Europa kundër mbulesës / Pro kryqit

05 May 2010 , Posted by artparadox at 2:10 PM

Në kohën që po jetojmë, racistët dhe fanatikët vijnë më lloj-lloj arsyetimesh për të mbuluar racizmin dhe fanatizmin e tyre, duke e mbuluar apo duke e paketuar në diçka më të mirë. Ndalesa e mbulesës Islame padyshim është një pasqyrim i Islamofobisë së tyre që e mbajnë thellë në zemrat e tyre.
Po dëgjojmë politikanët duke thënë se ndalesat nuk janë kundër muslimanëve, apo, na kanë thënë, se vetëm po e respektojmë shekullarizimin, dhe do ta praktikonim këtë ndaj të gjithëve njëjtë.
Një sondazh, megjithatë flet ndryshe: Më shumë se 50% e Evropianëve janë pro ndalesës se mbulesës në shkolla, ndërsa në anën tjetër janë për mbajtjen e kryqit në klasë. Kjo duket si diçka e mbrapshtë. Mbulesa është zgjedhje e individit, jo e shtetit andaj nuk cenon shekullarizimin. Ndërsa kryqi në klasë të shkollave publike, shkelë ndarjen e kishës me shtetin.
Belgjika dhe Franca i prijnë kësaj mbuleso-fobie, duke konsideruar ndalesën e saj edhe në publik të tërën. Çfarë shekullarizmi na qenka ky.
Sipas studimit të bërë nga AFP-ja Franceze kundërshtimi i mbulesës Islame është më i larti në Bullgari me 84.3% kundër Francës me 68.7% dhe më e ulëta qëndron Polonia me 25.6% e në anën tjetër të kontinentit Danimarka me 28.1%.
Si kontrast me këtë 54.4% të gjithë këtyre votuesve ishin pro mbajtjes së kryqit në klasa.
Në Spanjë dhe Itali, kombe këto me tradita të forta Romano Katolike, mbështetja për kryqin në klasë qëndron në 69.9% dhe 49.3%.
Mbështetja për mbajtjen e kryqit në klasa u ngrit në 77% në Britani dhe 78.8% në Danimarkë.
Çështja e ndalesës së mbulesave Islame u hodh prapë në qendër të vëmendjes ditëve të fundit në Evropë pas nismës nga Franca dhe Belgjika për ndalimin e ferexhesë.
Më sa duket nga e tërë kjo shumica e Evropianëve nuk e duan aq shumë mbulesën, por në anën tjetër e duan kryqin. Unë jam i sigurt se kjo është pak e çuditshme pasi njeriu që ata e besojnë të ketë vdekur në kryq ka lindur nga kjo nënë me mbulesë këtu në pikturë:
 Nëse Shën Maria do të ishte e gjallë sot, Evropianët do të kërkonin nga ajo ta largonte mbulesën, ndërsa kryqin ta mbante.  /shkroi Danius nga sajti www.loonwatch.com/

Latest News