Ulje ne pagë për vrasjen e irakianëve

13 May 2010 , Posted by artparadox at 10:16 AM

Nje gjykatë ushtarake amerikane u mjaftua me një ulje të pjesshme nga paga e një oficeri në ushtrine amerikane si masë ndëshkimi për vrasjen e dy civilëve irakianë. Ky është vendimi gjyqësor më i fundit në lidhje me ushtarët që kanë kryer krime në Irak. Këto vendime kanë çuar në shumë raste në reagime të ndryshme për shkak të trajtimit të përciptë nga ana e gjyqësorit amerikan të krimeve të kryerara ndaj irakianëve.

Gjykata dënoi kapitenin Karl Bjork për "parregullsi" dhe e dënoi me uljen e 1/3 të pagës për një vit.

Zyrtarët ushtarakë thanë se kapiteni në fjalë u gjend fajtor për akuzat e ngritura kundër tij për vrasjen me paramendim të dy të burgosurve irakianë dhe rrezikimin e njesisë së tij luftarake për shkak të neglizhencës së tij.

http://www.aljazeera.net/NR/exeres/0A7852DF-F534-4CF5-96BE-DA3C6C3E635C.htm

Latest News