Flotilla me ndihma do të niset për në Gaza

27 May 2010 , Posted by artparadox at 7:14 AM


Izraelitët premtuan se do ti ndalojnë tetë anijet që mbartin me vete 10.000 tonelata ndihma, dhe më se 800 aktivistë e politikanë nga 40 vende.

Flotilla (anije e madhe) e cila mbartë në vete tetë anije me dhjetëra mijëra tonelata material ndërtimor, pajisje mjekësore dhe ndihma të tjera po përgatitet të niset për në Gaza në ditët e ardhshme, duke hapur përpara tyre skenën për një konfrontim me Izraelin i cili ka premtuar për të ndaluar anijet të cilat kanë për qëllim thyerjen e bllokadës mbi territorin palestinez.
Tri anije mallrash dhe pesë anije me udhëtarë planifikuan të takohen në ujërat ndërkombëtare në mes Qipros dhe Rripit të Gazës para se të nisen për në Qytetin e Gazës. Ushtria Izraelite pritet të ndalojë flotillen dhe ta devijoj atë për në portin izraelit të Ashdodit.
Një prej organizuesve të flotillës, e cila përfshin tri anije nga Turqia, është ai i IHH-së, një organizatë humanitare që mbështetet nga Ankaraja.
Tensionet diplomatike në mes Turqisë dhe Izraelit janë përkeqësuar që prej luftës tre-javore izraelite ndaj Gazës në 2008-09. Kryeministri turk Erdogan i ka bërë thirrje Izraelit për t’iu shmangur përballjes dhe ti lejojë anijet të kalojnë.
“Kjo mund të komplikojë edhe më tej tensionet në mes Izraelit dhe Turqisë,” thotë Yigal Palmor, zëdhënës i ministrisë së jashtme izraelite.
Në bordin e anijes janë 10.000 tonelata mallra dhe rreth 800 aktivistë e politikanë nga më shumë se 40 vende. Ngarkesa përfshin materiale ndërtimi, furnizime mjekësore dhe letër për shkollat. Një anije përmban pajisje për të kompletuar një sallë operacioni për dhëmbë. Po ashtu në bord ka edhe çokollata për fëmijët e Gazës. Këto të gjitha janë paguar nga donacionet e mbledhura.
“Ne dëshirojmë ta thyejmë bllokadën e Rripit të Gazës dhe ti tregojmë botës se Izraeli nuk ka të drejtë ti lerë në uri 1.5 milion Palestinez,” tha Greta Berlin, nga Lëvizja për Palestinën e Lirë, edhe një organizuese e flotillës. “Po sjellim në Gaza nevojat me vitale në mënyrë që Gazanët të rindërtojnë infrastrukturën e tyre.”
Izraeli ka vendosur bllokadë ekonomike në Gaza prej se lëvizja Hamas morri pushtetin në vend para tre vitesh. Gati të gjitha eksportet dhe importet janë ndaluar dhe vetëm një sasi e vogël e ushqimit dhe barnave lejohet të hyjë në vend.

Latest News