Avokatët e dreqit

09 August 2010 , Posted by artparadox at 12:39 PM


          Tradicionalishtë, artistët e kanë përgjegjësinë që të avansojnë ndjenjën e brendshme të njerëzve dhe të krijojnë vetëdije më të përparuar për unitetin e tërë asaj që është e krijuar. Në Persi, zërat e bilbilave dhe ujvarave janë shfrytëzuar pët shërrim. Nënat shpeshherë shfrytëzojnë zërin, që të vënë në gjum foshnjet e tyre. Leximi i Kur'anit që nga koha e pejgamberit Muhammed-it alejhi selam është shfrytëzuar poashtu për shërrim. Megjithate nuk janë të gjitha zërrat shërrues. Disa munden të jenë edhe të rrezikshëm. 
Zërri i muzikës, p.sh. ndikon në shpejtësinë e pulsit, temperaturën e lëkurës, shtypjen e gjakut, tensionet e muskujve si dhe në aktivitetin e brazdave të drurit. Muzika mundet poashtu me ndihmën e lirimit të substancave biokimike siç janë endorfinët në trurin dhe të sillet si mjet natyral për parandalimin e dhimbjeve. Skeleti njerëzor poashtu është i ndjeshëm ndaj vibracioneve 69-70% e zërrave të cilat mund të gjenden në shtrirjen e dëgjimit, ndërsa zërri më shpejtë shpërndahet në ujë, prej së cilit njeriu edhe më shum është i përbërë. Skeleti pastaj në mënyrë permanente i përcjell informacionet nga nivelet akoma më të ndjeshme në vetë fijet nervore. Muzika joadekuate dhe e zëshme, nga ana tjetër mund të jetë e rrezikshme. Studimet nga viti 1990 pohojnë se muzika e zëshme sjell deri te vasoconstrictia e shkaktuar nga shtypja e lartë e gjakut. Kjo pastaj sjell deri te hipertrophia e muskujve të lëmuar, ngushtimin e kapilareve dhe pengimi i qarkullimit të gjakut. 

          Ku është rock muzika në gjith këtë? 

         Eksperimentet me bimët poashtu kanë treguar diçka të ngjajshme. Në realitet, bimët të cilat janë malltretuar me muzikën e Jimi Hendrixit dhe grupit Led Zeppelin janë tharë për dhjetë ditë, ndërsa gjatë rritjes së tyre kanë ikur nga burimi i zërrit. Nga ndikimi i muzikës disharmonike dhe përmbajtjes së sajë - me porositë e fshehura dhe të hapura, të rrinjët i absorbojnë programet e së keqes, të cilat në to do të ndikojnë që të jenë të shpirtligë, fanatikë, ose ideologë të errësirës. Shumica nuk e dinë se sa janë të ndjellur dhe të manipuluar. Shum nga fansat e thonë se gjatë dëgjimit të kësaj apo asaj muzike, rock ose heavy metal muzikës, "absolutishtë mirë ndjehen"dhe se "fitojnë shumë energji". Por ata nuk e dinë se egzistojnë edhe fusha energjetike NEGATIVE me të cilat mundemi që të kalojmë në komunikim, e nëpërmjet tyre edhe me shërbyesit e demonëve dhe kierarkitë. Kësaj tërheqësie të rosk muzikës i ka ndihmuar paraprirë edhe situata jetësore e dëshirave të paplotësuara, ndjenja për mbrojtje, dëshpërimet, dështimet, prej nga vijnë ndjenjat e vetmisë, melankolisë, frustracionit, rezignimit e deri te agresioni, kryengritja dhe vetëvrasja. Këto ndjenja ia hapin dyertë energjisë dhe zërrave negativë sië është muzika rock. Tonet fishkëlluese, britmat depërtuese dhe muzika e zëshme janë shkak i pengesës për qetësinë tonë shpirtërore.


          Kokain, marihuana, LSD...

          Vitet gjashtëdhjeta ishin periudhë e trazirave të mëdha në Amerikë. Kultura e të rrinjëve kërkonte mënyrë tjetër të jetesës, e gjeti marihuanën dhe droga "të reja" të përparuara siç janë lysergic add diethylamide (LSD).Këto droga nuk u kuptuan në tërësi dhe besohej se ato munden të zgjerojnë vetëdijen njerëzore, ndërsa konsumuesve të tyre t'u sigurojnë përvojën mistike e cila ka mundur që ta zgjerojë të kuptuarit e tyre. Shum nga eksperimentet më të hershme me LSD-në (më i dalluaari është Tomothy Leary) e konsideronin këtë drogë si dhuratë ndaj njerëzimit - e paqartë është prej nga dhe kujtë. Pa marë parasyshë këtë burime, LSD kishte ndikimin kryesor në zhvillimin e rock muzikës. Zërri dhe përmbajtja e këngëve janë ndryshuar dukshëm. Rock muzika ngarkohet nga pamja mistike e supozuar, e gjeneruar nga ana e halucinogjenëve. Kjo lëvizje i kishte rrënjët si në vetë muzikantët poashtu edhe në muzikë të biznismenëve të përkushtuar. P.sh. nja nga proshuesit më të mëdhenjë të LSD -së (figura mistike e cila akoma njihet si Owsley) ka sponsorizuar rock grupin Grateful Dead në kampanjën imagjinare të promovimit të idesë për ekspansionin e vetëdijes nëpërmjet përdorimit të LSD -së.

          Kurthet satanike

          Ish anëtar i masonëve, gjegjësisht rrethit më të ngushtë të tyre - iluminatëve ("dritëbartësve" të dreqit), John Tod, ka dëshmuar se si i ka shërbyer dreqit nëpërmjet mjetit, nga më të fuqishmit për destruksionin e të rrinjëve - rock muzikës.
          "Isha udhëheqës i produksionit Zodiac, një nga kompanitë më të mëdha për produksionin e pllakave muzikore LP (Long Play pllakë për inçizim nga polivinili) dhe organizimin e koncerteve në SHBA. Kur të realizohej një matrisë (inçizim prej së cilës reinçizohen tjera pllaka dhe kaseta), do ta dërgonim në një sallë e cila nuk kishte qasje për publikun dhe atje do të vendosej mbi një altar (për satanën). " Informacionet për këto veprime të kultit si dhe për inçizimin e lutjeve të fshehta ndaj dreqit, të pakapshme për veshin e njeriut nëpër pllaka dhe kaseta arritën deri në opinion dhe kjo shkaktoi panikë të madhe në mesin e producentëve dhe njerëzit e tyre në prapavijë, ndërsa adhuruesit "krishterë" të kësaj muzike kanë punuar në rrënimin e popullaritetit të botuesve. Prandaj është hapur produksion i ri i pllakave dhe janë nënshkruar marëveshje me disa rock grupe të popullarizuara dhe i emëruan me emra "krishterë" më të butë. Tod pranon : "Që të dini se sa demonë keni nëpër shtëpi numëroni pllakat tuaja të muzikës!"

          Porositë e fshehura

          Kënga "Stairway to Heaven" e grupit Led Zeppelin është kënga më e popullarizuar në historinë e rock-ut. Një varg i këngës thot : "E din, ndonjëherë fjalët kanë dy kuptime" Duhet ditur se kënga është e nënshtruar ndaj BACKMASKINGUT! Një pjesë dëgjuar normalishtë vijon: "Po egzistojnë disa udhë nëpër të cilat mund të ecish, por në vrapimin e gjatë akoma ka kohë që të ndryshosh rrugën në të cilën gjendesh." Por nëse ky varg lëshohet mbrapshtë do të dëgjohet qartë: "Ai është dreqi im i imbël... ohhh, do të këndojë sepse jetojë me dreqin" Kjo është kënga "number one" në historinë e rockut! Vetëm koincidencë? Nuk do të thuhej kështu! Jimmy Page një ndjekës i përbetuar i satanistit Aliester Crowley-t. Një nga mësimet satanike të Crowleyt është që të mësuarit e hudhjes së sihreve të paparashikueshme mbi njerëzit duke u folur mbrapshtë! Në këngën "Houses of Holy", ata këndojnë :

          "Kënga le të jetë Zoti yt
          A do të kujdesesh për thirjen e Zotëriut
          Ohhh, satana..."
  
          Mendja e njeriut është e ndarë në dy gjysma. SHkencëtarët pohojnë se gjysma e majtë e trurit i përfshin funksionet racionale dhe analitike të sistemit nervor, derisa gjysma e djathtë është e aftë të përfshijë proceset instinktive, emocionale dhe të ndërdijes. Kështu p.sh. porosinë e fshehtë "nënauhiram erem", e cila nëpërmjet gjysmës së majtë të trurit arrinë deri te vetëdija e dëgjuesit, gjysma e djathë e trurit e shëndron në urdhërin "mere marihuanën". Mendja nuk mund t'i kundërvihet kësaj porosie sepse nuk e dallon.

          Shum rockerë dhe rock grupe siç janë : The Beatles, The Eagles, Pink Hoyd, Alan Parsons Project, T. Rex, Rolling Stones, Jethro Tull, Reed, Elton John, Madonna, Chris de Burhg etj., përveç muzikës së tyre destruktive, dëgjuesve të tyre nëpërmjet shifrimit telinik ose fonetik të një inçizimi, ua përcjellin edhe porositë e fshehura të tyre, të maskuara ose të pakapshme për veshin (por të kapshme për ndërdijen), e të cilat do të duhej të ndikonin detruktivishtë. "Dhe kur vështrojmë domethënien themelore të porosisë së futur fshehurazi në tru do të na bëhet e qartë tentimi demonik që masa të tëra të të rrinjëve - të cilat për këtë edhe nuk parandjejnë, edukohen për "legjionet e dreqit" ("Rocku mbrapshtë" nga Michael Bushmann)."


Disa shembuj të porosive të fshehura

          Na u afro!, nau afro!, na u afro!, ..." (kënga "Hell Awaits" e grupit Slayer);
          "Vet dreqi është zoti yt"  (kënga "God of Tliunder" e grupit KISS);
          "Të këqinjët kanë fuqi"  (kënga "Every Little" e grupit Police);
          "Unë të dua - tha dreqi" (kënga "Tops" e grupit Rolling Stones);
          "Ti je i pafuqishëm kundër të këqinjëve, kundër të luajtutit mbrapshtë (kënga "She bop" e grupit të Cindy Lauper);
          "Hail satan, haaaaail satan" (këngaa "When you call my name" e këngëtares Madonna).
       
          Nëpërmjet këtyre porosive të fshehura, e të inçizuara mbrapshtë, i jepet porosi hipnotike ndërdijes së njeriut e cila është më e fuqishme se vetëdija dhe së cilës i robërojmë, se si të ndjehet, si të ndjehet i pafuqishëm kundrejtë "të fuqishmive" 9të cilët bëhen të fuqishëm vetëm se i adhurojmë)

Edhe e fshehur edhe e qartë...

            Derisa metoda backward masking (backmasking, backtracking)pikërishtë rock grupeve "të mira" u garanton popullaritet të gjërë sepse porositë satanike të ndërdijes forcojnë suksesin, nga ana tjetër heavy metal dhe death metal grupet krejtësishtë haptazi shfrytëzojnë paletën e gjërë të zotmëkërkëmbjes, fëlliqësive dhe perversioneve ("Dëgjo njeri me çka të përkëdhelin! : bëhu pleh deri në fund!")
Rock stari, homoseksuali, David Bowie në revistën Rolling  Stone (12. II 1976.) e befasoi botën muzikore kur deklaroi : "Rock-u gjithmonë ka qenë muzikë e dreqit...Besoj se rock'n'Roll është i rrezikshëm...Po ndjej se ne vetëm paralajmërojmë diçka akoma më të errët se vetë ne."


           Në këngën "The Conjuring" të grupit Megadeth, qartë mundet të vërehet misioni i vërtetë i rockut :

          "Unë jam avokat i dreqit, shitës nëse dëshiron... Eja dhe bashkangjitmu
          në ambisin tim të ferrit...Un e kam shpirtin tënd"
          Në fund të këngës këndojnë : "Përulu!"


          Grupi Metallica në këngën e tyre "Jump in the Fire" urdhëron rrininë që të hudhet në zjarr :

          "Më përcjell tani, fëmiu im...
          Bëj saktë ashtu si ç'them...Hudhu me vullnetin tënd ose bëhu i rrëmbyer me forcë
          Do të të kemë në njërën apo mënyrën tjetër...Andaj, arrije fundin, më kap dorën, 
          shetit me mua nëpër tokë, Eja në shtëpinë së cilës i takon, Ashtu, hajde, kërce në zjarr."


          Në kryesoren e sajë "The Prince", Metallica haptas këndon :

          "Engjëll nga thellësitë...

          Dua të shes shpirtin tim...
          Mere shpirtin tim, dreq
          me diamantët me të cilët shpaguhesh


          Se kam dert për parajsën
          Andaj nuk kërkoj të qajë
          Edhe un do të digjem në ferr
          Që nga dita kur do të vdes."


          Rock ylli Marilyn Manson, me krenari lavdohet : "Shpresoj se do të mbahem mend si person i cili i ka dhënë fund krishterimit."(Spin, gusht 1996) Shpresat e Mansonit janë : mendoj se çdoherë kur njerëzit e dëgjojnë këtë album të ri ndoshta zoti do të jetë i asgjësuar në kokat e tyre..." (Huh, tetor 1996) Blasfemit e Mansonit nuk janë vetëm akt. Manson me kënaqësi  pranon se aty ka më tepër nga ajo që është evidente : "Un nuk di se a ka kuptuar ndokush, me të vërtetë, se çka ne, në realitet tentojmë të bëjmë. Kjo nuk paraqet vetëm shok...Kjo është kurth. Njëherë kur t'i kapim, ne mund t'ua japim porosinë tonë." (Hit Parader, tetor 1996)


          Bon Jovi në "Homebound Train":

          "Derisa isha vetëm djalosh dreqi më kapi për dore 
          më largoi nga shtëpia ime më bëri njeri...Un shkoj poshtë, poshtë,
          Poshtë, poshtë,...Në trenin i cili shpejton për në shtëpi."


          Në revistën "Smash Hits", Bon Jovi thotë : "Do ta vrisja nënën time për rock'n'roll. Do ta shisja shpirtin tim."


          Një nga këngët më të njohura të viteve 70 është "Hotel California" e grupit Eagles. Shum njerëz as në ëndër nuk do të mendonin se ajo këngë ka të bëjë me "Kishën e dreqit", e cila është e shëndruar në HOTEL në rrugën California. Brenda kopertinës së alumit, duke shikuar kah poshtë, qëndron fotografia e Anton Laveyt themeluesit të "Kishës së Dreqit" dhe autorit të biblës së dreqit! Dikush do të thotë : Po Eagles nuk janë serioz - ata vetëm shesin pllaka. Por Larry Salter, menaxhues i këtij grupi, në gazetat Waco Tribune Herald (28.02.1982) ka pranuar se The Eagles kanë qenë të ngatëruar në "Kishën e Dreqit". Nuk është e befasueshme mbasi njëra nga këngët e tyre është titulluar si "Ditë të këndshme në ferr!" (Në vet këngën "Hotel California" ata këndojnë "Bisha s' mund të vritet...", duke menduar në dreqin.)


          Grupi Kiss u paraqit në skenë si rock'n'roll demonë - duke bluajtur zjarr dhe duke bërtitur. Rrëfimi i tyre është : "Ne jemi priftërinjët e "Vëllezërisë amerikane të dreqit". Botuesi i pllakave nuk deshti që të shpall emrin tonë të vërtetë sepse emri ynë don të thotë 'Kings In Satan Service' (Mbretërit në shërbimin e djallit)."

          Grupi Black Sabbath, gjatë koncerteve të tyre e thëriste rrininë që të pranojnë djallin. Njëri nga albumet e tyre realishtë është emëruar  "Kemi shitur shpirtërat tanë për rock'n'roll" Kënga e tyre N.I.B. (Lindja e Krishtit në të zezë) është njëra nga këngët satanike më të hapura që ndonjëherë është inçizuar. Kjo ëshstë këngë dashurie e Luciferit, në të cilën ai e thëret dëgjuesin, që ta kapë për dore". 
  
          "Disa njerëz thonë s dashuria ime s'mund të jetë e vërtetë.
          Të lutem më beso, dashuria ime, dhe unë do të të tregojë
          Do t'i jap ato sende të cilat i ke konsideruar si jo të vërteta...
          Dashuria jote ndaj meje,  për pak do të shëndrohej në të realtë...
          Shiqo në sytë e mi, do të shohish kush jam un,
          Emri im është Lucifer, të lutem më kap për dore!" 

          Kënga  "Sympathy  for the Devil" e grupit Rolling Stones është anatema zyrtare e "kishës së Dreqit". Në të Luciferi flet në vetën e parë. Vokali kryesor Mick Jagger, pohon se Anton Lavey, themeluesi i kishës së lartë përmendur, inspiron muzikën e tijë. Albumi i tyre "Their Satanic Majesties Request" nuk lë dyshim në besnikërinë e tyre.
          Në ndarjen e çmimeve të MTV - së në vitin 1992, përfaqësuesi i grupit Red Hot Chili Peppers, mbas falemendirimit tha : "Më parë dua të falenderoj sotonën..."

          Çka mendon se bën kjo muzikë? 

          Janë përmendur vetëm disa nga grupet më të popullarizuara në botë të cilat i shërbejnë dreqit. 
Sipas librirt "Satanizmi në Amerikë", kjo dukuri paraqet subkulturën me rritje më të shpejtë në mesin e tinejxherëve amerikanë. Studimet të cilat i ka publikuar Georgia Police Academy zbulojnë se 90 % të të ngatërruarve në satanizëm e përbëjnë adoleshentët. Dr. Paul King drejtor i programit për adoleshenetë në spitalin Charter Lakeside, në Tennessee, thot se 80 % e pacientëve të tijë ishin aty për shkkak të muzikës. Ai thot se : "kjo lirikë shëndrohet në filozofi, religjion të tyre të jetës.

          "Zotëriu im," - tha - "për shkak se më ke sjellë në dyshim, un atyre në Tokë, epshet të bukura do t'ua paraqes dhe do të mundohem që në dyshim t'i sjellë, përveç ndërmjet tyre robërit e tu të sinqertë." (Kur'an: El-Hixhër; ajeti 39;40)


          Literatura : 
         1. Eric W. Brown, The Occult Influance On Rock Music
          2. Terry  Watkins, The Devil's Advocate
          3. Hawaa Irfan,  The Science of Sound

          Teksti është marë nga TAKVIM-a 2006 godine Islamska Zajednica Bosne i Hercegovine


 

Latest News