Ushtria Izraelite rrënon një xhami afër kufirit me Egjiptin

05 May 2010 , Posted by artparadox at 12:49 PM

Ushtria Izraelite pushtoi një zonë të Rafah-s në kufi me Egjiptin gjatë mëngjesit të sotëm, rrënoi përtokë një xhami si dhe shkatërroi pemë të shumta.
Burime vendase raportojnë se xhamia u rrënua përtokë pas hyrjes së ushtrisë me mjete të rënda artilerie dhe me buldozera në këtë zonë.
Dhjetëra buldozerë ushtarakë nxorën pemët e ullinjve nga tokat bujqësore afër aeroportit në lindje të qytetit Rafah.
Dëmtime të xhamisë edhe në Bregun Përendimor
Ndërsa në anën tjetër në Bregun Perëndimor një grup i kolonëve ekstrem Izraelit sulmuan një xhami në një fshat në rrethinë të Nablusit duke ndezur disa kopje të Kur’anit të Shenjtë dhe duke dëmtuar rëndë nga zjarri pjesë të xhamisë.
Këto sulme vijnë në kohën kur po provohet rifillimi i bisedimeve në mes Izraelitëve dhe Palestinezëve.
Hamasi që është kundër këtyre bisedimeve tha se këto sulme “janë frytet e para të negociatave të pakuptimta,” raporton Reuters.
Dhuna ndaj xhamive nga ana e Izraelit vazhdon të jetë edhe një mjet presioni kundër Palestinezëve

Latest News