Putat në "rock star" pasojë e sekularizmit
25 May 2010
, Posted by artparadox at 8:53 AM

Rrinia moderne po bën zhurmë. Me çka e bën këtë zhurmë? Muzika e tyre ka shum zë. Teknologjia moderne ka mundësuar me mijëra decibelë fuqi të zerit. Pse ndodh kjo? Njeriu e ka prirje patjetër të adhurojë diçka. Zhurma e muzikës është vetëm një shprehje e arrogancës ose krizës së të rrinjëve. Ata prej brendisë së tyre largojnë ndonjë zot të krijuar, ose të imponuar nga vetë sekularizmi i kohës së tyre të cilin nuk kanë aritur ta kuptojnë, me një zot tjetër i cili u ofron iluzionin e fuqisë nëpërmjet zhurmës së madhe (mijëra vate). Tani ai "zot" iu paraqitet edhe në formën materiale në pamje të rock starëve. Çdo grupacion i të rrinjëve e ka "zotin" e tijë të preferuar, qoftë i këtijë apo atijë drejtimi muzikor. Çka është më e mira e kësaj forme të degjeneruar të adhurimit, është fakti se star-in e caktuar mund ta adhurojnë derisa është aktual. Nëse vjetërohet e nuk ecën me kohën, atëherë e ndërojnë me tjetër. Për këta lloje të putave krijohen histeri, mbushen stadiumet gjatë koncerteve, lëshohen britma dhe ulërima të ndryshme të paartikuluara nga thellësia e zemrës. Pamjet e tyre i mbajnë nëpër veshmbathje, mure të shtëpive (posterë), revista e magazine të ndryshme, këngët e preferuara nëpër telefonat mobilë, web faqe oficiale dhe jooficiale nga "fansa (robër)" të tyre etj.
