Partitë e skajit të djathtë në Evropë: ekstremistët e vërtetë?

12 May 2010 , Posted by artparadox at 7:49 AM

Në të gjithë Evropën, partitë e vogla të skajit të djathtë po kërkojnë revanshin në pushtet, duke përfituar nga klima e frikës dhe e tensionit e cila mbi- zotëron sot në vendet perëndi- more. Kështu, në Spanjë, Zvicër, Gjermani, Holandë, Austri, Belgjikë, Francë, Angli dhe sido- mos në Itali po forcohen politik- isht dita-ditës lëvizje të grupeve të së Djathtës Ekstreme.





Deklaratat e dhëna kohët e fundit nga Federico Bricolo, Presidenti i Lega Nord –it, në senatin ital- ian se: "Për sa kohë që Lega Nord do të jetë në mazhorancë, nuk do të lejojë kurrë ligje pro Islamit" janë cilësuar jo vetëm si islamofobe por edhe si thellësisht racistë për një vend si Italia, e cila mban në gjirin e saj shtetin e vogël, por të fuqishëm, Vatikanin.

Në të gjithë Evropën, partitë e vogla të skajit të djathtë po kërkojnë revanshin në pushtet, duke përfituar nga klima e frikës dhe e tensionit e cila mbi- zotëron sot në vendet perëndi- more. Kështu, në Spanjë, Zvicër, Gjermani, Holandë, Austri, Belgjikë, Francë, Angli dhe sido- mos në Itali po forcohen politik- isht dita-ditës lëvizje të grupeve të së Djathtës Ekstreme. Risia e disa prej këtyre lëvizjeve është se ato kanë pikasur iluzionet e një shoqërie multi-kulturore, duke vënë kështu në qendër të vëmendjes politike çështjet që kanë të bëjnë me rregullin publik dhe sigurinë në vend. Në këtë mënyrë, klasat e mesme shoqërore, si dhe klasa punëtore kombëtare, kërkojnë "mbrojtje". Kështu, zgjidhja duhet të jetë bllokimi i imigracionit dhe detyri- mi i emigrantëve që tashmë janë në vend të integrohen gradualisht. Në pamje të parë, ky pretendim duket më se legjitim, por le të shohim dhe më nga afër pre- tendimet dhe strategjitë e tyre kryesore në vijim.
Mekanizmi kryesor që ata për- dorin në politikën e tyre është shumë i thjeshtë, por dhe efikas: "Pasiguria krijon frikë, frika çon drejt urrejtjes, sidomos kur ato manipulohen për shkaqe poli- tike!"
Një nga argumentet e për- dorura prej tyre është ajo e "tra- ditës" si një armë politike e pazëvendësueshme. Në Holandë për shembull, Geert Wilders me anë të provokimeve të shumta anti-islame dhe përdorimin e populizmit ka arritur të korrë suk- ses në politikën vendase duke udhëhequr partinë e tij në luftën kundër "islamizimit të Evropës". Këto forca politike, pretendojnë se po i bëjnë ballë të ashtuquajturës "tirania e minoriteteve", e cila duket se po shfaqet nëpër demokracitë perëndimore.
Ato bazohen në frikën dhe emocionet me elementare të njerëzve, të cilat i përdorin politik- isht nëpërmjet stereotipeve, kli- sheve dhe paragjykimeve të përhapura në popull, për t'u pozi- cionuar vetë në një masë të mirë në arenën politike. Argumenti që ata përdorin është po ai i njëjti: "Ne kundra Atyre". Në këtë mënyrë ata e nxisin popullin të ngrihet dhe të reagojë kundër gru- peve të caktuara, siç janë emi- grantët klandestinë dhe pakicat fetare.
Kështu vërehet se pjesa më e madhe e militantëve të këtyre partive i urren muslimanët, turqit, aziatikët, pakistanezët më shumë se sa hebrenjtë (plagë e vjetër kjo e Evropës) të cilët janë më pak të dallueshëm se sa të parët.
Për të zbatuar këtë taktikë të tyre, atyre u duhet të gjejnë vazhdimisht armiq, prandaj për- dorin mite popullore për të krijuar dhe ushqyer imazhin e "armikut të popullit". Kriminalizimi i grupeve etnike dhe i komuniteteve fetare paraqitet të jetë një mjet për të ndërtuar një linjë politike, duke përdorur tendencat sociologjike
të shoqërisë. Kriza ekonomike me pasojat e
saj sociale, prurjet e emigracionit, sinjalet e shumta dhe të shpeshta që tregojnë një erozion kulturor dhe fetar të shoqërisë, janë argu- mentet e përdorura nga populistët dhe nga ekstremistët e djathtë. Ata përpiqen të perceptojnë emo- cionet negative, frikën, stereotipet dhe paragjykimet e pjesës më të madhe të popullsisë dhe ofrojnë zgjidhje të thjeshta për probleme mjaft të ndërlikuara, me qëllim që të krijohet një grupim njerëzish mbi të cilin të promovojnë zgjid- hjet dhe idetë e tyre politike.
Duhet të kemi parasysh se kjo ndodh në partitë e grupimeve të ekstremit të djathtë, liderët e të cilave përdorin retorikën dema- gogjike për të rënë në kontakt me emocionet e njerëzve, duke për- dorur një gjuhë "rruge", meqenëse iu drejtohet njerëzve të thjeshtë dhe jo politikës së niveleve të larta.

ISLAMOFOBIA dhe rasti i
Lega Nord-it* në Itali

Përcaktimi më i përhapur i
shpjegimit të termit "Islamofobi" u dha nga Ojq-ja britanike Runnymede Trust , e cila e përcak- tonte islamofobinë si vijon: "Frika dhe urrejtja ndaj Islamit çon në armiqësi kundrejt çdo muslimani. Për pasojë lind diskriminimi i tyre, duke i përjashtuar ata nga jeta publike, ekonomike dhe sociale. Ajo përfshin perceptimin se Islami nuk ka vlera të përbashkëta me kulturat e tjera, se ai është më inferior se Perëndimi dhe se, më tepër se një fè, ajo është një ide- ologji politike e dhunshme".
Kohët e fundit, nëpër të gjithë Evropën, po shfaqen manifestime shqetësuese kundër ndërtimit të xhamive (apo dhe pjesëve për- bërëse të tyre, siç është rasti i Zvicrës me ndalimin konstitu- cional të minareve). Argumentet e përdorura kundër ndërtimit të tyre, si dhe këtij islamizimi të
shoqërive perëndimore, janë jo vetëm shembuj të islamofobisë, por edhe të një racizmi të egër dhe të thellë.
Ekzistojnë shumë kuptime të fjalës "armik" në zhargonin e tyre. Atyre u duhet gjithmonë të jenë në kontrast me dikë apo diçka, si për shembull ksenofobia, afro- fobia, anti-semitizmi, islamofobia etj. Ndërkohë që ekzistojnë dy grupe të mëdha të cilat gjenden në qendër të debateve prej shumë kohësh, këta duket se janë "armiku numër një" për grupet populiste dhe të ekstremit të djathtë në të gjithë Evropën: Muslimanët dhe Romët.
Pra, mund të themi që taktika e tyre është të përdoret islamofo- bia pasive e popullsisë në këto vende, si dhe preteksti i Romëve si armë elektorale kundër të tjerëve. Atyre që u bie të jenë viktimat e kësaj loje politike, janë gjithmonë grupet më të brishta të komu- nitetit, të cilët kriminalizohen dhe stigmatizohen. Jetët e tyre vështirësohen akoma më tepër për shkak se disa politikanë për- dorin përmbajtjet nacionaliste dhe ksenofobe për të fituar vota. Qëllimi i tyre është të forcojnë bar- riera fizike dhe mendore duke përdorur këto stereotipe me qël- lim që të arrijnë përfitime më të majme për agjendën e tyre poli- tike.
*Lega Nord, është rasti i një prej partive të ekstremit të djathtë e cila sot e kësaj dite është në koa- licion të drejtpërdrejtë në qever- inë e Berluscon-it, si forcë e cila lejon të mbahet e lidhur maxho- ranca, një parti tipike populiste dhe e ekstremit të djathtë. Këtë e tregon jo vetëm qëllimi i tyre krye- sor i cili është ai i të shkëputurit të një pjese të territorit italian nga Republika e Italisë (zona e Padania-s), por edhe retorika e tyre e cila kryesohet nga një luftë e egër politiko-mediatike ndaj Islamit dhe muslimanëve.
Janë te njohura fushatat e tyre
kundër ndërtimit të xhamive në çdo qytet të Italisë. Më parë i shi- hje teksa marshonin shesheve me parulla anti muslimane, si dhe ndyrja e truallit mbi të cilin do të ndërtohet një xhami me jashtëqit- je derri, se kinse kjo do t'i dekura- jonte muslimanët nga qëllimi i tyre ... Konkretizimi, më së fund- mi, i nismës së një referendumi të tipit zviceran në qytete si Milano, Bergamo dhe Brescia për peticion kundër ndërtimit të xhamive në këto qytete, me shpresën e tyre se ky peticion do të bëhet kombëtar më vonë, duke iu dhuruar atyre që firmosin kundër ndërtimit të xhamive shishe Champagne dhe pako Panettone (ëmbëlsirë tipike krishtlindjeje). Deklaratat e dhëna kohët e fundit nga Federico Bricolo, Presidenti i Lega Nord –it, në senatin italian se: "Për sa kohë që Lega Nord do të jetë në mazho- rancë, nuk do të lejojë kurrë ligje pro Islamit" janë cilësuar jo vetëm si islamofobe por edhe si thellë- sisht racistë për një vend si Italia, e cila mban në gjirin e saj shtetin e vogël, por të fuqishëm, Vatikanin. Edhe pse Umberto Bossi, presi- denti i Lega Nord -it, nuk shquhej për marrëdhënie të mira diplo- matike me Vatikanin, kohët e fun- dit ka pasur një ribashkim midis partisë së drejtuar prej tij dhe Papa Ratzingher-it. Në gazetën zyrtare të kësaj partie, të datës 24/12/2009, Luca Zaia shprehet kështu: "Kultura jonë i ka rrënjët e thella të zhytura në tokën kris- tiane. Ne të Lega Nord-it jemi kryqtarët e Kishës. Lega është lëvizja e popullit e cila mishëron kulturën e territoreve thellësisht kristiane dhe ne duam t'i mbajmë të tilla".
Deklarata të tilla, thellësisht islamofobe dhe raciste, tashmë janë në agjendën e përditshme të eksponentëve të kësaj partie, të cilët e ngrenë zërin fuqishëm edhe nëpër mediat kryesore italiane. Ky është realiteti dramatik: indiferenca dhe intoleranca pasive!
Autore :

Latest News