Rritet tensioni midis Izraelit dhe Koresë së Veriut

16 May 2010 , Posted by artparadox at 7:05 AM

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Koresë së Veriut i la mënjan rregullat e edukatës dhe për Liebermanin përdori shprehjen "ekstremist i djathtë dhe diplomat i paaftë"

Ka qenë e ashpër përgjigja e Koresë së Veriut ndaj Ministrit të Punëve të Jashtme të Izraelit, Lieberman i cili akuzon Korenë e veriut se ajo i ka shitur armë Hamasit dhe Hizbullahut.
Në konferencë për shtyp të organizuar, Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Koresë së Veriut i la mënjan rregullat e edukatës dhe për Liebermanin përdori shprehjen "ekstremist i djathtë dhe diplomat i paaftë".
Zëdhënësi sqaroi se ai që duhet kritikuar në të vërtetë është Izraeli. Sipas tij ky vend duhet kritikuar për programin nuklear dhe ndërtimin e vendbanimeve në bregun Perëndimor.
Lieberman, Korenë e Veriut e kishte cilësuar si pjesën e re të Boshtit të të Keqes së bashku me Sirinë dhe Iranin. Ai i kishte akuzuar këto tre vende për prodhim dhe përhapje të armëve të shfarrosjes në masë dhe për kërcënimin e paqes në botë.

Latest News