Belgjikë: Protesta kundër ndalesës së hijab-it

22 May 2010 , Posted by artparadox at 9:11 AM


Organizata e aktivistëve islamikë "Muslim Rise" do të protestojë sot në Bruksel, për shkak të ndalesës së bartjes së burkës, njoftois Abu Imran, përfaqësues i organizatës "Sheriati për Belgjikën". Pushtetarët mundohen që të ndalojnë protestat me arsyetime nga më të ndryshmet, prej asaj se formularët për paralajmërimin e protestës kanë qenë gabimishtë të plotësuar, e dire tek arsyetimi se protestat mundë të rrezikojnë sigurinë e qytetarëve, me çka bëhet shkelje e së drejtës qaytetare për shprehje publike të pakënaqësisë. Çka është më e çuditshme një nga arsyetimet ishte edhe se e shtuna është e rezervuar për paradën e quajtur Zineke të kostumeve, qëllimi i së cilës është "afrimi i të ndryshmive".
 "Sheriati për Belgjikë", vepron disa vite dhe ka internet faqe e cila, për shkak të simulimit të flamurit në parlamentin belg, gjykohet si provokative, por ndikimi i tijë politik është shum i kufizuar. Mediumet belge i përshkruajnë si "grup më të vogël të të çuditshmive të parrezikshëm"
 Mediumet belge si shkak të ndalimit të protestës është edhe frika nga incidentet, sepse demonstrata ka paralajmëruar edhe partia e djathtë radikale flamane  Vlams Belang. Ata kanë pasur qëllim të demonstrojnë të veshur me burka dhe pastaj demonstrativishtë ti xhveshin nga trupi.


Latest News