Je'xhuxhët dhe Me'xhuxhët

09 August 2010 , Posted by artparadox at 4:30 AM

Sikurse është e ditur se Pejgamberi alejhi selam kur përmend ndonjë nga shenjat e kiametit dhe njerëzit i shohin ato ndodhi të cilat i ka përmendur Pejgamberi alejhi selam,janë të bindur se Kiameti patjetër do të vie, punojnë për të , përgaditen për atë ditë dhe i shtojnë veprat e mira para se të vie caktimi i Allahut teala , thotë Allahu teala në Kur'an : " Dhe mos të thotë ndokush: " O i mjeri unë që kam lën mangu respektimin ndaj Allahut dhe që kam qenë prej atyre që talleshin !".Ose të mos thotë : "Ah, sikur të më kishte udhëzuar Allahu (në rrugë të drejtë) e të kisha qenë prej atyre që janë të ruajtur ! " (Zumer 56-57).
Ndërsa Pejgamberi alejhi selam në hutbe thoshte : " Jam dërguar unë dhe Kiameti sikurse këta dy".(dhe bënte me shenj me dy gjishtat e tij,gishtin tregues dhe gishtin e mesëm)
Sahabët janë friksuar se Kiameti do të ndodhë gjatë kohës së tyre pasiqë Pejgamberi alejhi selam ua kishte përshkruar atyre Dexhxhallin.
Vërtetë janë shfaqur shumë shenja të Kiametit dhe janë vërtetuar fjalët e Pejgamberit alejhi selam për atë që ka lajmëruar më parë dhe qdo ditë muslimanëve iu shtohet imani , e si të mos iu shtohet imani kur njerëzit i shohin ato ndodhi për të cilat ka lajmëruar Pejgamberi alejhi selam dhe të cilat ndodhin mu ashtu sikur që i ka përshkruar ?! Mjerë,mjerë për ata të cilët e përgënjeshtrojn dërgimin e tij dhe dyshojnë në të.

Prejardhja e Je'xhuxhëve dhe Me'xhuxhëve

Emri Je'xhuxh Me'xhuxh rrjedhë nga fjala Uxhexh që d.m.th Ujë i kriposur shumë.,është thënë gjithashtu se ky emër rrjedh nga Exhxh që d.m.th Shpejtësi e madhe në armiqsi.poashtu është thënë se Me'xhuxh rrjedh nga fjala Maaxh.mirëpo secilia nga këto fjalë janë të përshtatshme për qështjen e tyre,thotë Allahu teala : "(Kur të vijë caktimi i Zotit,ose kur të dalin Je'xhuxh Mexhuxhët) Ne bëjmë atë ditë që ata të përzihen si valët njëra me tjetrën.Dhe i fryhet Surit (për herën e dytë) e të gjithë ata i tubojmë." (Kehf-99).
Prejardhja e Je'xhuxhëve dhe Me'xhuxhëve është nga njerëzit,prej pasardhësve të Ademit dhe Havës alejhima selam , ndërsa disa dietarë kanë thënë:Je'xhuxhët dhe Me'xhuxhët janë prej pasardhësve të Ademit alejhi selam e jo të Havës,ngase sipas këtij mendimi një herë gjatë ëndërrimit Ademi alejhi selam kishte ejakuluar dhe se sperma e tij është përzier me Dhe , dhe prej kësaj Allahu teala i ka krijuar Je'xhuxhët dhe Me'xhuxhët,mirëpo për këtë mendim nuk ka asnjë argumet.Ka thënë Ibni Haxher:Këtë nuk e kemi ndëgjuar nga asnjëri prej selefëve,përveq nga Ka'b el-Ahbar porse këtë e demanton hadithi "Ata (Je'xhuxhët dhe Me'xhuxhët) janë prej pasardhësve të Nuhut,ndërsa Nuhu është nga pasardhësit e Havës".
Je'xhuxhët dhe Me'xhuxhët janë prej pasardhësve të Jafeth ebi Et-Turuk, ndërsa Jafeth është prej fëmive të Nuhut alejhi selam.Argument se Je'xhuxhët dhe Me'xhuxhët janë prej pasardhësve të Ademit alejhi selam është hadithi që e transmeton Imam Buhariu nga Ebu Seid el-Hudrij radijAllahu anhu se Pejgamberi alejhi selam ka thënë: "Thotë Allahu teala, O Adem ! Thotë (Ademi) : Të përgjigjem o Allah., dhe e mira është në dorën tënde.Thotë Allahu teala:Nxjirri njerëzit nga xhehennemi.Tha : E kush janë banorët e xhehennemit ? Tha: Prej qdo një mij, nënt qind e nëntëdhjetë e nënt (në xhehennem),atë ditë kur fëmiu do të thihet,shtatëzëna do ta lind fëmiun e saj,e njerëzit do të duken sikur të dehur,mirëpo ata nuk janë të dehur porse nga frika prej dënimit të Allahut teala.(Sahabët)Thanë a vetëm një në xhennet si do të jetë halli?Tha Pejgamberi alejhi selam : Myzhde (përgëzim) , prej juve një ndërsa një mij (në xhehennem) nga Je'xhuxhët dhe Me'xhuxhët.

Përshkrimi Je'xhuxhëve dhe Me'xhuxhëve

Sipas transmetimeve tregohet se Je'xhuxhët dhe Me'xhuxhët u përngjajn mongolëve,sytë i kanë të vegjël,hundën të gjerë dhe të shtypur,flokët e kuqrremta,dhe fytyrë të gjërë.
Transmeton imam Ahmedi nga Ibni Harmelete e ky nga tezja e tij se ka thënë: Kur Pejgamberi alejhi selam një herë mbajti hutbe ,ndërsa ishte kafshuar nga një akrep në gishtin e mesëm tha: Ju thoni nuk ka armik,dhe ju do të vazhdoni ta luftoni armikun derisa të dalin Je'xhuxhët dhe Me'xhuxhët të cilët janë me fytyr të gjërë,sy të vegjël, të cilët zbresin nga qdo bregore me shpejtësi .
Ka thënë Ibni Kethiri : Je'xhuxhët dhe Me'xhuxhët iu përngjajnë njerzëve e në veqanti mongolve,syt i kanë të fryer dhe hundët i kanë të shtypura, ndërsa ata që thonë se Je'xhuxhët dhe Me'xhuxhët janë të gjatë sa një trup hurme apo edhe më të gjatë apo shumë të shkurtër apo ata që thonë se i kanë veshët e mëdhenjë saqë në njërin vesh flejn dhe me tjetrin vesh mbulohen , të tillët nuk kanë dije për këtë gjë dhe nuk ka argument për këtë .
Transmeton Abdullah bin Umer se Pejgamberi alejhi selam ka thënë: " Je'xhuxhët dhe Me'xhuxhët janë nga pasardhësit e Ademit, dhe se kur të dërgohen tek njerëzit , do t'ua shkatërrojnë vendbanimet e tyre,dhe nuk vdes asnjë nga ata vetëmse i le një mij pasardhës ".
Ndërsa hadithet e sakta e vërtetojnë se ata janë njerëz të fuqishëm ,dhe se nuk ka fuqi askush nga njerëzit ti mbyt ata ,dhe ka gjasa që gjatësia e njërit prej tyre të jetë një apo dy pëllëmb. Transmeton En-Nevasi bin Seman se Allahu teala i ka shpallur Isait alejhi selam për daljen e Je'xhuxhëve dhe Me'xhuxhëve dhe se nuk ka mundësi ti mbyt ata,dhe e ka urdhëruar atë që ti largoj musliman nga rruga e tyre duke i thënë : " Strehoi muslimanët në kodër".

Argumentet Kur'anore për daljen e Je'xhuxhëve dhe Me'xhuxhëve

Thotë Allahu teala : " Derisa të hapet (penda) e Je'xhuxh Me'xhuxhëve dhe ata të zbresin nga qdo bregore me shpejtësi . Dhe derisa të jete afruar premtimi i saktë (dita e kiametit), e ai është momenti kur mbeten të shtangët sytë e atyre që nuk besuan (në ato qaste thonë) : "Të mjerët ne, vërtetë ishim krejt të pavetdijshëm për këtë (moment);por jo, është e vërtetë se ishim zullumqarë të mëdhenjë ". (enbija 96-97). Gjithashtu thotë Allahu teala në Kur'an për tregimin e Dhulkarnejnit : "Mandej, ai iu rrek përsëri një aso mundësie (një rruge të tretë mes perendimit e lindjes – nga veriu).Dhe deri kur arriti mes dy kodrave (si penda) dhe mbrapa tyre gjeti një popull që thuajse nuk kuptonte asnjë gjuhë (përveq gjuhës së vet). Ata thanë: " O Dhulkarnjen, vërtet Je'xhuxhi dhe Me'xhuxhi janë duke bërë shkatrrime në tokë< a bënë që ne të japim ty një kontribut (në formëtagri a tatim) , e që të bësh një pendë mes nesh dhe mes tyre ?". Ai (Dhulkarnejni) tha: " Atë që mua më mundësoi Zoti im është shumë më i mirë (nga ajo që më ofroni ju), po ju më ndihmoni më fuqi punëtore të bëj një pendë të fortë mes jush dhe mes tyre!".Më sillni copa të hekurit !E kur e nivelizoi ai me dy anët e kodrave, tha: " Ndizni !" e kur e bëri atë (hekurin) zjarr (si zjarr nga të ndezurit) tha : "Më sillni bakër të shkrirë t'ia hedhë atij !" E ata as nuk arritën ta kapërcenin atë e as ta shponin. Ai (Dhulkarnejni) tha: " Kjo është një e mirë nga Zoti im, e kur të vjen caktimi i Zotit tim , Ai e bën atë rrafsh, e caktimi i Zotit tim është i sigurt ". (Kur të vijë caktimi i Zotit , ose kur të dalin Je'xhuxh Me'xhuxhët) Ne bëjmë atë ditë që ata të përzihen si valë njëra me tjetrën.Dhe i fryhet Surit (për herë të dytë) e të gjithë ata i tubojmë." (Kehf 92-99).
Këto ajete janë argument se Allahu teala i ka mundësuar Dhulkarnejnit ndërtimin e pendës në mes të Je'xhuxh Me'xhuxhëve të cilët ishin zullumqarë në tokë dhe në mes njerëzve,e kur të vie caktimi i Allahut teala dhe është ofruar kiameti do të shkatërrohet kjo pend dhe do të dalin Je'xhuxhët dhe Me'xhuxhët me shpejtësi të madhe duke bërë shkatërrime të mëdha në tokë.

Argumentet nga Sunneti për daljen e Je'xhuxhëve dhe Me'xhuxhëve

Hadithet që argumentojnë për daljen e Je'xhuxhëve dhe Me'xhuxhëve janë të shumta ,mirëpo do të mjaftohemi me disa prej tyre :
*Prej tyre është hadithi që është transmetuar në dy sahihet (Buhariut dhe Muslimit) nga Ummu Habibeh bint ebi Sufjan nga Zejneb bint Xhahsh se Pejgamberi alejhi selam hyri një ditë tek ajo i tronditur dhe tha : Nuk ka Zot tjetër përveq Allahut, mjerë për arabët nga një fatkeqsi që është afruar , është hapur sot një vrim nga Je'xhuxhët dhe Me'xhuxhët sikurse kjo ( e bëri një rrumbullak me gishtin e madhë dhe tregues). Tha Zejneb bint Xhahsh : I thash : O i Dërguari i Allahut ! A do të shkatërrohemi kurse në mesin tonë ka njerëz të mirë ? Tha : Po, nëse përhapet e keqja shumë".
*Transmetohet nga Hudhejfe bin Usejd el Gafarij RadijAllahu anhu se ka thënë: Dul një ditë Pejgamberi alejhi selam tek ne, ndërsa ne ishim duke biseduar, tha Pejgamberi alejhi selam : Qka po bisedoni ? Thanë: Po bisedojmë për Kiametin. Tha : Kiameti nuk do të ndodhë derisa të shfaqen dhjetë shenja , dhe i përmendi Tymin,Dexhxhallin, Kafshën,Lindjen e diellit nga perendimi,Zbritjen e Isaut alejhi selam , Je'xhuxhët dhe Me'xhuxhët, tri shafitjet e tokës :Shafitja e tokës në lindje, perendim, dhe në xhezirën arabe, dhe e fundit dalja e një zjarri që do ti tuboj njerëzit ". (transmeton Imam Muslimi)

Kiameti do të ndodh shumë shpejt pas daljes së Je'xhuxhëve dhe Me'xhuxhëve

Transmeton Mudebir bin Aibadete nga Ibni Mesud për takimin në të cilin janë takuar pejgamberët Muhammedi,Ibrahimi,Musa dhe Isai alejhimu selam dhe biseda e tyre për kiametin ,gjatë bisedës Isai alejhi selam tha : Sa i përket kohës kur do të dalin Je'xhuxhët dhe Me'xhuxhët atë nuk e din askush përveq Allahut teala,kurse sa i përket daljes së dexhxxhallit Allahu më ka premtuar mua se dexhalli kur të më sheh do të shkrihet sikur që shkrihet kripa,pastaj guri e druri do të thonë "O musliman pas meje fshihet një qafir ,eja dhe mbyte atë", pastaj do ta shkatrroj Allahu teala dexhallin dhe kufarët ,dhe njerëzit do të kthehn në trojet e tyre,pastaj do të shfaqen je'xhuxhët dhe me'xhuxhët të cilët do ta vërshojnë qdo vend,do të bëjnë shumë qrregullime dhe nuk kalojn afër ndonjë lumi veq se e shterrin ujin e tij,dhe nuk takojnë askend veq se e mbysin dhe shkatrrojnë,e pas kësaj njerzit do të vinë tek unë dhe të ankohen,e unë do ta lusë Allahun teala,e Allahu do të i mbys ata sa që e gjithë toka do të mbushet me kufomat e tyre dhe do të vështërsohet jeta nga era e keqe qe dele nga kufomat e tyre,pastaj Allahu teala do ta zbresë një shi i cili do të i bartë kufomat e tyre dhe do të i qonë në det,e pas kësajë ashtu si që më ka premtuar Allahu kiameti do të jetë shumë afër. ( Transmeton Imam Ahmedi dhe hadithi është i saktë ).

Ku është penda e Je'xhuxhëve dhe Me'xhuxhëve ?

Ka thënë Ibni Kethiri Allahu e mëshiroftë :E kemi përmendur në tregimin e Dhulkarnejnit dhe kemi treguar për ndërtimin e pendës prej hekuri dhe bakri në mes dy kodrave ,dhe tha (Dhulkarnejni) : Kjo është një e mirë nga Zoti im ,e kur të vjen caktimi i Zotit tim, pra kur të vie caktimi për shkatrrimin e tij e bënë atë rrafsh me tokë,ndërsa caktimi i Allahut është i sigurt ,pra kjo patjetër se do të ndodh,Ne bëjmë atë ditë që ata të përzihen si valë njëra me tjetrën, pra në ditën kur do të shkatrrohet penda,do të dalin nga qdo bregore me shpejtësi ,pastaj do të jet shumë afër koha kur do t'i fryeht surit sikurse thotë Allahu teala : " Derisa të hapet (penda) e Jexhuxh mexhuxhëve dhe ata do të zbresin nga qdo bregore me shpejtësi. Dhe derisa të jetë afruar premtimi i saktë (dita e kijametit) e është momenti kur mbeten të shtangur sytë e atyre që nuk besuan (në ato qaste thonë) : "Të mjerët ne,vërtet ishim krejt të pavetëdijshëm për këtë (moment) ; por jo, është e vërtet se ishim zullumqarë të mëdhenj " (enbija 96-97).
Shtrohet pyetja : Ku është kjo Pend ?
Përgjigja : Ajo është në perendim , mirëpo askush nuk e di se ku gjindet saktësisht .Janë munduar disa prej Prijsëve të mëhershëm për gjetjen e saj, prej tyre ka qenë Harun bin Muhammed pra Harun err-Rrashid i cili i dërgoi njësin speciale në mënyr që të kërkonin vendi se ku gjindet penda dhe më pas ta lajmëronin atë kur të kthehen, shkuan prej një shteti në tjetrin ,prej një mbretërie në tjetrën dhe treguan se e kanë parë një pend të madhe prej hekuri dhe bakri e cila kishte derën e madhe, në derë kishte dry të madh ,kanë parë edhe qumësht e mjalt të mbetur pran pendës,gjithashtu kishte të ngjitur roje të mbretërve dhe se ajo ishte shumë e lart , pastaj u kthyen në vendin e tyre ,ndërsa udhëtimi ka zgjatur dy vite.
Këtë ngjarje e tregon Ibni Kethiri Allahu e mëshiroftë në tefsir,porse nuk e tregon senedin,Allahu e di më së mirë për saktësin e kësaj.Ndërsa argument që tregon se penda është ndërtuar në mes dy kodrave janë ajetet e mëparshme sikur që është fjala e Allahut teala : " Dhe deri kur arriti mes dy kodrave " fjala që është përmendu në ajet " Sedejn " d.m.th dy kodra përball njëra tjetrës , pastaj thotë : "...e kur i nivelizoi ai me dy anët e kodrave.." (kehf-96).
Përfundimisht themi se për ne nuk është me rëndësi ta dim saktësisht vendi se ku gjindet penda,ne qëndrojmë pas asaj që në ka lajmëruar Allahu teala për të dhe hadithet e vërteta,se penda e Je'xhuxhëve dhe Me'xhuxhëve do të jetë derisa të vij caktimi i Allahut teala për shkatërrimin e saj dhe do të dalin Je'xhuxhët dhe Me'xhuxhët,mirëpo kjo do të ndodh afër kijametit sikurse thotë Allahu teala : ".....e kur të vjen caktimi i Zotit tim , Ai e bën atë rrafsh, e caktimi i Zotit tim është i sigurt ". (Kur të vijë caktimi i Zotit , ose kur të dalin Je'xhuxh Me'xhuxhët) Ne bëjmë atë ditë që ata të përzihen si valë njëra me tjetrën.Dhe i fryhet Surit (për herë të dytë) e të gjithë ata i tubojmë." (kehf 98-99).

Nuk ka mundësi askush nga njerëzit ta dij se ku gjindet penda

Ndokush pyet : Si nuk ka mundësi ta dij askush nga njerëzit se ku gjindet penda saktësisht edhe pse ka përparuar dija dhe janë shpikur satelite ?!!!
Përgjigja: Allahu teala kur dëshiron ndonjë gjë vetëm i thotë Bëhu dhe ajo bëhet , ndërsa prej caktimit të Allahut teala është se nuk ka mundësi ta dij askush vendin se ku gjindet penda ,derisa Allahu teala ti lejoj të dalin Je'xhuxhët dhe Me'xhuxhët .

Dalja e Je'xhuxhëve dhe Me'xhuxhëve

Sa i përket mënyrës së daljes së Je'xhuxhëve dhe Me'xhuxhëve na ka lajmëruar Pejgamberi alejhi selam ku thotë : "Vërtet Je'xhuxhët dhe Me'xhuxhët qdo ditë e hapin një vrim në pend derisa të arrijn ti shohin rrezet e diellit,thotë njëri nga ata : Kthehuni e nesër do të vazhdojm ta hapim,ndërsa Allahu teala e mbyll dhe e bënë edhe më të fort se sa ka qenë,derisa të arrij koha e tyre dhe dëshiron Allahu që t'i kthej ata tek njerëzit , për pak sa nuk i shohin rrezet e diellit thotë njëri nga ata : Kthehuni dhe do të vazhdojm nesër Nëse don Allahu (inshaAllah) , kthehen të nesërmen dhe ajo është në atë gjendje që e kan lën,e hapin atë dhe dalin tek njerëzit, e pin ujin, ndërsa njerëzit fshehen në komponimet e tyre të fortifikuara,jexhuxhët pasi që të mbyssin shumë njerëz i gjuajn shigjetat e tyre në qiell dhe iu kthehen shigjetat me gjak,dhe thonë (Je'xhuxhët dhe Me'xhuxhët) : I mbytem banorët e tokës dhe i mundëm banorët e qiellit ! Pas kësaj Allahu qon në qafat e tyre nga një krimb me të cilin i mbyt ata..." (transmeton Imam Ahmedi,Ebu Davudi, dhe Hakimi ndërsa shejh Albani ka thënë se hadithi është i vërtet).,

Sunneti nuk njeh paragjykim

Kështu pra kur thotë njëri prej tyre Kthehuni dhe do të gropojm nesër Nëse don Allahu (inshaAllah) ....dalja e tyre është përshkak të kësaj fjale InshaAllah edhe pse kjo fjalë ka dalur nga goja e qafirit ,mirëpo ajo i ka bërë dobi atij dhe i ka ndihmuar në arritjen e qëllimit të tij, ndërsa muslimani harron të thotë InahAllah (Nëse don Allahu) dhe pastaj nuk i arrin qëllimet e tij. Tregon Pejgamberi aljehi selam për Sulejmanin alejhi selam ku thotë : " Ka thënë Sulejman bin Davud : Do të kem mërdhënje për një natë me njëqindë grat e mia dhe që të gjitha do ti lë me barrë në mënyr që (fëmit) të luftojn në rrugën e Allahut ,ndërsa shoku i tij i tha : Thuaj InshaAllah (nëse don Allahu),ndërsa ai (Sulejmani ) nuk tha inshaAllah ,bëri mardhënje me të gjitha grat e tij,mirëpo nuk mbetën shtatëzën përveq njërës dhe e cila e lindi një fëmij me të meta, pasha Atë në dorën e të cilit është shpirti i Muhammedit sikur të kishte thënë InshaAllah (nëse don Allahu) do të lindnin të gjitha fëmij të shëndosh."(transmeton Imama Ahmedi,Nesaiu dhe Muslimi)

Nuk e di numrin e ushtris së Allahut askush tjetër përveq Tij

Në dekadën e fundit do të jetë një shkallë e lartë e rekrutimit me Je'xhuxhët dhe Me'xhuxhët ,në kohën kur ata dalin dhe jetojnë do të bëjnë shkatërrime të mëdha ,do të shkojnë në detin Taberije dhe do ta pin ujin të tërin ,ndërsa kur të arrij i fundit nga ata tek deti do të thotë: Më parë në këtë vend ka pasur ujë.
Transmeton En-Nevasi bin Seman RadijAllahu anhu se Pejgamberi alejhi selam ka thënë : " Allahu teala i ka shpallur Isait alejhi selam se Unë i kamë nxjerrur robërit e Mi të cilët nuk ka mundësi askush t'i mbyt,strehoi robërit (muslimanët) në kodër ,pastaj Allahu teala i dërgon Je'xhuxhët dhe Me'xhuxhët , ndërsa ata zbresin prej qdo bregore me shpejtësi , shkojnë në detin Taberije dhe e pin të tërë ujin , ndërsa kur të arrij i fundit nga ata tek deti thotë: Më parë në këtë vend ka pasur ujë ,kurse Isai alejhi selam dhe shokët e tij izolohen saqë koka e një demi për ta është më e mirë se sa një qindë dinar për ju sot,pastaj i luten Allahut Isai dhe shokët e tij,ndërsa Allahu qon nga një krimb në qafat e tyre (Je'xhuxhëve dhe Me'xhuxhëve) dhe i mbyt ata të gjithë për një herë,pastaj del Isai dhe shokët e tij në tokë dhe nuk gjejnë as një pëllëmb vend veqse është e mbushur (nga Je'xhuxhët e mbytur) dhe vie erë e keqe i luten Allahut Isai dhe shokët e tij ndërsa Allahu dërgon zogj të cilët i bartë ata (Je'xhuxhët) aty ku Allahu dëshiron. (Sahihu Muslim).
Transmeton Imam Muslimi ku thotë se pasi Je'xhxuhët të thonë : Në këtë vend më parë ka pasur ujë ata vazhdojnë derisa të arrijn në malin Hamra i cili është në Palestin dhe thonë: I mbytem banorët e tokës ,ejani e ti mbysim banorët e qiellit,gjuajn me harkat e tyre në qiell,ndërsa Allahu ua kthen atyre shigjetat e ngjyrosura me gjak. (Sahih Muslim).
Ndërsa transmeton Mahmuud bin Lebiid nga Seid el-Hudrijj se ka thënë: Ka thënë Pejgamberi alejhi selam : " Do të dalin Je'xhuxhët dhe Me'xhuxhët sikurse na ka treguar Allahu teala " Nga qdo bregore me shpejtësi " ,dhe ua mësyjn njerzëve të cilët i dëbojn dhe i shjatërrojn,rrahin dhe malltretojnë,ata do ta pin të gjithë ujin që është në tokë ,saqë disa prej tyre kalojn afër një lumi dhe thonë " Vërtet këtu kishte ujë më parë " saqë nuk do të mbetet askush prej njerzëve, do t'i marrin të gjitha vendet dhe qytetet e tyre ,do të thotë njëri nga Je'xhuxhët " Ja pra këta janë banorët e tokës të cilët ii mbytem dhe i robëruam,pra e kryem qështjen tonë me ta,tash nuk na ka mbetur tjetër përpos që t'i mbysim banorët e qiellit,pastaj njëri prej tyre e nxjerr shigjetën e tij nga harku dhe e gjuan në qiell, dhe do t'i kthet shigjeta nga qielli e lyer me gjak,kjo do të jetë për ta sprov nga ana e Allahut,përderisa këta janë në këtë gjendje Allahu do ti dërgoj atyre krimba në qafat e tyre të cilët do ti mbysin ,në këtë kohë do të thonë muslimanët : A nuk ka ndojnë burrë që do ta sakrfikon jetën e tij ,të del dhe të shiqon se qka kanë bërë armiqët (Je'xhuxhët dhe Me'xhuxhët),del njëri nga burrat e muslimanëve duke llogaritur se ata do ta mbysin ate,kur ja i sheh Je'xhuxhët dhe Me'xhuxhët të mbytur njëri mbi tjetirn,pastaj thërret me një zë të lart O ju grumbulli i muslimanëve ju përgëzoj se Allahu teala na ka ndihmuar kundër arkimut tonë. (transmeton Imam Ahmedi).

Bereqeti pas vdekjes së Je'xhuxhëve dhe Me'xhuxhëve

Pas vdekjes së Je'xhuxhëve dhe Me'xhuxhëve shtohet siguria dhe bereqeti me lejen e Allahut teala.Sikurse transmeton En-Nevas bin Semaan në një hadith të gjatë për dexhallin,zbritjen e Isaut alejhi selam,daljen e Je'xhuxhëve dhe Me'xhuxhëve në kohën e Isës alejhi selam dhe lutja që bënë Isau alejhi selam për shkatrrimin e tyre ,gjithashtu në këtë hadith thotë : " Pastaj Allahu lëshon shi i cili nuk le shtëpi dhe vendë pa pastruar ,saqë toka do të bëhet sikur të jetë pasqyr,pastaj Allahu i thotë tokës nxjirre bereqetin tënd,saqë të gjitha frytet do të jenë me bollëk të madhë,poashtu qumshti i një deveje do t'i mjaftoj njëqind mij njerzëve, kurse qumshti i një lope do ti mjaftoj një fisi dhe qumshti i një deleje do ti mjaftoj një grup njerzish " (transmeton Imam Muslimi) .
Poashtu transmeton Ebu Hurejre se Pejgamberi alejhi selam ka thënë : " Të gjithë Pejgamberët janë vëllezër të një familje ,kurse nënat i kanë të ndryshme të gjithë e kanë një fe , unë jamë më meritori ndaj Isës birit të Merjemës,nase mes meje dhe atij nuk ka pasur pejgamber,dhe se ai do të zbres ,e Allahu në kohën e tij do të shkatrron dexhallin ,e më pas do të mbizotroj në tokë siguria,saqë Luani do ti ruaj Devet,kurse Tigri do ti ruaj Lopët, e Ujku do ti ruaj Delet,kurse fëmijët do të luajn me gjarpërinjë e ata nuk do ti dëmtojnë. "(transmeton Ahmedi kurse Ibni Haxhe ka thënë në Fet'h ka thënë se hadithi është i vërtet).

Marrë nga libri : Kasas el-Kur'an
Autor : Mahmuud el-Masrij
Përktheu : Ummu Jusuf

Latest News