Çka thot feja për shën gjergjin? A është i lejuar festimi i kësaj feste??‏

08 May 2010 , Posted by artparadox at 8:41 AM

 Historiku i Shën Gjergjit 

"Shën Gjergji" festë e kujt? Kur hulumtojmë burimet historike të festës së "Shëngjergjit" mësojmë se kjo festë nuk ka të bëjë fare me Islamin. Kurse në anën tjetër vetë emri "Shëngjergji"
tregon  për diçka që është e huajpër myslimanët.   
Të dhënat historiografike tregojnë se Shën Gjergji ishte një ushtar romak i krishterë i lindur në vitin 303, i cili luftoi për ta mbrojtur krishterimin, duke rënë edhe dëshmor. Po ashtu legjenda tregon se Shën Gjergji ishte një trim i cili luftoi me kuçedrën dhe kështu u bë i pavdekshëm. Ai po ashtu është një mbrojtës i shenjtë i disa vendeve, qyteteve, profesioneve, organizatave dhe të sëmurëve. Këto janë të dhënat historike mbi personazhin tipik të krishterë "Shën Gjergji".

Në disa vende bëhen edhe tubime organizative duke u tubuar në vende të hapura të rinj dhe te rejat kështu duke festuar dhe ushtruar imoralitet.

 Të nderuar!
Me keqardhje shprehemi se një pjesë e muslimanëve e festojnë këtë festë duke përkujtuar "Shën Gjergjin" më 6 maj të çdo viti, kjo bëhet në forma dhe mënyra të ndryshme; disa duke bërë rituale të veçanta, disa vizitojnë varret e caktuara duke filluar nga tyrbet, teqetë, kishat, duke kërkuar ndihmën e të vdekurve. Ndezin qirinj, prenë kurban, fëmijët i zgjojnë më herët, i spërkasin me ujë në mëngjesin e hershëm e shumë rite dhe ceremoni të tjera.
 
Festa e "Shën Gjergjit" dhe veprimet që bëhen kanë karakter dhe përmbajtje idhujtarie, injorance dhe pabesimi. Në këtë festë i bëhet shirk Allahut të Lartësuar duke u lutur pranë varreve, duke kërkuar fatin pranë të vdekurve. Këto veprime janë të ndaluara sepse lutja, adhurime, është e rezervuar vetëm për Allahun. Me këto veprime jo të ligjshme vihet në rrezik potencial besimi i muslimanit dhe veprat e tij. Të kujtojmë së bashku këshillën e Llukmanit kur i tha djalit të vet:

"O djali im, mos i përshkruaj Allahut shok, sepse idhujtaria është padrejtësi më e madhe!"3
"Dhe kushdo që mohon besimin (islam), atëherë puna e tij është e pavlerë dhe në Botën e Pastajme ai do të jetë prej të humburve."4 

Zullumi, padrejtësia më e madhe është shirku dhe kjo bëri që të shkatërrohen popujt e mëparshëm. Allahu i Lartësuar na tregon:

"Ato janë fshatra (vendbanime) që kur bënë zullum, Ne i shkatërruam dhe për shkatërrimin e tyre u patëm caktuar kohë të sakta".5

Janë të pakuptimta ritualet që bëhen në këtë ditë pranë njerëzve të vdekur, pranë atyre që janë të tretur nën dhe! Vallë a këta mund të sjellin fat, dobi, fëmijë dhe pasuri?! Jo assesi një gjë e tillë është e pamundur dhe e kotë. 

Allahu i Lartësuar thotë: "Thuaju: "Thërrisni ata përveç Atij (Allahut) të cilët juve jua merr mendja (për zota: si melekët, Pejgamberët, kushdo qofshin, idhujt etj); Ata nuk kanë fuqi për ta larguar të keqen prej jush, as edhe për ta kaluar atë prej jush te ndokush tjetër.

Vetëm prej Allahut kërkojmë ta përmirësojë gjendjen e muslimanëve në çdo vend dhe të na ndihmojë të kapemi pas librit të Allahut dhe Sunetit të Pejgamberit, lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të.

"… kush i përmbahet udhëzimit Tim, ai nuk ka për të humbur (në dynja) e as nuk ka për të dështuar (në jetën tjetër). E kush ia kthen shpinën udhëzimit Tim, do të ketë jetë të vështirë dhe në Ditën e Kiametit do ta ringjall të verbër."

Latest News