Shqiptaret e Italise inaugurojne nje tjeter xhami

18 May 2010 , Posted by artparadox at 12:25 PM

Shqiptaret e Italise inaugurojne nje tjeter xhami në Grossetos. Përveç faljes së xhumasë së pare, u zhvillua edhe një ceremoni festive për inaugurimin e xhamisë se sapo hapur.
Shqiptare nga Maqedonia, Kosova dhe Shqipëria morrën iniciativën e përbashkët të hapin dhe të mbajnë me kursimet e tyre një qendër kulturore islame, ku do mund të ruajnë dhe zhvillojnë kulturën dhe traditën fetare islame.
Qendra kulturore "El Hilal" do të shërbejë si pike takimi dhe referimi për mbare komunitetin shqiptar në Grossetos dhe me gjere ne Regione Toscana, por jo vetëm kaq. Drejtuesit e shoqatës shpjegojnë se qellim i krijimit të saj është edhe ndihmesa në integrimin sa me të mire të shqiptareve në shoqëri. E konfirmon këtë edhe prezenca e autoriteteve lokale ne ceremoni, të cilët e priten me dashamirësi hapjen e një qendre të re islame në qytetin e tyre. Inaugurimi i qendrës islame shqiptare pati jehone edhe në mediat lokale të shkruara dhe vizive.
Ne vitet e fundit muslimanet shqiptar në Itali kane krijuar një sere shoqatash dhe qendrash kulturore, te cilat, ashtu si "El Hilal" në Grosseto, bëjnë pjese në "Unionin e Shqiptareve Musliman në Itali", UAMI.

Latest News