Kërcënohet Xhamia e re në Nju Jork

01 July 2010 , Posted by artparadox at 8:34 AM

 
 Të dielën, një kërcenim me bombë i është drejtuar Këshillit Për Marrëdhënie Islamo-Amerikane (CAIR) në lidhje me propozimin e tyre për ndërtimin e xhamisë së re në Brooklyn.
CAIR ka kërkuar nga FBI-ja dhe autoritetet e rendit dhe ligjit që të hulumtojnë këtë kërcenim, dhe thirrën që zyrtarët e zgjedhur të ndalojnë fanatizmin në rritje kundër xhamisë dhe qendrës Islame që pritet të ndërtohet afër vendit të ish Kullave Binjake.
“Në qoftë se ata do të ndërtojnë xhami atje, unë do të hedh bombë në xhami…dhe do tu bëj atyre shumë probleme…ata nuk do të qëndrojnë këtu të gjallë,” tha një protestues gjatë një proteste kundër ndërtimit të xhamisë, thuhet në një raport nga një gazetë në Brooklyn.
“Xhamitë dhe qendrat e qytetit të Nju Jorkut janë një pasqyrim i një komuniteti musliman të integruar mirë,” tha kreu i organizatës CAIR dhe banorë në Brooklyn Faiza Ali.
“Heshtja nga zyrtarët e zgjedhur para këtyre deklaratave raciste dhe të dhunshme është miratim i urrejtjes ndaj të gjitha minoriteteve fetare.”
Ali tha se CAIR ka kontaktuar në lidhje me këtë kërcenim me FBI-në, policinë e Nju Jorkut, Kryetarin Bloomberg si dhe te zyrtarët e komunës Brooklyn./mesazhi/
 
 

Latest News