isa Beg dhe opinionisti i gazetës "Koha e Re", Ramadan Ramadani.
Në Kosovë, imami i një xhamie, që është kërcënuar në telefon nga një zë anonim, ngul këmbë se nuk mund të vërë gishtin asgjëkund, por e shpjegon kërcënimin si përgjigje ndaj asaj që ai quan qëndrimet e tij anti-vehabiste, si edhe ndaj prezencës së flamurit amerikan në tavolinën e tij.
Në Shqipëri, kreu i Komuniteti Mysliman Shqiptar (KMSH), Selim Muca, i deklaruar si mbrojtës i Islamit tradicional prej rrezikut vehabi, është paditur për vehabizëm në prokurori nga opinionisti i gazetës "Sot", Kastriot Myftari.
Gjithë këto akuza e kundërakuza, disa prej të cilave kanë tërhequr edhe vëmendjen e shtypit të huaj, jo vetëm nuk na bëjnë të ditur se çfarë është rreziku vehabi, çfarë natyre dhe çfarë lloj aktiviteti ka ndër shqiptarë, por në të kundërt vetëm sa mjegullojnë kuptimin e fenomenit që kinse synojnë të demaskojnë, një mjegull që vetëm sa dendësohet nga diskursi global për një nga lëvizjet fetare sa më të debatuara, aq edhe më pak të studiuara në botë.
Në Kosovë, asociimi i kërcënimit ndaj imamit me Vehabizmin shpjegohet me deklaratat e imamit Bekim Jashari rreth shamisë së femrave myslimane, edhe pse ai që identifikohet si qëndrimi vehabi ndaj shamisë, siç dihet prej çdo studiuesi të Islamit, është qëndrimi i të gjitha shkollave ortodokse të Islamit, përfshi shkollën tradicionale të shqiptarëve, Henefizmit.
Kjo ndodh në kontekstin e një debati në shoqërinë kosovare mbi të drejtën e arsimimit në shkollat publike të besimtareve myslimane me shami, i cili reflekton debate të ngjashme që nga Franca në Siri, nga Belgjika në Turqi, të cilat dukshëm nuk janë të lidhura me vehabizmin.
Në fakt, ka mjaft indikacione se ata që më së shumti do meritonin emrin vehabi në Kosovë, janë ngritur dhe kundër protestave të myslimanëve ndaj ndalimit të shkollimit të femrave me shami.
Të frymëzuar nga ideali i mospërfshirjes në politikë, një karakteristikë kyçe e vehabizmit tradicional, ata kanë denoncuar si herezi protestat e myslimanëve të Kosovës ndaj ndalimit të vajzave me shami në shkolla.

Në Shkup, kreu i Bashkësisë Fetare Islame, Sulejman ef. Rexhepi, duket të ngrejë si pikën qendrore të argumentimit të tij kundra rrezikut vehabi, aktivizimin e imam Ramadanit si zëdhënës i një nisme prej më se shtatëdhjetë organizatave fetare dhe jofetare, që kërkojnë rishqyrtimin e planit qeveritar për rindërtimin e qendrës së Shkupit.
Plani i ri parashikon ndërtimin e disa objekteve të kultit, por jo të një xhamie, edhe pse i vetmi objekt fetar origjinal në qendër, ka qenë xhamia e njohur si Burmalie.
Në Maqedoni, ku dallimet fetare janë të ngritura gati në të njëjtat linja si ndasitë etnike, kërkesa për rishqyrtimin e planit "Shkupi 2014" dhe për rindërtimin e Burmali Xhamisë tejkalojnë kërkesat fetare dhe reflektojnë shqetësimet mbi mungesën e elementit shqiptar, dhe dëmin mbi trashëgiminë kulturore të periudhës osmane në fizionominë e Shkupit, shqetësim që këto ditë e ka ngritur në gazetën "Shqip" edhe shkrimtari Kim Mehmeti.
Ndërkohë, qeveria maqedonase ka lënë të nënkuptojë se ka hyrë në afera me Bashkësinë Islame për këto çështje, por Bashkësia Islame e ka të vështirë të pranojë këtë gjë përpara besimtarëve që përfaqëson, për shkak të sensiteteve të përfshira.
Në Tiranë, në padinë për vehabizëm, kundra KMSH - së, Kastriot Myftari argumenton padinë e tij me faktin se ezani nga xhamitë shqiptare thirret në arabisht dhe kjo gjë, sipas tij, së bashku me ngritjen e minareve nuk lejohet as në Amerikë.
Ezani nga minaret në Shqipëri është thirrur në të njëjtën gjuhë qindra vjet para se të ekzistonte vehabizmi, dhe në New York, ku unë banoj, ka të paktën dy minare të ngritura nga shqiptarët dhe ezani është i pranishëm në shumë lagje të qytetit.
I akuzuari Muça, në anën tjetër, ka akuzuar më parë për vehabizëm të gjithë ata besimtarë nga xhamitë e vendit që e kanë akuzuar për korrupsion në shitjen e pronave të KMSH - së, ashtu si dhe ata që kanë protestuar kundër procedurave të rizgjedhjes së tij në post.
Nga gjithë sa thamë më sipër, ku mund të identifikojmë vehabizmin në këto ngjarje e debate? A është vehabizmi i këtyre debateve fenomen fetar, apo vegël retorike e grindjeve të brendshme mes myslimanëve dhe të gazetarisë së dorës së tretë? Nëse është kështu, kujt i drejtohet kjo retorikë?
Kreu i Bashkësisë Myslimane të Maqedonisë, Sulejman ef. Rexhepi, kërkon që në këto grindje brenda myslimanëve të ndërhyjë shteti.
Duke shënuar kundërshtarin si rrezik shoqëror dhe kombëtar, duke e quajtur atë vehabi, kërkohet që shteti dhe opinioni publik të lëshojë peshën e mbështetjen së vet pro njërës palë dhe kundër palës tjetër. Rasti i Shqipërisë na shërben si ilustrim konkret.
Në marrëveshjen e vitit 2008, mes shtetit dhe KMSH - së, në pikat 1 dhe 3, shteti jo vetëm hyn në një marrëveshje që e obligon atë të njohë validitetin e një shkolle teologjike kundër të tjerave, por dhe të mbrojë dhe mbështesë KMSH kundër sjelljeve që KMSH do t\'i konsiderojë si deformime fetare.
Paradoksi qëndron se shteti sekular shqiptar merr përsipër të shërbejë si një lloj policie teologjike dhe si një lloj barriere mbrojtëse e KMSH - së kundra besimtarëve që supozohet se përfaqëson.
Gjithë ky ethos teologjik u shpalos një vit më vonë kur shumë besimtarë ju drejtuan shtetit ligjor dhe gjykatës për të ndaluar shkeljet e procedurës zgjedhore të KMSH -së, si dhe ju drejtuan opinionit publik me dokumente që ata pretendonin, që, sipas tyre, vërtetojnë korrupsionin në shitjen e pronave të Komunitetit.
Por shteti ndërkohë kish marrë përsipër të mbronte KMSH -në dhe i qëndroi marrëveshjes, qoftë duke rrëzuar kërkesën në gjykatë, apo duke vendosur policë të mbronin zgjedhjet e KMSH - së nga besimtarët që protestonin jashtë Medresesë së Kavajës.
Siç raportonte gazeta Panorama në atë kohë, dy kandidaturat e tjera brenda mbledhjes shprehën bindjen se as nuk meritonin të qëndronin si kandidatë përpara z. Muca. Përjashta dhomës së zgjedhjeve, imami kavajas, Xhaferr Shkodra, nga të paktët imamë të mbijetuar nga koha e para komunizmit, i quante zgjedhjet bolshevike.
Retorika e rrezikut vehabi është reflektim i konflikteve të brendshme të myslimanëve praktikantë në Kosovë, Maqedoni e Shqipëri, por që synon përfshirjen e shtetit dhe gjithë shoqërisë në një palë kundër palës tjetër. Kjo retorikë e rrezikut vehabi, e majmur me imazhe globale të fanatizmit dhe ekstremizmit fetar, e bën të pamundur kuptimin e mirëfilltë të vehabizmit si fenomen fetar.
E megjithatë vehabizmi nuk është vështirë për t\'u studiuar. Promovuesit e tij kanë qenë tejet aktivë në përhapjen e ideve të veta.
Por edhe për ata jo-ekspertë, që nuk kanë njohuritë mbi studimet islame dhe gjuhën arabe për të studiuar fenomenin, gjenden një numër i mirë studimesh në gjuhë perëndimore.
Historiani David Commins ka bërë një nga studimet më të mira mbi vehabizmin, por pa i kushtuar mjaft vëmendje ndikimit të vehabizmit jashtë Arabisë Saudite.
Studiuesja e Universitetit "Georgetown" në SHBA, Natana J. Delong - Bas, ka bërë një studim të imët të ideve të themeluesit të lëvizjes, edhe pse puna e saj nuk është mjaftueshëm kritike.
Një nga kontributet e rëndësishme të veprës së saj, sidomos e lexuar së bashku me studimin e francezit Stephane Lacroix, është se vënë në dukje se dhuna ideologjike që ka buruar nga Arabia Saudite këto kohë më shumë se reflektim i vehabizmit është reflektim i krizës së tij.
Duke qenë se Vehabizmi ka kundërshtuar përherë revoltën politike kundra regjimeve në fuqi, dijetarët vehabi janë parë si "dijetarë oborri" nga një pjesë e mirë e rinisë së radikalizuar dhe kjo ka sjellë humbje në autoritetin fetar të vehabive.
Së bashku me punën në progres të Bernard Haykel rreth rrjetit botëror të dijetarëve vehabi, këto studime janë kontribute të rëndësishme në kuptimin e këtij fenomeni kompleks fetar.
Në Shqipëri, Piro Misha, duke thirrur në ndihmë literaturën perëndimore në librin e tij "Arratisja nga Burgjet e Historisë" ka bërë një përpjekje më serioze, por gjithsesi reduktuese e tejet thjeshtëzuese, të diskutimit mbi vehabizmin.
Misha duket të sugjerojë se të gjitha manifestimet publike të devocionit, si shamia apo rritja e mjekrës, janë manifestime të vehabizmit, se gjithë shqiptarët që kanë kryer shkolla fetare në Lindjen e Mesme apo Gjirin Persik janë vehabinj, dhe se aktiviteti vehabi i këtyre shqiptarëve është i motivuar nga presioni ekonomik. 
Studimi i të gjitha lëvizjeve fetare transnacionale na tregon se është e nevojshme që literaturën ekzistuese teorike ta ballafaqojmë me "etnografi" sociale lokale, sepse shumë nga këto lëvizje transformohen në varësi të lokalitetit ku gjenden.

Një studim i tillë i lokalizuar do të tregonte se përgjithësimet e tepruara anojnë lehtë drejt karikaturave, e nuk na lejojnë të kuptojmë rëndësinë e ideve fetare për pasuesit e tyre, e as nuk na lejojnë të kuptojmë kompleksitetin e shfaqjeve sociale të ideve të lëvizjeve moderne fetare.
Bazuar në punën time kërkimore, do sugjeroja se në Shqipëri kemi të bëjmë me vehabizëm të transformuar (më saktë "selefizëm" të transformuar, pasi termi i parë mbart ngarkesë stigmatizuese) . Imamët shqiptarë që kanë studiuar në Universitetin e Medinës në Arabinë Saudite, i kanë mbajtur mësimet e teologjisë së "vehabizmit" , mënyrën si mendohet për Zotin, por kanë përqafuar qëndrime të kundërta nga mësuesit e tyre në Universitetin e Medinës në vlerësimin e traditës fetare shqiptare dhe të angazhimit në jetën sociale dhe politike.
Imami Ahmed Kalaja i deklaronte reporterit të revistës amerikane Slate në 2009, se ai jo vetëm që u mëson besimtarëve shkollën tradicionale Hanefi, por dhe është duke përkthyer një nga tekstet themelore të kësaj shkolle në gjuhën shqipe.
Edhe pse qëndrimi dominant i mësuesve në Universitetin e Medinës është kundër angazhimit politik, sidomos pjesëmarrjes në zgjedhje, shumica dërrmuese e këtyre imamëve u kanë bërë thirrje besimtarëve për pjesëmarrje në procesin demokratik, duke i vlerësuar këto çështje, siç thotë Kalaja, në bazë të kontekstit shqiptar.

Së fundi, vehabizmi, si çdo fenomen që ndodh në shoqëri, mund të studiohet dhe kuptohet, por kjo kërkon metoda të mirëfillta studimore, dhe jo retorika sherresh për pushtet brenda llojit, gazetari opinioni, apo politika identitare.

Veprimtarë hebraikë sfidojnë bllokadën izraelite në Gazë

Posted by artparadox on , under |




Një anije me veprimtarë hebraikë nga Izraeli, Evropa dhe Shtetet e Bashkuara është nisur nga Qiproja për në Gazë në përpjekje për të thyer bllokadën izraelite dhe për të shpërndarë ndihma.
Anija britanike Ajrin u nis nga Qiproja veriore dje me nëntë pasagjerë dhe anëtarët e ekuipazhit.
Udhëtimi është organizuar nga grupi britanik Hebrenjtë për Drejtësi për Palestinezët. Ky grup thotë se planifikon të shpërndajë paisje mjekësore, lojëra për fëmijë dhe furnizime të tjera në Gazë.
Zëdhënësi i grupit Riçard Kuper tha se udhëtimi ishte një akt simbolik proteste ndaj pushtimit izraelit të territoreve palestineze dhe rrethimit të Gazës, duke shtuar se, sipas tij, “politikat e qeverisë izraelite nuk mbështeten nga të gjithë hebrenjtë.”
Në maj, Izraeli u dënua nga komuniteti ndërkombëtar pasi nëntë veprimtarë pro-palestinezë u vranë nga komandot izraelite që hipën në anijen që ishte nisur me ndihma për në Gazë.

Makina për abdest

Posted by artparadox on 26 September 2010 , under |



Në Australi është lansuar në treg makina për abdest nga AACE WORLDWIDE e cila që prej tani mund të haset nëpër disa aeroporte më të mëdha (Australi, Malezi...). Janë higjienike, kursejnë ujin, abdesti meret shpejtë dhe bile ka edhe aparatin e tharjes 







"Sërish do ta rrënojmë Xhaminë e Prilepit"

Posted by artparadox on 23 September 2010 , under |




Prefekti i Prilepit, Marjan Ristevski është kërcënuar se do ta prishë sërish xhaminë e djegur në Prilep nëse fillon ndërtimi i saj me qëllim që në të të falet namaz. “Unë nuk kam marrë asnjë njoftim për fillimin e punimeve. Nuk mund ta injorojë askush atë që e mendojnë 80 mijë banorë të Prilepit. Po luhet me popullin. Diçka tjetër është dëshira, por diçka tjetër është realiteti. Le ta provojnë, e pastaj do të shohim a mund të fillojnë të ndërtojnë”, tha Risteski. Ai konsideron se ndërtimi eventual do të prishet nga komuna. “Në planin gjeneral urbanistik, zhamia është vendosur si monument kulturoro-historik dhe vetëm si e tillë mudn të ndërtohet. I tillë ka qenë ky objekt edhe para se të digjet. Nëse dëshirojnë që në të të të kryhen ritet fetare, duhet të ndryshohet plani urbanistik, kurse këtë mudn ta bëjë vetëm komuna. Më intereson të shohim se si do ta sigurojnë këtë”, tha ai.
Gurthemeli për rindërtimin e Çarshi xhamisë në Prilep, e cila deri në themel është djegur në konfliktin e vitit 2001, do të bëhet javën e ardhshme nga ana e Bashkësisë Islame të Maqedonisë, Drejtoria për Trashëgimi Kulturore dhe Qendra Nacionale për Konzervim.
Institucionet shtetërore që janë kompetentë për ndërtimin e këtij objekti, theksojnë se gjithçka është përgatitur për rikonstruimin e kësaj xhamie dhe ka mbetur të përcaktohet vetëm dita e saktë për hedhjen e gurthemelit. Drejtori i Qendrës Nacionale të Konzervimit (QNK), Behixhudin Shehapi pohon se është kryer tenderi dhe nuk ka më asnjë pengesë për fillimin e ndërtimit.
“E kemi redifinuar edhe projhektin paraprak dhe tani një pjesë do të bëhet si muze i artit islam. Duhet ta caktojmë datën e saktë për fillimin e punëve”, tha Shehapi.
Ndërtimi i xhamisë do të klushtojë rreth 230 mijë euro. Gjysmën e parave do ta sigurojë Ministria e Kulturës, kurse gjysmën tjetër Bashkësia Islame e Maqedonisë. Sipas planifikimeve xhamia palnifikohet të ndërtohet deir në fudn të vitit të ardhshëm. Edhe drejtori i Drejtëorisë për mbrojtje të trashëgimisë kulturore, Pasko Kuzman thekson se gjithçka është gati për të filluar punimet.
“Ne e kemi bërë dëtyrën tonë, kurse punën tani e bën QNK-ja”, tha shkurt, Kuzman. Edhe nga BFI theksojnë se janë pjekur të gjitha kushtet për të filluar punën.
Banorët lokal e kundërshtojnë ndërtimin e kësaj xhamie, e cila ishte djegur menjëherë pas mësimit të lajmit se në Karpallak ishin vrarë 12 ushtarë të Prilepit. Për këtë arsye edhe është vonuar me vite të tëra ndërtimi i kësaj xhamie që është monument hisotirik dhe kulturor. Sipas kryetarit të Prilepit një xhami e re mund të ndërtohet në lagjen Trizla, ku jetojnë popullata e vetme islame e këtij qyteti, e cila i përket etnisë rome. /lajm/

Edhe një islamofobe e re

Posted by artparadox on 18 September 2010 , under |



 Na u paraqit në skenë edhe një islamofobe e re, e quajtur Adelina Marku, e cila lavdëron "zonjat" dhe "heroinat" të cilat kanë flakur perçen. Bile veprimet e këtyre "zonjave" i quan si "avangardë".  Çfarë blasfmie? Të gjithë ne Adelina Markun e njohim si një grua të shkolluar dhe "intelektuale". Në hapsirat tona ballkanike është paraqitur një trend i ri i ashtuquajtur "gjuetia ndaj muslimanëve", "islamofobi" "luftë kundër vehabizmit, ekstremizmit ose gjithë asaj që përmban preteksin islam". Një nga ato figurat (me ose pa vetëdijen e sajë) që është rradhitur në këtë tabor, është edhe "zonja" Adelina Marku. Nuk është kjo asgjë e re, por diçka e njohur që më parë. Shembujt më të freskët mund t'i gjeni te Mirela Bogdani, dhe Kastriot Myftaraj. Këto persona bluajnë zjarr dhe vrer ndaj Islamit, ndërsa "vlerat" demokratike i quajnë si alfa dhe omega e organizimit shoqëror. Ashtu siç bënin komunistët më heret me ideologjinë e tyre ateiste, të bindur se me veprime të këtilla do të bëhen të pëlqyeshëm për padronët e tyre të cilët i përmbajnë, poashtu veprojnë edhe këta të sotmit. Kjo shprehje e këtillë së pari i shkon për shtati politikës sërbe, e cila dëshiron që të tregohet përpara Evropës dhe botës se ja "ne e luftojmë ekstremizmin islam", ndërsa së dyti padronëve të ndryshëm, misionarë të krishterë të cilët dëshirojnë të shlyejnë çfarëdo gjurme islame ndër shqiptarët dhe më gjërë. A po ngrisim një gjeneratë polltronësh?, do të pyesnim tani. Askush, Adelina Markut, nuk ka të drejtë që t'i përzihet se si dhe në çfarë sistemi vlerash do të besojë, por as ajo, nuk e mban të drejtën, të dalë e të akuzojë një pjesë të mirë të popullatës shqiptare, se si do të sillet dhe ta mësojë se në çfarë vlerash do të besojë. Me shkrimet e saja kuazi shkencore, lë përshtypje se nuk përmban as njohuri themelore, lidhur me kulturën islame. Ate që dëshiron Adelina Marku është evropeizimi (krishterizimi ose sekularizimi) ynë, e më vonë, kur Evropa të islamizohet , do të bëhemi të tillë edhe ne, pasi që jemi mësuar që përherë të kapim trenin e fundit, jo të shpëtimit por atë të humnerës. Ja edhe teksti origjinal marë nga gazeta Koha

Adelina MARKU
T’i flas se përse nuk duhet të dëgjojë hajvanllëqet e ‘’mësuesit’’ të lëndës së ETIKËS, i cili i mëson fëmijët shqiptarë se SHBA-të janë agresorët e se ne myslimanët në emër të vëllazërisë myslimane duhet të shohim kah Teherani, biles në ato çaste tek mendojmë për Teheranin, të mos kemi të zbuluar trupin
Në Dibër janë ende gjallë disa nga zonjat të cilat të parat flakën perçen. Unë ato gra i dua, mos thënça i adhuroj, më duken shumë avangarde, ndërsa sytë e mi i perceptojnë të bukura rrudhat e tyre. Pastaj shumë shpesh në Shkup kam patur rastin të takoj nënat e nderuara të shumë nga shoqet e mia të cilat kanë ende kujtesën e tyre të freskët për lëvizjet e para ‘’të ndryshimit’’ ndër monolitizmin gjithëporësh mes shqiptarëve këtu. Ah sa avangarde më duken këto Zonja , të cilat, sa i kam vënë re, mbajnë veshur pantollona klasike ngjyrë blu ose kafe, këpucë me take gjysëmtëlëshura dhe ca bluza të buta ngjyrë mjaltë, ca vëthë elegante dhe një bizhur të vlefshëm. Pastaj në Tetovë shumë nga miket e mia më flasin për nënat e tyre e tek ato buzëqeshin të përlotura nga nostalgjia për ta , i dëgjoj të më flasin për fisnikërinë e rrënjëve të familjeve të tyre patriotike. Në Gostivar  gjithashtu, Manastir e Strugë …gjithandej ku jemi ne.
Pastaj, përherë e panda më vjen kujtimesh im’atë me rrëfimet e tija plot NUR PËR TË SHËNUAR HISTORINË. Seç e kishte një dell rrëfimtari e naratori prej shkëlqyeshmërie ky njeri, në sytë e mij gjithmonë markant. Ai më fliste shpesh për LËVIZJEN SHQIPTARE, e kurrë pa përmendur nuk e lente anësh një emër-Marie Shllaku. Unë s’kisha si e harroja këtë emër, e para nga fakti i zëshmërisë e melodisë së këtij emri e mbiemri, e dyta për faktin se ajo ishte pjesë e lëvizjes antikomuniste, e treta mosha e saj e misioni i saj arsimdashës, e katërta , e gjykuar e dënuar me pushkatim në moshën 27 vjeçare nga një gjykatës shqiptar, nga shqiptaro-jugosllavi Ali Shukriu. Maria ishte një mësuese shkolle nga Shkodra që vepronte në mësojtoret e rajonit të  Dukagjinit në Kosovë. Kjo ishte një  shqiptare e fesë  katolike që iu bashkangjit Lëvizjes Nacional Demokratike Shqiptare në Kosovë e që shtrihej edhe në Maqedoninë Perëndimore,  pas triumfit të Komunizmit në ish Jugosllavi. U plagos rrëndë përgjatë luftimve në Drenicë - damarit të trimërisë shqiptare. Marija e plagosur qëndron e mbrojtur në fshehtësi nga një familje shqiptare por spiunohet vëndndodhja e saj nga një shqiptar dhe ajo arrestohet. Policia Jugosllave injoron plagët e saj, ata vazhdojnë ta rrahin dhe malltretojnë mizorisht Pastaj dërgohet në gjykatën e Prizrenit dhe atje dënohet me vdekje nga një tjetër shqiptar. Madje ky shqiptaro-jugosllav, teksa Marijen e kishte në dhomëgjyqin, i  vërsulet asaj me fjalë fyese, duke i thënë se ajo nuk është e përshtatshme për t’u pushkatuar pasi duhet djegur e gjallë. Marija u pushkatua në moshën 28 vjeçare . Edhe Elena Shllaku ishte po si Marija. Ajo u arrestua, u rrah mizorisht, asaj iu shkollën flokët nga rrënja, ndërsa trupi i saj u lidh me tel të nxehtë për t’u përgjakur e dërmuar në dhimbje. Vetëm sepse ishte e dashuruar në kombin e saj. U dënua me 20 vjet burg pastaj u zhduk, diku në kampet e tmershme komuniste. Po Bijanka Krosaj? Ajo e cila ishte vajzë nga Malësia, ajo e cila u torrturua nga spiunët shqiptarë për t’u dorëzuar në duart e  diktatorëve shqiptaro-jugosllav. Në moshën 20 vjeçare ajo u rrah, u shokua, iu dogj lëkura , e detyruan të hajë sasi të madhe të krypës, e nuk iu dha një pikë ujë për të pirë. Bijankës ia shkulën flokët, ia shkulën me darrë një nga një  dhëmbët nga mishrat, e hodhën në mes të insekteve e parazitëve, e droguan dhe e lanë të vdesë nga tuberkulozi.
Im atë e dinte se kombet nuk ngjallen dot tek kujtojnë vetëm të kaluarën, Por , ima atë e dinte se kombet vdesin tek refuzojnë të njohin e të zbulojnë mbi  të kaluarën e për të krijuar vazhdimësinë e jetës s’kombit. Kështu më rrëfente ai sa për të më ndaluar të mësoja atë çka sistemi Orwelian na gatuante të mësojmë nëpër shkolla e që s’kishte të bënte me të vërtetën mbi jetën e kombit tim. Sot, në shekullin e 21 mua më duhet të bëj të njëtën gjë me time bijë.
T’i flas për kotësinë e mbajtjes së perçes nga një grua shqiptare e fesë myslimane. Tek ime bijë i sheh nëpër rrugët e Shkupit, Dibrës a Tetovës gratë në t’ZEZË, më duhet t’i flas se kjo lloj ‘’mode’’ në emër të fesë THJESHT NUK KA KUPTIM!
T’i flas se përse nuk duhet të dëgjojë hajvanllëqet e ‘’mësuesit’’ të lëndës së ETIKËS, i cili i mëson fëmijët shqiptarë se SHBA-të janë agresorët e se ne myslimanët në emër të vëllazërisë myslimane duhet të shohim kah Teherani, biles në ato çaste tek mendojmë për Teheranin, të mos kemi të zbuluar trupin. (Se si është instaluar ky njeri neurotik në shkollën ku mësojnë fëmijët tanë, unë nuk mund t’a aryetoj shëndetshëm!)
T’i them se politika nuk është e shëmtuar por se ka politikanë të shëmtuar . E t’i përmënd se Marija , Elena dhe Bijanka ishin pjesë të politikës shqiptare  e që luftuan me dinjitet dhe u bënë martirë të anti - propagandave përçarëse mes shqiptarëve kudo që jemi.
Pastaj t’i them se në vënd se të dëgjojë kiçin e këngëtarëve të cilët përuruan daljen e një dogmati fetar të veshur gjoja me petk fetar në mes të Çairit, të dëgjojë Vaçe Zelën, Shpresa Gashin, Tefta Tashko Koçon , Inva Mulën,e Nexhmije Pagarushën e sa e sa perla burimore shqiptare e të kujtojë se Nëna Terezë nuk ishte kaurja që duhej djegur në ferr (këtë e tha dikur ky dogmati që doli pëlliste në Çair)  por ishte simboli i humanizmit botëror së cilës i përulet një PLANET.
T’i flas panda për nacionalizmin progresiv e integrues në civilizimin botëror…
T’a mësoj se dënimi është meritor për të gjithë ata që predikuan bërjen politikë me spiunllëk antishqiptar
Bëje të njëjtën edhe ti i/e nderuar lexues/e, sa nuk është vonë , sa nuk është vonë!!!!

Djaloshi si imam

Posted by artparadox on 16 September 2010 , under |



Një rast i udhëheqjes së namazit nga një djalosh i mitur. Rasti më së miri tregon për dashurinë të cilën din ta kultivojë njeriu kur është në pyetje Zoti dhe e vërteta e tijë. Dëgjoni deri në fund! 



Islamofobi Wilders në rugë të realizimit të qëllimeve

Posted by artparadox on , under |



Polkitikani islamofob hollandez dhe lider i partisë radikale për liri (PVV) Gert Vajllders (Wilders) mundet që tërësishtë të bllokojë hyrjen e Bosnjë Hercegovinës, Shqipërisë dhe Turqisë në Unionin Evropjan, siç njofton "Dnevni avaz". 
Paria e Wilders-it disa javë po bisedon ,me partitë e qendrës politike në Hollandë, për formimin e qeverisë së re, në atë shtet.

 Qëndrimet e Unionit


Egzistojnë mundësi të mëdha që ky politikan antiislamistë të arijë marëveshje, me Maksim Ferhagen (Maxim Verhagen), liderin e Partisë Demokristiane (CDA) dhe ministrin aktual për punë të jashtme të Hollandës dhe me Partinë Konservative (VVD) dhe në këtë mënyrë të fitojë mundësinë, që të ketë ndimkim të dukshëm në politikën e Hollandës, e me këtë edhe në qëndrimet, e Unionit evropjan.

Siç' paralajrmërojnë mediat në atë shtet, Wilders nuk do të futej në pushtet, por do t'u jepte përmbajtje koalicionit VVD-CDA, në parlëament për formimin e qeverisë, ndërsa për kundërshpërblim do të fitonte mundësinë që të ndikojë mbi politikën e tyre.

Një nga parimet kyçe të radikalistëve dhe ksenofobikëve të djathtë  hollandezë është kundërshtimi kategorik ndaj zgjerimit të UE, e posaçrishtë ndaj vendeve me popullatë muslimane. Wilders, bile ka kërkuar edhe përjashtimin e Rumunisë dhe Bullgarisë nga Unioni dhe bllokimin e hyrjes së anëtareve të reja.

Por siç' informoi Radioja e Hollandës,
Wilders do të mundej që nën presion, të lejojë pranimin e Kroacisë, por me kusht, që të ndalohet zgjerimi i mëtutjeshëm. Ata transmetojnë deklaratën e anëtarit të parlamentit Europjan nga Hollanda Denis de Jong, i cili thotë se partia e Wilders-it do të kërkojë përjashtimin e Bosnjës dhe Hercegovinës, nga procesi i bashkangjitjes së UE.

Rreziku real

- Ato janë shtetet me shumicë muslimane - tha De Jong për Radion Hollandeze. Pa dritën jeshile të të gjitha anëtareve të UE, llogaritur edhe Hollandën, nuk është i mundshëm hyrja në anëtarësi, e as përparimi i cilitdo shtet, i cili është në procesin e zgjerimit.


Rritja e ndikimit të partisë radikale islamofobe në Hollandë, edhe deri tani ka paraqitur rrezik real për procesin e zgjerimit, por me hyrjen eventuale në pushtet, ose me ndikimin e saj direkt mbi qeverinë, ajo do të bëhej jo vetëm  rrezik afatgjatë, por edhe aktual, për bllokadën e tërë procesit

Ka deklaruar se e urren Islamin


Wilders që disa vite është lider i Partisë për liri, e treta për nga numri i votave, në zgjedhjet e fundit. U bë i njohur për nga qëndrimet antiislame dhe antiemigrante, të cilat nxisin reaksion nëpër tërë botën.

Wilders ka kërkuar që Kur'ani të ndalohet në Hollandë, të dëbohen të huajt, vërtetoi se e "urren Islamin" dhe se muslimanët do të duhej ta "shqyejnë Kur'anin" dhe ka paraqitur një sërë qëndrimesh islamofobike

Një pjesë e opinionit Hollandez i kundërshton qëndrimet e tija nëpër demonstrimet e shpeshta, e vetë
Wilders-i jeton nën mbrojtjen e përhershme të policisë, në lokacion të fshehur (sekret). Është interesante se Wilders disa vite ka jetuar në Izrael dhe se për vete ka thënë se është "mik i sinqertë i Izraelit". (avaz)

Bajrami nëpër tërë botën

Posted by artparadox on 15 September 2010 , under |




Shihni nëpërmjet këtij slideshow, pamjet dhe disponimin e muslimanëve, për bajram nëpër tërë botën. Le të jetë kjo ditë si motivacion, për të rritur respektin e ndërmjetëm të të gjithë muslimanëve nëpër botë.



"Get the Flash Player"

"to see this gallery."


Muslimanët okupojnë Parisin

Posted by artparadox on 11 September 2010 , under |



Shihni në këtë video se sa ua vret syrin jobesimtarëve, kur shohin se si muslimanët në Paris në mungesë të objekteve fetare, mundohen të praktikojnë fenë e tyre. Do të vëreni se si mundohen me tërë fuqitë që kanë që muslimanët t'i paraqesin si është më keq. Kjo është praktika e tyre për t'i devalvuar muslimanët.









Merkel nderon karikaturistin danez

Posted by artparadox on 10 September 2010 , under |



Karikaturistit danez Kurt Westergaard iu dha çmimi gjerman për lirinë e shtypit. Në vitin 2005 ai pat shkaktuar shumë trazira në botën islamike me një vizatim, në të cilin Muhameti kishte një bombë në vend të çallmës.

"Ti do të digjesh në ferr”, i thoshin myslimanët e indinjuar karikaturistit Kurt Westergaard kur e shihnin në rrugë. "Unë i pyesja me mirësjellje se a mund të bisedonim”, rrëfeu danezi 75-vjeçar në fjalën e tij me rastin e dhënies së çmimit të mërkurën (08.09.2010) në Potsdam. “Por ata nuk kishin interes. Atëherë unë u thosha: Do të flasim edhe njëherë në ferr për këtë çështje." Të qeshura në sallën e Rafaelit në Kështjellën Sanssouci. Që prej tashmë pesë vjetësh ish-karikaturisti i gazetës daneze “Jyllands-Posten” jeton i mbrojtur nga shteti danez. Ende vazhdon t'i vijnë kërcënime për vrasje – në fillim të vitit për një fije i shpëtoi një sulmi të një fanatiku. Por ateisti i bindur nuk thyhet dhe vazhdon të angazhohet për lirinë e shtypit.
Me këtë çmim Westergaard nuk mori vetëm mirënjohjen e përfaqësuesve të medies nga Gjermania dhe Evropa por edhe atë të kancelares Angela Merkel. “Tek ky burrë, të cilin e nderoni ju sot është në fjalë liria e mendimit dhe e shtypit,” tha ajo ndër të tjera në Potsdam. "Tek ai është në pyetje se a lejohet ai të botojë në një gazetë të shoqërisë perëndimore karikaturën e Muhametit, po apo jo?” Kancelarja foli pastaj hapur: "Po, ai lejohet!”

Interesa të lidhura me vlerat

Merkel bëri të qartë edhe dallimin ndërmjet debatit për Westergaardin dhe atë që ka shpërthyer kohët e fundit në Gjermani për shkak të deklaratave të anëtarit të kryesisë së Bankës Federale, Thilo Sarrazin. Këtu nuk është në pyetje liria e mendimit, tha kancelarja, por është pyetja "se cilat janë konsekuencat që shkakton një libër kur autori i tij vjen nga një institucion publik." Në këtë mënyrë ajo e justifikoi kritikën e saj ndaj politikanit socialdemokrat, i cili kohët e fundit ka ngjallur një debat të madh me deklaratat e tij kundër imigrantëve myslimanë.
Vendimi i Angela Merkelit për të mbajtur fjalën kryesore me rastin e dhënies së çmimit ndaj Kurt Westergaardit ishte komentuar më parë në shtypin gjerman si një nga vendimet e saj më të guximshme. Merkel nuk e fshehu se edhe ajo ia kishte shtruar vetes një pyetje të tillë: "A i shkon kancelares gjermane të mbajë fjalimin kryesor në një aktivitet të tillë? A lejohet ajo të takohet zyrtarisht me Dalai Lamën? Edhe këto pyetje demokristiania u ishte përgjigjur me një po të qartë. "Politika gjermane përfaqëson interesa të lidhura me vlerat, si nga brenda ashtu edhe nga jashtë”.
Mbajtësi i fjalës së nderit Joachim Gauck e quajti dhënien e çmimit një orë të veçantë, edhe sepse ai u dha pikërisht nga përfaqësues të rëndësishëm të medies nga Gjermania dhe Evropa. “Këtu nuk janë mbledhur vetëm një dorë specialistësh të fjalëve dhe mendimeve të bukura, por këta janë pragmatikë të pushtetit dhe të biznesit të medies”, tha ish-kandiduesi për postin e presidentit të Gjermanisë, duke pasur parasysh pjesëmarrësit në takimin ndërkombëtar të medias që njihet me emrin “M100 Sanssouci Colloquium".

Një konferencë ekskluzive

Aktiviteti zhvillohet që nga viti 2005 dhe mbledh çdo vit 80 deri 100 kryeredaktorët dhe fejtonistët kryesorë të gazetave më të rëndësishme në Evropë për të biseduar për tema aktuale në politikën e medies. Medien shqipfolëse e përfaqësonte kryeredaktori i të përditshmes kosovare "Koha Ditore", Agron Bajrami.
Këtë radhë tema ishte liria e shtypit. Takimi është një nga më ekkluzivët në Gjermani, jo vetëm për shkak të ambientit historik në kështjellën madhështore prusiane. Por në këtë drejtim ndihmoi edhe ndajra strikte ndërmjet pjesëmarrësve të konferencës dhe afro 50 reporterëve të akredituar, të cilëve iu desh ta përcillnin ndarjen e çmimit nëpërmjet transmetimit me video.
Se çfarë menduan për çmimin kryeredaktorë apo fejtonistë nga vende, ku karikaturat e Muhametit kishin shkaktuar indinjata të thella, kjo nuk u mësua. Ata thjesht nuk ishin të pranishëm.

Marrë nga /deutschewelle shqip/

Kisha amerikane sfidon kritikat: Do të djegim Kur’anin

Posted by artparadox on 08 September 2010 , under |




Kryekomandanti i forcave ushtarake amerikane në Afganistan, gjeneral David Petraus paralajmëroi se përfundimi i planit mund të vendoste në rrezik jetët e ushtarëve amerikanë me misione në botë.
Ndërsa Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, tha se plani i kishës ishte “fyes dhe i turpshëm”. Vendet myslimane dhe NATO gjithashtu kanë kritikuar veprimin, teksa Prokurori i përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara, Eric Holder, e quajti idenë “idiote dhe të rrezikshme”.
Por organizatori, pastori Terri Xhons tha se “ne duhet t’i dërgojmë një mesazh të qartë elementit radikal islam”.
Polemikat vijnë në një kohë që po shqyrtohet marrëdhënia SHBA-islam. Në mbarë vendin janë ndezur debate lidhur me ndërtimin e një qendre kulturore dhe xhamie afër “Ground Zero” në Nju Jork, ku ndodhën atentatet e 11 shtatorit./start/

Vatikani dënon planin për djegjen e Kuranit

Plani për djegjen masive të Kuranit në shtetin amerikan të Floridës do të ishte "veprim revoltues dhe i rëndë", tha sot Këshilli i Pontifikatit për Dialog Ndërmjet Religjioneve."Aktet e dënueshme të dhunës, nuk mund të kundërpërgjigjen me veprime revoltuese dhe të rënda kundër një libri, i cili konsiderohet i shenjtë nga një komunitet fetar. Çdo religjion, me librat e vet të shenjta, me vendet e adhurimit dhe me simbolet, ka të drejtë të respektohet dhe mbrohet", thuhet në deklaratën e lëshuar në Vatikan.Planet i ka dënuar edhe administrata amerikane, si dhe drejtuesit kryesorë fetarë, të krishterë e hebrejë në Shtetet e Bashkuara. /rel/

 

Kërkojnë më shumë xhami në Prishtinë

Posted by artparadox on 06 September 2010 , under |




artikuj
Iniciativa qytetare “Rinia Jonë – A”, nëpërmjet një njoftimi, të dielën ka bërë të ditur se ka vendosur ekspozita me fotografi nëpër rrugët e kryeqytetit, në të cilat shihen besimtarët myslimanë duke u falur në rrugë, për shkak të mungesës së hapësirave për xhami.
Ky aktivitet është zhvilluar në ditën kur është bërë inaugurimi i katedrales “Nënë Tereza” në Prishtinë. Driton Sylejmani nga kjo organizatë ka thënë se nuk e kundërshtonin ndërtimin e katedraleve, por kërkon që edhe besimtarëve islamë t’u krijohen kushte normale për falje.
“Qëllimi ynë nuk është që të krijojmë konflikte ndërfetare, mirëpo të shihet se besimtarët myslimanë nuk kanë hapësirë ku të falen”, u shpreh Sylejmani. /koha/

Ta njohim Muhamedin a.s. - Kumanovë, (Shkurt 2010)

Posted by artparadox on 02 September 2010 , under |



Rrëzoje minaren!, vraje muslimanin!!!

Posted by artparadox on 01 September 2010 , under |



 Islamofobia në Austri për çdo ditë mer përmasa të reja dhe absurde. Më i fundit është i vendosur në internet faqen e degës së Shtojerit të partisë neonacist FPÖ në formë të lojës-online. Paramendoni lojën online në të cilën e vrisni hebrein ortodoks dhe i rrënoni sinagogat? Nuk duhet as që ta paramendoni sepose diçka e tillë është e pamundur. Mirëpo është e mundur që të bëni lojë, në të cilën do të vrisni muezinin dhe do të rrënoni minaret. Edhe ate në faqen oficiale të një partie e cila lufton për pushtet në Austri dhe rezultate zgjedhore të së cilës sa vijnë e rriten. Ndoshta edhe nga shkaku se 80% të sërbëve me shtetësi austriane votojnë pikërishtë për këtë parti.

Nuk duhet çuditur atëherë kësaj thirjeje publike për eliminim fizik të muslimanëve dhe traditave të tyre.

 Kandidati i të gjelbërtive të në zgjedhjet e ardhshme te Shtojerit, Kogler, k ngrirtur akuzë kundër FPÖ-së për shkak të nxitjes, por parashtron pyetjen se a duhet që individët të luftojnë kundër këtij lloji të "lirive demokratike"? Nëqoftëse në lojë do të bëhej fjala për Hebrejtë, me siguri që kjo faqe nuk do t'i priste zgjedhjet e ardhshme në legalitet. Kandidatja e partisë komuniste Klimt-Weithaler, ka deklaruar se FPÖ-ja nukj e ka vendin në parlament. "Çka do të thonin liridashësit e Shtajerit (FPÖ) sikur në lojë të gjuhej mbi kishën dhe priftërinjtë?"

Latest News