Xhamia e madhe gjashtëkatëshe hapet në Berlin

25 May 2010 , Posted by artparadox at 7:53 AM


Javën e kaluar, në Berlin u hap njëra ndër xhamitë më të mëdha në Gjermani e cila mund t’i pranoj 1.000 besimtarë
Xhamia është ndërtuar në kuartin Kreuzberg në Berlin, ku shumica e banorëve janë me origjinë turke. Xhamia me katër minare të vogla është pjesë e një ndërtese shumë të madhe e cila përfshinë 5.000 kilometra katrorë dhe ka gjashtë kate.
Përveç hapësirës për lutje, në te gjendet edhe qendra komerciale, libraria dhe qendra shoqërore.
Për ndërtimin e saj janë shpenzuar 10 milion euro, ndërsa mjetet në përgjithësi janë mbledhur nga dhuratat e personave privat me origjinë libaneze dhe palestineze.
Xhamia më e madhe në Gjermani gjendet në Mannheim, në perëndim të vendit, e cila mund të pranoj 2.500 besimtarë.
Berlini ka 70 xhami, shumica prej tyre shtëpi apo ndërtesa tjera të cilat janë akomoduar për kryerjen e adhurimeve nga muslimanët.
 
 

Latest News