Gratë muslimane viktima të pushtimit Perëndimor

02 May 2010 , Posted by artparadox at 5:46 AM

 Gruaja e kryeministrit turk Emine Erdogan mbajti një fjalim në Parlamentin Evropian gjatë diskutimit nën temën “Gratë Turke në rrugën për Evropë.”

Emine Erdogan tha se drejtimi i Turqisë ka qenë gjithmonë drejt Evropës.
“Jemi të gëzuar që Turqia është bërë vendi që ka treguar veten. Familja dhe amësia janë të shenjta në kulturën dhe qytetërimin tonë. Nënat dhe femrat tona gjithmonë kanë qenë të angazhuara në jetën ekonomike, shoqërore dhe politike. Kur ne shikojmë në historinë e Turqisë, shohim se gratë Turke janë bërë pjesë e aktiviteteve ekonomike, administratës shtetërore, aktiviteteve shoqërore e edhe mbrojtëse të vendit,” tha ajo.
Në lidhje me procesin e hyrjes në BE ajo tha: “Roli tradicional i grave turke sjell disa përparësi Turqisë gjatë këtij procesi. Do të doja të thosha se fryma moderne dhe kreative e grave turke do të bënte kontribut të madh në Bashkimin Evropian e posaçërisht në lëvizjen e grave.”
Turqia gjithmonë e ka konsideruar Evropën si një familje të madhe, pavarësisht ngjyrave të ndryshme, besimeve dhe gjuhëve, Evropa ka shënuar zhvillim të madh dhe ka marrë hov në “solidaritet dhe miqësi,” tha ajo.
“Të gjithë e dinë se Evropa pa Turqinë do jetë e pakompletuar. Unë besoj se pa gratë Turke gjithashtu familja Evropiane do të jetë e pakompletuar.”
Erdogan thirri për tu fokusuar në dhimbjet e grave në Lindjen e Mesme në veçanti. Ajo tha se dhuna, që ka goditur gratë përgjatë luftërave, konflikteve dhe terrorizmit në Lindjen e Mesme nuk u ka interesuar botës.
Bota moderne nuk ka dëgjuar thirrjet e grave për vite të dhunës në Afganistan, Irak, Palestinë e Sudan, shtoi ajo.
Erdogan tha se numri i të vejave vetëm në Irak gjatë kohës së fundit kalon milionat, duke shtuar se këto janë bërë viktima të diskriminimit dhe neglizhencës së botës moderne.
“Duhet të solidarizohemi me të gjitha këto lloje diskriminimi,” tha Erdogan.

Latest News