Ballkani vizual, rrugëtimi kah fshati global

28 May 2010 , Posted by artparadox at 8:36 AM


Nëse në kohërat më të vjetra do të shetiteshit nëpër rrugët e vendeve ballkanike, do ta kishit pak a shum të qartë, se kush prej njerëzve janë të islamit e cilët të tjerët (krishterë, çifutë, etj.). Kjo paraqiste një laramani interesante të gërshetimit të kulturave dhe besimeve të ndryshme. Në kohërat tona moderne situata më nuk është e tillë por rrënjësishtë ka ndryshuar. Ata të cilët më së tepërmi kanë ndryshuar në këtë drejtim janë muslimanët e Ballkanit, të cilët vazhdimishtë po e humbasin identitetin e tyre. Sot nëse parakaloni rrugëve të ndonjë qyteti ballkanik do të vëreni se laramania është humbur. E tërë pamja e njerëzve është shkrirë dhe shëndruar në një masë me pamje tepër monolite. Nëse nisemi nga fakti se laramania (dallimi, ndryshimi) është parim universal, atëherë do të binim ndeshë me  situatën e krijuar, situatë kjo e cila përkon shum me idenë e globalizimit. Ata të cilët guxojnë të sillen dhe mendojnë ndryshe  nga kjo situatë e krijuar monolite, do të përbuzen dhe do të përndiqen. Nuk ka më muslimanë, të krishterë dhe të tjerë. Ne lirshëm mund të konstatojmë se nuk ka përplasje ndërmjet civilizimeve. Prej fshirjes së këtyre llojeve të identiteteve, po lind një "civilizim i ri" i quajtur edhe si fshat global. 
Si do ta kuptonim globalizimin? Të fshihen dallimet nacionale, fetare, ideologjike dhe kulturore? Aspektin social nuk e harova ta përmendi, sepse ky nuk është në agjendën e globalizimit. Çka do të fitonim në fazën e fundit? Kur do të humbeshin dallimet thelbësore ndërmjet njerëzve, do të humbej edhe ndjenja e konkurimit të ideve, garimit dhe të qenurit më i mirë. Sot ndër njerëzit ka vetëm të tillë, të cilët duan të dallohen në shoqëri, vetëm në bazë të pasurisë të cilën e posedojnë. Njeriu e ka të mbjellur ndjenjën që të adhurojë diçka. Në rastin e globalizimit, Zoti është përjashtuar prej loje. Të vetmit të cilët do të duhej që ta "zëvendësonin Zotin" nënkuptohet se do të ishin ata të cilët posedojnë pasuri. Kështu do të përmbushej nevoja e qytetarëve të rëndomtë për të pasur objektin të cilin do ta adhuronin dhe të cilin do ta përdornin si pasqyrim, për aspiratat e tyre. Superioritetin e tyre do ta arinin nëpërmjet anës materiale. Mirëpo a është pikërishtë ashtu?

Latest News