Putat në "rock star" pasojë e sekularizmit

25 May 2010 , Posted by artparadox at 8:53 AM



Pse është e ndaluar t'i përshkruash Zotit shokë? Dikush do të mendonte se e njëjta gjë është në pyetje. Nëse janë dy ose më tepër zotëra, atëherë parashtrohet pyetja pse jo vetëm një?. Prej nga vjen ky shumëzim? Thjeshtë prej njëshit, shtohen njësha tjerë, të cilët paraqiten si rrjedhojë e këtij njëshi.

Rrinia moderne po bën zhurmë. Me çka e bën këtë zhurmë? Muzika e tyre ka shum zë. Teknologjia moderne ka mundësuar me mijëra decibelë fuqi të zerit. Pse ndodh kjo? Njeriu e ka prirje patjetër të adhurojë diçka. Zhurma e muzikës është vetëm një shprehje e arrogancës ose krizës së të rrinjëve. Ata prej brendisë së tyre largojnë ndonjë zot të krijuar, ose të imponuar nga vetë sekularizmi i kohës së tyre të cilin nuk kanë aritur ta kuptojnë, me një zot tjetër i cili u ofron iluzionin e fuqisë nëpërmjet zhurmës së madhe (mijëra vate). Tani ai "zot" iu paraqitet edhe në formën materiale në pamje të rock starëve. Çdo grupacion i të rrinjëve e ka "zotin" e tijë të preferuar, qoftë i këtijë apo atijë drejtimi muzikor. Çka është më e mira e kësaj forme të degjeneruar të adhurimit, është fakti se star-in e caktuar mund ta adhurojnë derisa është aktual. Nëse vjetërohet e nuk ecën me kohën, atëherë e ndërojnë me tjetër. Për këta lloje të putave krijohen histeri, mbushen stadiumet gjatë koncerteve, lëshohen britma dhe ulërima të ndryshme të paartikuluara nga thellësia e zemrës. Pamjet e tyre i mbajnë nëpër veshmbathje, mure të shtëpive (posterë), revista e magazine të ndryshme, këngët e preferuara nëpër telefonat mobilë, web faqe oficiale dhe jooficiale nga "fansa (robër)" të tyre etj.
Kjo rrini e sotit asnjëherë më tepër se ndonjë gjeneratë tjetër, gjatë së kaluarës historike, nuk ka qenë aq shum e privuar nga njohuritë mbi Zotin e vërtetë. Dhënia mbas muzikës dhe rock star-ëve është thjeshtë vetëm një tentim i të adhuruarit, por thellësishtë i degjeneruar. Kjo i përngjanë punës së personit,  i  cili kërkon gjënë e humbur në errësirë. Sa dhe çka do të përmirësojmë në të ardhmen, që të arrijmë të rrinjëve tu afrojmë njohuri për krijuesin e botërave, për një të vetmin Zot, mvaret nga puna dhe angazhimi jonë të cilën do ta bëjmë me ndihmën dhe lejen e të Lartësuarit. Urojë të rrinjët që sa më parë të flakin putat modern të personifikuar në rock star!






Latest News