Erdogan personalisht në Gaza për të thyer bllokadën

06 June 2010 , Posted by artparadox at 6:48 AM

Kryeministri turk po vlerëson mundësinë për të shkuar personalisht në Gaza, në mënyrë që të thyejë bllokadën e vendosur nga Izraeli.
 
Kryeministri turk po, Rexhep Tajjip Erdogan, vlerëson mundësinë për të shkuar personalisht në Gaza, në mënyrë që të thyejë bllokadën e vendosur nga Izraeli.
Lajmi bëhet i ditur nga e përditshmja libaneze "Mustaqbal", e cila citon "burime shumë mirë të informuara turke".
Gazeta në pronësi të kryeministrit libanez Saad Hariri, thekson se "Erdogan po mendon të shkojë në Gaza dhe se ka folur për këtë hipotezë me anëtarët e tij të afërt të qeverisë".
Sipas të njëjtave burime, kryeministri turk "i paska njoftuar Shtetet e Bashkuara se i ka kërkuar marinës ushtarake turke të shoqërojë një flotë të re humanitare drejt Gazës që aktualisht ndodhet në fazë përgatitje".
"Administrata e SHBA-së është përpjekur ta ndalojë këtë projekt të Erdoganit", konfirmon gazeta "Mustaqbal"./start/
 
 
 
 
 
 

Latest News