Një gjykatë gjermane lejon ndërtimin e minareve

29 April 2010 , Posted by artparadox at 6:39 AM

Një gjykatë administrative e qytetit Minden të Gjermanisë ka lejuar ndërtimin e minareve që nuk janë më të gjata se 16 metra, duke thënë se këto nuk thyejnë rregullat e ndërtimit të cilat mbrojnë të drejtat e fqinjëve.
Minarja e këtij lloji eshtë në përputhje me ndërtesat përreth dhe fabrikat dhe se është në largësi të mjaftueshme ku nuk mund të paditet nga banorët për pengesë.
Ky vendim u lëshua pas kërkeses për leje të ndërtimit të një minareje, duke mos pëfshirë këtu lejen për mikrofonat prej të cilëve thirret Ezani.
Duhët cekur se ky vendim nuk është përfundimtar dhe mundët të apelohët kundër tij.
Një rast i ngjashëm ndodhi edhe në vitin 2004, kur Shoqata Kulturore Islame Turke në Bielefeld ndërtoi një xhami pas marrjës së lejës dhe më vonë kishte aplikuar për leje për ndërtimin e minares. Paditësi kishte akuzuar Shoqatën për planifikimin e thirrjës së Ezanit nga minarja dhe gjykatësi deklaroi se po që së ishte kërkuar kjo nga Shoqata ai do të merrte vendim me procedurat e reja, duke marrë parasysh të mirën e fqinjëve.

Latest News