Ushtria greke fyen shqiptarët (video)

27 March 2010 , Posted by artparadox at 8:51 AM

artikuj


Fotografi ilustruese  

“Grek lindesh dhe nuk bëhesh, dëgjoje këtë o derr shqiptar”, këndojnë ushtarët grekë.

E premte 26 Mars 2010 23:36
Ndërsa Parlamenti Shqiptar përgatitet të votojë ratifikimin e marrëveshjes për ndërtimin e varrezave të ushtarëve greke në Shqipëri, ushtarët e forcave speciale të Marinës Greke shokuan opinionin publik me këngë dhe parulla anti-shqiptare.
Gjatë parakalimit të përvitshëm që ushtria greke zhvillon me rastin e festës kombëtare greke, ushtarët e forcave speciale të marinës kënduan këngë që minimalisht provokojnë reagime të ashpra prej fqinjëve të Greqisë, Shqipërisë, Turqisë dhe Maqedonisë.
Ne videon e publikuar nga enet.gr dëgjohen qartë ushtarët grekë të këndojnë këngë fyese për fqinjët.

“Grek lindesh dhe nuk bëhesh, dëgjoje këtë o derr shqiptar”, këndojnë ushtarët grekë.

Më poshtë ata kërcënojnë ushtarët turq të cilët janë të besimit mysliman, duke thënë se do t’i bëjnë t’i përulen kryqit ortodoks, ndërsa pak më vonë dëgjohen të thonë: “I shikoni ata, janë nga Shkupi” dhe “Shqipëria, me lëkurën e tyre do të bëjmë këpucë”.
Qeveria greke ende nuk ka dhënë ndonjë shpjegim lidhur me ngjarjen. Janë fqinjët e vendit helen që kanë kërkuar shpjegime prej palës greke. Ndërsa Ministria Greke e Mbrojtjes, nuk pranoi të komentojë ngjarjen për momentin. Reagime të ashpra kanë bërë emigrantët shqiptarë në Greqi, të cilët kanë shprehur shqetësimin me këto zhvillime. /TopChannel/

Latest News