Arrestimet në Prizren

27 May 2010 , Posted by artparadox at 9:59 AM

Pesë persona janë arrestuar në rajonin e Prizrenit me dyshimin se kanë lidhje me sektin fetar Vahabi, raporton agjencia e lajmeve kosovalive.
Në një operacion të madh policor që është zhvilluar në mbrëmjen e të premtes në tetë lokacione, gjashtë në Prizren dhe dy në Lubizhdë, është konfiskuar edhe një sasi e armatimit të llojeve të ndryshme.
Është bastisur edhe selia e Shoqatës Humanitare “Sinqeriteti”, ku është marrë një sasi materiali kompjuterik, përfshirë CD, DVD etje, përderisa një person ka tentuar të rezistojë me revole.
Në këtë aksion të përgatitur me muaj, që u kodua me emrin “Renea”, sipas drejtorit të policisë në nivel rajoni, major Nexhmi Krasniqi, kanë marrë pjesë 120 polic ë të njësiteve të ndryshme policore.
Në cilësi të provave materiale, përveç armëve (normalishtë si çdoherë të montuara nga ana e policisë), janë konfiskuar telefona celularë, dhjetë palë uniforma ushtarake, disa jelekë anti-plumb, dylbi dhe pranga. 


Ky lajm posaçërishtë i ka kënaqur mediat e Serbisë si ajo e RTS të cilën aksionin e policisë e titulluan si "Lov na vehabije" (Në gjueti të vehabistëv) që në përkthim don të thotë të kafshëve. Lajm të cilin akoma e mbajnë në web faqen e tyre.

Vlen të theksohet se gjatë arrestimit të këtyre personave nuk janë respektuar procedurat e caktuara dhe se ka pasur tejkalim të kompetencave të policisë, sipas asaj që kanë deklaruar persona të cilët për shkak të sigurisë së tyre dëshirojnë të ngelen anonim, edhepse kanë pranuar që ta zbulojnë identitetin e tyre në rastë se në këtë ngjarje do të kyçej ndonjë organizatë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Latest News