Vendi ynë parajsa e idhujve (putave)

08 May 2010 , Posted by artparadox at 3:58 AM

“Goce Dellçev, Jane Sandanski, Dame Gruev, Vanço Mihajllov, Todor Aleksandrov, Gligor Përliçev, dhe shumë figura tjera të cilëve do t'u ndërtohen përmendore (altare adhurimi) në sheshin e Shkupit, nga historianët e fqinjit tonë lindor llogariten si figura të historisë bullgare e jo si figura të historisë maqedonase. Si historian neutral, që nuk i përkas as etnisë maqedone e as etnisë bullgare, mund të them se argumentet historike janë në anën e historianëve bullgare. Kjo në fakt do të thotë se në sheshin e Shkupit me vetëdije apo pa vetëdije po vendosen përmendore të heronjve bullgarë”, thekson Hasani, duke komentuar aksionin për mbushjen e sheshit të Shkupit me përmendore të figurave për të cilat maqedonasit pretendojnë se janë bullgare.
Edhe kësaj rradhe putat po na pushtojnë dalëngadalë. Paramendoni nëse vazhdohet kështu me këtë tempo si do të dukej bota mbas 2000 apo 3000 viteve. A do të kishte vend për të jetuar njerëzit nga zotërat e shumtë të cilat njeriu do t'i kishte gdhendur, ose modeluar, në ndonjë material të caktuar. 

Latest News