Putat e kohës moderne. Kujt i bëjmë sexhde (përulje)

17 January 2010 , Posted by artparadox at 7:19 AM

Përkujtohet 542 vjetori i vdekjes së Skenderbeut

542 vjetori i vdekjes së "heroit të madh" kombëtar shqiptar, Gjergj Kastriot Skënderbeu, u shënua sot me një ceremoni përkujtimore në Shkup.
Kryetari i shoqatës joqeveritare "Zgjohu" Artan Grubi, përulet para përmendores së Skenderbeut, me rastin e përvjetorit të vdekjes së tijë. Nuk është kjo një dukuri diçka speciale, nëse nuk do të ishte në pyetje dyshimi se, vallë a është kjo dukuri normale tek njerëzit të cilët veten e ndjejnë si myslimanë. Nëse Artan Grubi ndjehet si i tillë, atëherë duhet ta ketë në dijeni, se në Islam nuk i lejohet përulja askujt, përpos Allahut të lartësuar. Aq më pak kur i njëjti person thiret si udhëheqës i një shoqate qytetarësh, e cila e mban emrin "Zgjohu". Kjo pozitë e tijë edhe më tepër po e komplikon problemin. Derisa do të kemi nëpër vende udhëheqëse, persona të tillë të cilët dëshirojnë, që tanë ditën të bëjnë zhurmë, por në thelb të gjithë të tjerët t'i shohin duke fjetur, ne nuk do të mundemi që të ecim përpara. Vallë a është sekularizmi ajo rehatia shpirtërore e mendjeve të degjeneruara, të cilët për qëllim të vetmin do ta kishin vetëm që të depërtojnë nëpër organizma dhe shoqata të ndryshme të cilat sigurojnë ndonjë pozitë udhëheqëse dhe do të vetëkënaqeshin nga ajo. Ky shkrim do t'i ngjante tendencës së thjeshtë për të provokuar, por nëse i qasemi dukurive në mënyrë pak më serioze do të vërejmë se situata nuk është aspak më e mirë edhe në sferat tjera të jetesës dhe organizimit shoqëror, ku shqiptarët janë të degraduar në çdo aspekt. Këtu kemi të bëjmë me tre dilema:
  1. Artan Grubi s'është musliman.
  2. Artan Grubi nuk ka njohuri mbi Islamin.
  3. Artan Grubi është i krishterë.
  4.  
     
     
     

    Latest News